“Panama Papers”: Dokumentet e para u blenë në formë CD-je, për një milion euro

April 6, 2016 12:42

“Panama Papers”: Dokumentet e para u blenë në formë CD-je, për një milion euro

Prokurorët gjermanë të North Rhine-Westphalia i kanë nisur më shumë se një vit më parë hetimet mbi bizneset e dyshimta të “Mossack Fonseca”-s.

E përditshmja që zbuloi e para rrënjët e skandalit, “Süddeutsche Zeitung”, dhe televizioni publik “NDR” thonë se, emri i firmës ligjore panameze ishte shfaqur në mesin e dokumenteve, që prokurorët i kanë blerë sipas tyre në formë “CD”-je nga një burim anonim për gati një milion euro.

E ndërsa rrjedhja aktuale e të dhënave është ndjeshëm më e madhe sesa informacionet që përmban ajo CD, ato mjaftuan për autoritetet gjermane që të nisnin nga ana e tyre një hetim mbi “Mossack Fonseca”-n.

Hetimi vazhdon, por për momentin nuk është e qartë nëse do të dalin në dritë prova të mjaftueshme, për të ngritur një aktpadi zyrtare ndaj studios ligjore, që në fokus të saj ka ngritjen e kompanive “offshore”.

Firma vet mohon çdo aktivitet të paligjshëm e ka dorëzuar edhe një ankesë zyrtare, përcjell TCH.

“Askush nuk flet për vjedhjen e dokumenteve tona, e ky është i vetmi krim që është kryer në këtë rast”, deklaroi të martën Ramon Fonseca, i cituar nga agjencia franceze e lajmeve “AFP”.

Fonseca shtoi se, firma ka verifikuar të dhënat teknike e ka dalë në përfundimin se, shkelja e sigurisë ka ardhur prej serverave nga jashtë vendit.

Nga sa pohoi ai vet për “Associated Press”, shenjat janë se vjedhja mund ta ketë origjinën në Europë.

Që nga shpërthimi i skandalit, studioja ligjore dhe qeveria panameze e kanë theksuar në më shumë se një rast, që kompanitë “offshore” nuk janë të paligjshme dhe se, “Mossack Fonseca” nuk mban përgjegjësi për mënyrën sesi janë përdorur ato nga klientët e saj.

April 6, 2016 12:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*