Panariti: Franca angazhohet në ndihmesë për cilësinë e miellit

February 21, 2015 12:17

Panariti: Franca angazhohet në ndihmesë për cilësinë e miellit

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti gjatë vizitës së tij në Francë, me homologun Le Foll diskutuan për fuqizimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e bujqësisë.

Ministri Panariti e njohu homologun e tij me zhvillimet e bujqësisë shqiptare dhe duke ju referuar përvojës franceze lidhur me cilësinë e drithërave , miellit dhe prodhimeve të brumit.

Në këtë takim, u ra dakord për angazhimin e Francës, e cila do të ndihmojë Shqipërinë në përmirësimin e cilësisë së miellit dhe të bukës.

Përmirësimi i racave dhe rritja e prodhimit në blegtori është një tjetër prioritet bashkëpunimi, i cili u vendos gjatë takimit të dy ministrave të bujqësisë.

Gjithashtu, dy ministrat ranë dakord për forcimin dhe modernizimin e qendrës së transferimit të teknologjive bujqësore në Korçë. Kjo qendër do të kthehet në qendër elitë për mbarështimin dhe shpërndarjen e racave të përmirësuara blegtorale.

February 21, 2015 12:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*