‘Panama Papers’, nga Kosova për në Panama janë transferuar 200 mijë Euro

April 8, 2016 10:21

‘Panama Papers’, nga Kosova për në Panama janë transferuar 200 mijë Euro

Skandali i Panamasë me përmasa globale ka përfshirë shumë shtete dhe emra të liderëve botërorë. Përveç Shqipërisë, që janë të përfshirë biznesmenë e kompani që operojnë në vendin tonë, rezulton që edhe Kosova ka bërë transferta drejt Panamasë, por deri tani nuk ka ndonjë emër konkret.

Ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Panamasë ka pasur transaksione bankare. Këto transaksione bankare nga Kosova për në Panama dhe anasjelltas nuk kalojnë shuma enorme të parave. Këto të dhëna janë siguruar nga portali ‘Telegraf’.

Zyrtarët e Bankës Qendrore të Kosovës kanë thënë se transaksionet janë kryesisht transfere për pagesa të shkëmbimeve tregtare dhe shpenzimeve qeveritare.

“Sa i përket vlerës së transaksioneve bankare me shtetin e Panamas, kemi të bëjmë me vlera të vogla. Konkretisht në vitin 2014 vlera e të gjitha transaksioneve hyrëse dhe dalëse është 254,325 Euro, ndërsa në vitin 2015 është 240,623 Euro. Prej tyre pjesa më e madhe janë pagesa për import të mallit, për pagat e shërbyesve civil dhe shërbime tjera qeveritare”, ka thënë zëdhënësi në Bankën Qëndrore të Kosovës.

April 8, 2016 10:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim