Panariti: Prodhuesit shqiptarë të gatshëm të eksportojnë prodhimet në Ukrainë
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti zhvilloi një vizitë në Rajonin e Kharkivit të Ukrainës ku mori pjesë në forumin ndërkombëtar mbi nismat inovative dhe investuese.
Gjatë kësaj vizite ai zhvilloi një takim zyrtar me guvernatorin e Kharkivi, Igor Rainin dhe zyrtarë të lartë të Administratës qendrore të Ukrainës. Ministri Panariti ishte i ftuar i veçantë i panelit plenar të konferencës nga ku mbajti një fjalim.
Në fjalën e tij gjatë kësaj konference, Ministri vlerësoi angazhimin e autoriteteve të Ukrainës dhe guvernatorit Rainin për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon si dhe shprehu vullnetin për rritje të bashkëpunimit në bujqësi.
“Prodhuesit shqiptarë të frutave dhe perimeve janë të gatshëm të eksportojnë prodhimet e tyre në tregjet e Ukrainës dhe prania ime këtu, – u shpreh ai, – synon ta përshpejtojë këtë proces nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshjve për lehtësimin e procedurave tregtare dhe fitosanitare”.
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento