Panairi i Punës 2018, Bashkia e Tiranës: 120 vende pune në projektin shkollat Qendër Komunitare

May 1, 2018 12:13

Panairi i Punës 2018, Bashkia e Tiranës: 120 vende pune në projektin shkollat Qendër Komunitare

 

Projekti i nisur së fundmi nga Bashkia e Tiranës për kthimin e shkollave si qendër komunitare pas orarit të mësimit, ka gjeneruar në kryeqytet edhe rreth 120 vende të reja pune.

I pranishëm në Panairin e Punës sëbashku me kryeministrin Edi Rama, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se bashkia e Tiranës ofron 60 vende të reja pune për sanitare dhe 62 vende të tjera për administratorë që do të kujdesen për shkollat dhe palestrat gjatë ditës.

“Me sistemin e ri tashmë me Ministrinë e Arsimit hapëm 62 palestra. Do të thotë që do të kemi dhe 62 sanitarë dhe do të kemi edhe 60 administratorë. Tani që janë hapur deri vonë në darkë për këto kurset sportive, ka ecur goxha mirë.

Filluam tek shkolla e “Kuqe” kishim 120 fëmijë që u regjistruan ditën e parë dhe pothuajse të gjithë klubet kanë marrë një basketboll, një xhudo, një taekwondo, një hendboll, një volejboll pothuajse kemi kapur 90 % javën e parë të regjistrimit të fëmijëve tek klasat sportive”, u shpreh Veliaj.

a.s/dita

May 1, 2018 12:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*