Panariti: Do të mbështesim investimet që rrisin punësimin

May 13, 2017 19:24

Panariti: Do të mbështesim investimet që rrisin punësimin

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, vizitoi sot një nga komplekset e rritjes së shpendëve në rrethin e Korçës, në juglindje të vendit.

Panariti u shpreh se sektorit të shpendarisë i është dhënë mbështetje e madhe që do të vijojë edhe në të ardhmen me qëllim rritjen e prodhimit vendas.

“Në 4 vite, sektorit te shpendarisë i dhamë mbështetje të madhe. Në 4 vitet e ardhshme, do të ndikojmë në rritjen e prodhimit vendas, me qëllim uljen e importit të mishit të pulës. Ky kompleks është një investim modern, që është mbështetur dhe nga projektet e subvensioneve dhe të tjera të tilla që duan të ngrihen janë prioritet i dikasteri të Bujqesisë”, tha Panariti.

Kreu i Bujqësisë theksoi se, ministria do të jetë mbështesë investimet që i shërbejnë rritjes së prodhimit vendas dhe shtimit të fuqisë punëtore.

May 13, 2017 19:24
Komento

1 Koment

  1. Arben May 13, 21:53

    ORE PUNESIM DUAN NJEREZIT, TI VAZHDO MBESHTET KE TE DUASH,

    PO SOLLE PUNE, MIRE JE, NUK SOLLE, HAJT NE TE SAT’EME

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*