PANDEMIA / OBSH tërhiqet nga pretendimi se virusi përhapet me fërkim brrylash

June 10, 2020 21:20

PANDEMIA / OBSH tërhiqet nga pretendimi se virusi përhapet me fërkim brrylash

GJENEVË, TIRANË – Duke e pranuar se konkluzionet fillestare jane nxjerrë vetëm në bazë të disa rasteve sporadike, Organizata Botërore e Tregtisë u tërhoq ditën e djeshme nga pretendimi se Covid-19 mund të transmetohet përmes ekspozimit të gjatë të një bërryli të pambrojtur ndaj një bërryli tjetër, arrogant dhe rromuzexhi.

“Disa të dhëna paraprake na lanë të kuptojmë se virusi mund të kalojë nga njeriu tek njeriu përmes kryqëzimit të brrylave, sidomos kur kjo shoqërohet me buzëqeshje të ngrira dhe me mimika që gati sa nuk thonë, ‘mos më dalç në shteg, pa ta tregoj unë’. Por ky përfundim është i pasaktë,” deklaroi OBSH në një njoftim për shtyp.

Sipas statistikave të reja botërore, megjithëse në pamje të parë kontakti brrylor shkencërisht përbën afërsi fizike maksimale, në disa kultura ai nënkupton të kundërtën.

“Le të marrim rastin shqiptar,” elaboron më tej OBSH, “ku konteksti brrylor është shumë i ndërlikuar. Ndërsa kryeqyteti i vendit ka një zonë të tërë urbane të emërtuar Brryli, në kulturën politike shqiptare rivaliteti politik, administrativ, përplasjet për karrierë, etj, quhen rëndom Luftë Brrylash. Nga ana tjetër, – vëreni çfarë paradoksi – zona e Brrylit përbëhet nga banorë paqësorë, të dashur dhe të përzemërt”.

Ndërkaq, koncepti i Brrylit e përforcon edhe më idenë e mosbesimit dhe distancës shpirtërore mes dy shqiptarëve, thotë OBSH, me shprehjen e famshme “Hip këtu të shoç Stambollë”, e cila shoqërohet me tregimin demonstrativ të brrylit nga njëri bashkëfolës tek tjetri.

“Gjeografikisht, është e qartë se nga Tirana është e pamundur të shihet Stambolli, qoftë edhe sikur të hypësh në brrylin më të gjatë politik të Shqipërisë. Provat laboratorike kanë treguar që edhe sikur politikani të jetë rreth dy metra i gjatë, madje edhe me pushtet të madh ekzekutiv, dhe hypja në brrylin e tij të sjellë goxha avantazh, prapë Stambolli është i pamundur për t’u parë. Aq më pak pastaj, sikur brryli të jetë i zëvendësit të tij në ekzekutiv, me të cili hypësi fatkeq nuk arrin të shohë as zonën e Brrylit. Madje, as brrylin e vet,” sqaron OBSH.

 Ndërkaq, Organizata Botërore e Shëndetësisë e mbyll deklaratën për shtyp, duke njoftuar se koronavirusi as që guxon të përhapet në takime maratonomake politike ku vendosen reforma elektorale që nuk ndryshojnë asgjë.

SHËNIM / Gojët e Liga është rubrikë satirike brrylore  

June 10, 2020 21:20
Komento

6 Komente

  1. Karantinaco June 10, 21:48

    Vizitoni faqen http://www.karantina.co ne internet dhe do kenaqeni

    Reply to this comment
  2. Barty72 June 11, 07:24

    Pleherat komunista hajdutat shqiptare

    Reply to this comment
  3. Servet June 11, 15:35

    Dhe ty 71 mbar populli.

    Reply to this comment
  4. Niveli June 11, 17:31

    Nga tre komentusit e mesiperm e kuptova se cfare niveli dhe cilesie humori kerkon ky popull. Oburra shahuni nga farefisi tani, se familjen e mbaruat

    Reply to this comment
  5. Popullore June 12, 06:17

    Simboli i berrylave: “Te mbeshtesim njeri-tjetrin!”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim