Shifra që habit: Në fund të muajit korrik, Shqipëria numëron 2,973 biznese aktive më shumë se sa në shkurtin e kulmit të pandemisë!
Nga Arkiva
Cili është dëmi real dhe sa gjatë do t’i ndiejmë efektet e epidemisë së COVID në ekonomi?
Kjo është një pyetje që për momentin askush nuk i jep dot përgjigje të qartë, jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë. Megjithatë, shenjat paraprake në Shqipëri tregojnë se biznesi vijon të zgjerohet pavarësisht goditjes fillestare në të ardhura.
Të dhënat zyrtare sugjerojnë se trendi i rikuperimit është forcuar më tej gjatë muajve korrik edhe gusht.
Së pari, numri i bizneseve aktive është rritur dhe tashmë është më i lartë edhe se para bllokimit. Në fund të muajit korrik, Shqipëria numëron 113 mijë e 939 biznese aktive ose 2,973 subjekte më shumë se sa në shkurt.
Kjo e dhënë nuk tregon se janë hapur 3 mijë biznese më shumë, por që bilanci midis bizneseve të mbyllura dhe atyre të krijuara rishtaz është me plus këtë shifër.
Shumica dërrmuese e këtyre bizneseve janë biznese të vogla dhe të mesme, gjithsesi kanë një efekt pozitiv dhe imediat në punësimin në vend.
Deri në prill, në vendin tonë u humbën gati 38 mijë vende pune.
j.l./ dita
Nuk crregjistron qkr dhe tatimet pse cuditeni….pothuajse e pamundur te crregjistrohesh….I lene te fjetur e Shqiperia do rezultoje me 3 milion bisnese…..
allbania urupiane
Sa prej tyre merren me prodhimtari mallrash? Apo jane ngritur firmat private te permbarimit?!..