Pandeli Majko: Veza e PD-­së vajtim i klloçkës së munguar

February 25, 2016 16:43

Pandeli Majko: Veza e PD-­së vajtim i klloçkës së munguar

Deputeti i PS­së, Pandeli Majko e ka quajtur një vajtim sjelljen e opozitës e cila gjuajti me vezë sot në parlament.

Ja çfarë shkruan ai:

Prestigji i një kombi është i ndërlidhur me reputacionin e pushtetit. Kjo lidhet me faktin se ajo që të tjerët mendojnë për ne është po aq e rëndësishme sa ajo që ne jemi në të vërtetë. Në Kuvendin e Shqipërisë sot “hynë” për herë të parë vezët.

Kur udhëhiqemi nga ajo që dimë se nuk duam, jemi gati ta transformojmë veten në diçka që është krejt e ndryshme nga ajo që imagjinojmë të bëhemi. Politika po mbytet nga njerëzit që pretendojnë se kanë epërsi morale dhe ja u mohojnë këtë kundërshtarëve të tyre.

Drejtësia nuk mund të jetë një diskutim retorik për krimin. Askush sot nuk akuzon gjykatësit apo prokurorët të cilët të lirojnë për “një gërhimë”, por merret me qeverinë e cila në emërimet e drejtësisë e ka influencën zero. Sot ne Kuvend u thyen disa vezë.

“Gjella” e të bërit opozitë me vezët e mungesës së rendit politik është justifikim i drejtësisë së korruptuar. Vezët e thyera ne Kuvend janë vajtim i “klloçkës” së munguar. Sigurisht.

February 25, 2016 16:43
Komento

2 Komente

  1. Beniku February 25, 18:33

    Ketyre veprimeve u dhet dhene funde. E fundi u jepet mwe ligj e denime. Eh ,o Enver Hoxha kuje? Ti bere shtet . Tani po lulezon rrugacria. Kur deputeti qellon me veze kryeministrin,po nxenesi pse mos te qelloi mesuesin , studenti pedagogun ? Ky strazimir kokelo….a pse u ankua kur e qelluan me dacke ,edhe pse duhet rrahur vence? PO Sali Gomari I Vicidolit,pse u therriste : O rrugecer,o rrugecer ,kur opozita u frynte bilbilave ? O injorant! Orrugeceit e PD, ka ikur koha e veprimeve te tilla ,sot te vlereson puna. Orrugaci I rrugecreve Strazimir,ake familje? Ake femije? Mjere ata femije qe edukohen nga ti? Mjere ato femije qe edukohen nga ajo nene qe qellon kryeministrin me leter te shurrosur.mjere,mjere ju o femije per nenen qe kini…….. Mjer o shqiptar ne dore te kujt kemi rene. KU je o Enver se tiu ishe per ne e I tregije vendin rrugacit ,hjadutit e sharlataneve qe donin t’na sillnin kete dite. Vdiqe ti vdiq dhe Shqiperia, vdiq edukata e njeriu. Kishe te drejte qe shaje e denancoje Beogradin.Sot e shohim qe Beogradi eshte ulur kembekryq ne KOSOVE e ne Shqiperi. PO,mor po ke patur te drejte per shume e shume gjera……. Po,mor po . Nuk kam qen komunist,po sot jam bere komunist. E komunistet kishin te drejte… mjer ne.me Strazimira .Flamura ,Paloka e plakun e rrjedhur Sali,adolishentin LUl.

    Reply to this comment
  2. Shqip February 26, 02:48

    I the mor Majko i the….por kujt i the? Nje stani e rrugace, kriminele e hajdute, qe Kane 25 vjete qe vrasin e genjejne kete popull miop. Qe Kane veshur qyrkun e te ashtuquuajtures demokraci. Por realishte jane nje Banda me fashiste e me afjutante. Ketij popullimi humbi durimi. I vdiq shpresa. Po ju mbyten femijet ne valen eprostitucionit e te krimit te organizuar ne te ashtuquajturen demokraci. Edhe ne se kush e ka haruar Enverin apo KA lindur ne kohen e tanishme te fashizmit te ri, sot me koshience te plote Po kerkojne KOMUNIZMIN. Me kete rast dua tu pyes ju, deputeteve, te ardhur ne parlament me vota blera, apo ga shkembimi me trame…. Mos valle kjo lloj demokracie po na orjent one drejte Komunizmit???.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*