Pandemia, konfirmohen 25 vdekje dhe 671 raste të reja me COVID në shtetin fqinj në 24 orë
Nga Arkiva
Greqia konfirmoi sot 671 raste të reja të infeksionit të ri të koronavirusit COVID-19, nga të cilët 17 u identifikuan pas kontrolleve në hyrjet e vendit.
Njëherësh sot janë bërë publike edhe 25 vdekje të reja nga COVID-19, duke arritur në 5354 vdekje në total në vend.
Numri i përgjithshëm i rasteve është 146688. Ndërkohë që 340 pacientë po trajtohen të intubuar, 1000 pacientë të tjerë janë larguar nga ICU që nga fillimi i pandemisë.
h.b/dita
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento