Pandemia / Pesë shtete kanë hapur kufirin me Shqipërinë, kujdes rregullat kur udhëtoni drejt SHBA-së

September 15, 2020 15:59

Pandemia / Pesë shtete kanë hapur kufirin me Shqipërinë, kujdes rregullat kur udhëtoni drejt SHBA-së

Shqipëria  konsiderohet zonë me rrezik të lartë, ndaj shume shtete i kanë mbyllur dyert, por ka dhe nga ata të cilët nuk e kanë problem hyrjen e shqiptarëve në territoret e tyre.

Kështu shqiptarët mund të udhëtojnë pa kufizime në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Turqi, Serbi dhe SHBA.

Por kujdes, për të hyrë në Amerikë nuk duhet të kesh  qëndruar ose udhëtuar tranzit në asnjë prej vendeve të hapësirës Shengen, Britanisë së Madhe, Irlandës, Iranit, Kinës ose Brazilit brenda 14 ditëve para udhëtimit drejt Shteteve të Bashkuara.

Studentet apo  personat me vizë turistike mund të udhëtojnë me tranzit përmes Stambollit ose Beogradit. Përjashtohen nga kufizimet ata  të cilët kanë “Green-Card” apo pasaportë amerikane.

13 shtete, duke nisur nga  Mali i Zi, Ukraina, Hungaria, Sllovakia, Izraeli, Australia, Zelandë e Re, Rusia, Kina, Kuvajti, Qipro apo  Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë të detyrueshme testin anticovid.

Linjat Ajrore më të frekuentuara, ku  shtetasit shqiptarë bëjnë tranzit drejt Abu Dhabi-t ose Dubai-it, janë:  përse Romës dhe Milanos, Athinës, Frankfurtit dhe Vjenës.

Shtetet fqinje si Italia dhe Greqia , i kanë mbyllur dyert për turizëm Shqipërisë duke lejuar vetëm udhëtimet për arsye të caktuara, si punë, arsye shëndetësore, studimi, kthim në banesë apo vendbanim  ndërkohë mbetet i detyrueshëm testi anti-Covid.

Gjermania ka një listë të gjatë  sesi mund të hysh në territorin e saj,  ndërsa theksohet  se  kalimi është  kompetencën e oficerit të policisë kufitare në momentin e inspektimit,  i cili merr vendime mbi baza individuale. Edhe Brazili futet tek rastet specifike, ku udhëtarët më parë duhet të  vërtetojnë pranë kompanisë së transportit ajror, para mbarkimit, pajisjen me sigurim shëndetësor të vlefshëm në Brazil për të gjithë periudhën e qëndrimit, me vlerë minimale 6 mije USD. Pa këtë sigurim, nuk lejohet hyrja ne territorin brazilian.

Pas 25 tetorit harta e shteteve   te cilat lejojnë udhëtimin e shtetasve te huaj përfshi edhe shqiptarët do zgjerohet edhe me  vendet  ekzotike si Maldivet, Tajlanda, Mauricus apo Egjipti, te cilat edhe  pse sot nuk kanë  pengesa  kufinjtë e tyre  janë të mbyllura për shkak të ndalimit  të fluturimeve ndërkombëtare.

j.l./ dita

September 15, 2020 15:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim