Pandeli Majko: Ky 29 nëntor më duket i akullt e tinëzar…

November 29, 2017 10:20

Pandeli Majko: Ky 29 nëntor më duket i akullt e tinëzar…

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, ka zgjedhur këtë ditë të veçantë dhe të shënuar për të gjithë shqiptarët në mbarë botën për t’i mëshuar edhe më shumë idesë së bashkimit të kufijve mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Kjo ide e parashtruar pak ditë më parë nga Majko ngjalli tensione nga pala serbe, të cilët e cilësuan si provokim nga ana e ministrit shqiptar, por duket se ky i fundit nuk do të tërhiqet.

Teksa uron këtë përvjetor të çlirimit të shqiptarëve, Pandeli Majko shkruan në Facebook se ky 29 nëntor duket i akullt e tinëzar, teksa risjell në kujtesë se deklarata e tij për hapjen e kufijve mes dy vendeve shqiptare u quajtën si ‘fishekzjarre’.

Më tej, ai paralajmëron se duke gdhirë 1 janari i vitit 2018 fjalët ‘seriozitet’ dhe ‘fishekzjarre’ do të kenë provën e tyre, duke shtuar se do të flasë pasi të ndodhë kjo.

Postimi i Pandeli Majkos:

NE VEND TE URIMIT… Çdo vit në mëngjesin e 29 nëntorit urimin e parë e kam pasur për këtë datë shënuar. Ajo është dita e përvjetorit të çlirimit dhe fitores së Aleancës së shqiptarëve me antifashizmin. Ajo i dedikohet nderimit për partizanët, midis të cilëve edhe xhaxhai im që qysh 14 vjeç ju bashkua atyre që çliruan vendin.

Ky 29 nëntor më duket i akullt e tinëzar. Dhe kjo nuk ka të bëj me Luftën dhe LANC. Lexova që deklarimet e mia për hapjen e kufijve midis Shqipërisë dhe Kosovës për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave, janë quajtur si “fishekzjarre”. (!) Kjo nuk i takon penës së gazetarit por informacionit që po shpërndahet.

Për ata me kujtesë, shpresoj tu kujtohet vizita zyrtare e kryeministrit Haradinaj në Tiranë këtë vit.… Mund të konsultohen edhe me videon nga konferenca e shtypit e dy kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës në 27 shtator 2017 pas takimit zyrtar.

Shpresoj, që 1 janari 2018 të jetë provë se kufiri “jugosllav” midis dy shteteve tona do të kthehet në një kufi të standarteve të Bashkimit Europian. Si mund të integrohemi tek të tjerët kur nuk jemi të aftë ta bëjmë të ndodhi me njëri-tjetrin?! I kam hedhur poshtë me neveri ata që paralelizonin 29 nëntorin e çlirimit të Shqipërisë me atë të Jugosllavisë. Shqiptarët u prenë në besë në Luftën e Dytë. Ndërsa një pjesë luftonin për të çliruar Jugosllavinë, një pjesë tjetër u masakrua si rishkrim i historisë së vjetër jugosllave në marrëdhëniet me shqiptarët.

Nuk justifikoj kërkënd. E di që ka pasur edhe “shqipfolës” në krah të Jugosllavisë së Titos kundër shqiptarëve, edhe në Shqipëri edhe në Kosovë. E vërteta e vërtetë, është se nga të dyja krahët e kufirit Shqipëri – Kosovë, ka edhe sot, që nuk e duan që të ndodhë ajo që pritet. Ajo për të cilën shqiptarët u vranë në 1944-ën dhe 1999-ën. Duke u gdhirë 1 janari, në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kosovës, fjalët “seriozitet” apo “fizhekzjarrë” do të kenë provën e tyre. Pas kësaj, do të flas! Uroj, që të jetë urim! Lavdi dëshmorëve! Lavdi atyre që ditën pse jetuan!

November 29, 2017 10:20
Komento

13 Komente

  1. L.H November 29, 10:46

    Kafsha nga qenja njerezore nuk dallohet vetem nga gjuha por mbi te gjitha sepse qenja njerezore e njeh VETVEHTEN dhe natyrisht edhe raportet me shoqerine!
    Ky Pandeliu eshte sinonim i idjotesise simbol i injorances sepse nuk njeh VEHTEN e nuk arrin ta kuptoje qe nese nje dite do hapet ne TIRANE gjyqi i Hages si dikur ai i Norembergut do jete ne 24 KRERET antishqipetare si 24 kreret e NAZIZMIT qe i bene VARRIN shqiperise dhe perzune nga trojet tere SHQIPETARET me gjenocid te ‘bute’ e te fshehte TITIST nen dogmen ‘INTEGRIM’!
    Nuk arrin ta kuptoje ky IDJOT qe ka qene bashkepuntor i SALI NERONIt ne zjarrvenjen e Shqiperise!!
    Ky IDJOT nuk arrin te kuptoje qe dy shtresat me te dobeta te shoqerise GRATE dhe FEMIJET po jetojne 27 vjet SKLLAVERINE e ‘Zonjat e para’ prostituta jetojne parajsen ne tere kryeqytetet e Botes duke u shkerdhyer me bodegarde,shofera ambasadore ….
    Kerkojme urgjent doreheqje te ketij ministri te diasPORDHES se po na deskrititon edhe si INTELEKT ……..Prandaj tallet kryekriminel Saliu e like florija se jane keta idjote qe nuk njohin vehten e nuk i qas njeri as per me DHI…

    Reply to this comment
  2. idjoti i Bathores November 29, 10:53

    INTEGRO GRUAN BRENDA FAMILJES PAS TAJ FAMILJEN BRENDA SHOQERISE E PASTAJ SHOQERINE BRENDA BASHKESISE …..
    Pietja:Po qe se 27 vjet ke shperdoruar si gjithe te tjeret poziten zyrtare e ke vjedhur qofte edhe 1 milion lek te vjetra bashke me gruan femije e soj e sorollop jep urgjent doreheqje qe te SHKRIHESH se je i ngrire sapo ke lindur e te njoh mire se te kam njohur ne kohen e studentllikut ….Edhe kungulli qe eshte kungull do nje dite diell te piqet….ti si tere keta alabake kini ngelur kunguj e koqe….

    Reply to this comment
  3. Lisi November 29, 11:29

    — 29 nëntor I akullt e tinzar…
    — shqipëtarët u prenë në besë në Luftën e Dytë…
    — një pjesë luftonin pèr të çliruar Jugosllavinë , pjesa tjetër masakrohej …
    Këto më sipër janë tamam fishekzjarre që I lëshon në qiell politikani I majtë Majko . Në fakt , Majkua nuk është , as I majtë , as I djathtë . Është pa ngjyrë . Rastësisht është ulur majtas por , njëllojë do shkëlqente edhe po të ulej djathtas .
    Të trija thëniet e mësipërme të Majkos , janë produkt I gjykimit té tij halucinativ . E thënë shqip- janë budallallëqe . Politikanët e tranzicionit alla Majko na kanë prodhuar Shqipërinë që kemi sot .
    Këta të gjithë duhen qëruar , duhen përzënë më shkelma !

    Reply to this comment
  4. shpatar November 29, 12:47

    Z .Majko . Nuk ka dhe nuk do te kete ne 29 nentor “akull”.Politikishte ka vetem percarje mes grupeve te vecanta qe kane si lider Pd ku ne rastin e festave madhore te kombit bejne perzgjedhjet e tyre .
    Une doja z. Majko, qe ju ne parlamentin shqiptare, te merrni inisjativen dhe ti ligjeroni keto 2 data qe asnjeri te mos i percmoje apo ti mohoj .Njera pal feston ne Vlore e pala tjeter ne Shkoder .Miratimi ,si pjese e Kushtetites shqiptare ,te shoqerohet dhe me qendrim juridik .Ne e pam se cdeshen basket ne Spanje .Nuk ishte vetem vullneti i popullit per tu shkeputur nga Republika spanjolle por duhej dhe ligji Kushtetues. Ku perfunduan inisjatoret e kesaj shkeputje ? Ne burg . Kete te bejme dhe ne. Largeqofte nje dite pa hapur mire syte Saliu te na kerkoje shtetin e Malokerise ! A jemi ne ne gjendje ta ndalojme me ligj dhe ta rrasim brenda?Une them se nuk e ndalojme dote .Sic nuk e kemi ndaluar per 27 vite demokraci qe ai bene si i do qejfi me kombin shqiptare dhe vlerat e tij .
    I nderuar Majko .Lere ate bashkim kur populli gjendet akoma i percare nga politika si ne Shqiperi e ne Kosove.Ti lem menjan orekset qe smund te realizohen ne keto kushte aktuale qe ndodhet Ballkani .Te leter na duken te thjeshta por ne praktike te behen ato ose te korigjohen gabimet e se shkuares duhen kushte specifike te favorshme dhe mire kuptim .Ajo qe duhet te bejme ne si shqiptare ,kudo qe jetojme , te mos heqim dore nga ajo qe quhet shqiptare . Ti festojme dhe respektojme momentet e medhaja historike me kulture e lidhje shpirterore e jo politike .Si Minister i Diaspores ke nje detyre shume te rendesishme mbasi jashte kufijve ligjor te Shqiperise jetojne me shume se 6 miljon shqiptare . Pjesa me e madhe e tyre skane goje te flasin per vendin e orgjines e jo me te festojne ose te bashkohen sic na rekomandon ti .Mungojne aq shume elemente sa eshte e pa llogjikshme ti kerkosh ato te realizohen me deshira .Kerkoj Rames te ndertosh nje plan veprues e din nga kufiri te njohesh mire realitetin. Lodhu se sjeni lodhur 27 vite me shqiptaret qe jetojne jashte Memedheut dhe ndihmoni ne ato ceshtje jetike qe ata kane nevoje .

    Reply to this comment
  5. Plaku Xhuxhumaku November 29, 15:15

    Cfare i ke bere Perendise o Pandi qe te sajoi kaq idiot?

    Reply to this comment
  6. vasili November 29, 15:51

    Politika e brendeshme e Rames,eshte ne drejtimin dhe shumicen e saj,nje politike e punes cilesore dhe e drejtimit perendimor.
    Kurse ajo e jashtme,ne pjese te saj eshte cfaqur nga Rama(pasi min i jashtem,ka nje ekuilibrim te admirushem),si e nje alabaku ordiner rrugesh,kur fyente keq presidentin Tramp.
    Dhe ne te njejten kohe,kur i thoshin,perse ky qendrim prej rajai,ndaj diktatorit turk.fytyra tjeter e Rames,pergjigjej:Ne jemi shtet i vogel dhe nuk bejme dot opozite me politiken e shtetit te madh te Erdoganit.
    Pra Turqia sipas Rames qenka me e madhe se USA dhe Rusia.Arithmetika e interesave te momentit te Rames,qe bien ndesh me ato te kryeministrit shqiptar.
    Fakti,qe tere keto vite te pushtetit te Rames,nuk ka patur nje shkembim vizitash te nivelit te larte,me shtetin fqinj grek,kur per me teper,duhen mbrojtur me dinjitet dhe interesat e mijra shqiptareve qe jetojne atje,flet per nje diplomaci te ngurte dhe atavike.
    Per nje burre shteti divergjencat sa do te medha te jene,kane mundesine te sheshohen,ne tavolinen e bisedimeve koke me koke,per kete quhen dhe politikane.Ndryshe duke u pozicionuar ne llogoret perkatese ato zene dhe trashen,ashtu si dhe ka ndodhur.
    Dhe ne vazhden e kesaj,ja ku na del dhe ky ´´trimosh´´ infantil,Majko,qe gjthe kohen e ka pare si ngarkese mbiemrin dhe origjinen sllave, dhe ne pozicionin e nje vanitozi siperfaqesor,vendos,apo ja vendosin spaletat prej letre te gjeneralit dhe ´´urdheron´´veten:
    Ne Janar,une do hap kufij shtetesh,jo se cfare desherojne popujt e atyre vendeve,BE-ja,Amerika dhe jo ca aventuriera te katundit anadollak si puna e majkos,si dhe ata qe vetvendosin,per deshirat dhe aspiratat e populli te tyre,per ti cuar ne drejtim ne te kundert,me deshirat e Perendimit,qe i cliroi nga dushmani.
    Natyrshem,kryeministri shqiptar,duhet ta rifuse ne kotec,kokoshin prej koti majko.

    Reply to this comment
  7. Lisi November 29, 17:39

    Edhe dy fjalë për dhit-oristin Majko !
    Është torturë të mundohesh të kuptosh thellësinë apo cektësinë e mendimeve të këtij , medemek politikani karjere , me stazh 27 vjeçar . Por , po mundohemi !
    1. 29 nëntor i acartë e tinzar ?!
    Vallë ç’ka parasysh ky mëndjendritur , Kasandra që u nxinë shqipëtarëve Ditën e Çlirimit ?!
    Ndoshta këtë mendim e ka marrë nga Lule Basha ?!
    2. Shqipëtarët u prenë në besë ….
    Kur u prenë në besë , në 1944 apo në 1913 ?!
    Shqipetarët , në Luftë e ll arritën atë që deshën , max e asaj që mund të arrinin , pa kaluar në aventurë .
    Kjo tezë e Majkos , është tezë , këmbë e kokë e ballistëve .
    3. Një pjesë luftonin për të çliruar Jugosllavinë , pjesa tjetër masakrohej !
    Kjo tezë kuptohet lehtë se nga vjen . Kjo është teza e Sali Bishës !
    Jam në dilemë për Majkon.
    Deri më sot kam menduar se ky , është thjeshtë një debil . Me këto që lexova sot më del perpara një provokator maskara .
    Ç’mbart më shumë në vetevete ky njeri , budallallëkun apo maskarallëkun ?!
    Unë s’përgjigjem dot !

    Reply to this comment
  8. indiferenti . November 29, 18:18

    ky qellimisht del edhe nga linja zyrtare e partise se vete, qe t’a marim per me te “zgjuarin” e….gomereve .

    Reply to this comment
  9. Dodona mbi Tomorr November 29, 18:57

    Tinzar?! pse nuk e thua hapur , apo druan se zeneron Saliun , njeriun qe kur ka ardhur ne politiken Shqiptare ka mbjelle vetem percarje !Ahmet zogu ne 1912 ishte akoma nje adoleshent , ndersa Ismail Qemali nje politikan i formuar qe tere jeten ja kishte kushtuar ceshtjes kombetare , pervec saliut kush tjeter me mndje te shendoshe nuk e pranon kete!?

    Reply to this comment
  10. Dodona mbi Tomorr November 29, 19:00

    Tinzar?! pse nuk e thua hapur , apo druan se zemeron Saliun , njeriun qe kur ka ardhur ne politiken Shqiptare ka mbjelle vetem percarje !Ahmet Zogu ne 1912 ishte akoma nje adoleshent , ndersa Ismail Qemali nje politikan i formuar qe tere jeten ja kishte kushtuar ceshtjes kombetare. pervec saliut kush tjeter me mendje te shendoshe nuk e pranon kete!?

    Reply to this comment
  11. Dodona mbi Tomorr November 29, 19:01

    Tinzar?! pse nuk e thua hapur , apo druan se zemeron Saliun , njeriun qe kur ka ardhur ne politiken Shqiptare ka mbjelle vetem percarje ! Ahmet Zogu ne 1912 ishte akoma nje adoleshent , ndersa Ismail Qemali nje politikan i formuar qe tere jeten ja kishte kushtuar ceshtjes kombetare. pervec saliut kush tjeter me mendje te shendoshe nuk e pranon kete!?

    Reply to this comment
  12. Vëzhguesi F. November 29, 19:57

    Po nuk eshte e thene qe “Gjinua” te piqet dhe te kaloje nga faza e pubertit tek adoleshenca te pakten. Opo sa i pelqen vetja ketij batakçiu pa libreze pune qe u be kryeminister nja dy here, min ister madje do te hiqet edhe si ideator i bashkimit kombetar.I kujt bashkimi xhanem!? I atij qe nuk ta pranon europa ku kerkon te integrohesh?! Po pse xhanem duhet medoemos keta politimeza se kuaj nuk jane bere akoma, dhe nuk kana gjasa te behen, duhet medoemos te ngaterrojne Daten dhe Diten e çlirimit me frazeologji pordhesh qe mbajne ere te qelbur delenxhileresh?! Si mund te jete 29 Nentori dite e akullt, pse pordhet qe nxjerr nga goja Majko, qenkan kontestuar?! Mos valle Majko ka marre persiper te beje gjykatesin e akuzave te filoserbit kriminel Sali Ram Berisha, se gjoja jane masakruar kosovaret nga Udhejheqja e Luftes Nac.Çl e popullit shqiptar?! Po kujt i plasi trapi pse qenka bere Majko krushk ne Kosove dhe kerkon te marre pozat e liderit te bashkimit?! Eshte per te ardhur keq se ne kete vend qe eshte kthyer ne nje i semure i ballkanit per shjkak te politikaneve te papergjegjshem te tipit Berisah-Basha-Majko & CO, nuk ka gjasa te kete shenja shprese.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*