Pandemia “rrudh” buxhetin, “liron” shpenzimet: 288 milionë euro minus, të ardhurat doganore dhe tatimore rënie drastike

October 17, 2020 08:59

Pandemia “rrudh” buxhetin, “liron” shpenzimet: 288 milionë euro minus, të ardhurat doganore dhe tatimore rënie drastike

Lehtësitë fiskale në ndihmë të biznesit për të rikuperuar pasojat e mbylljes dy mujore të ekonomisë, shtyrja e afateve të mbledhjes apo zerimi i disa taksave, ka bërë që në 9 mujor, buxheti i shtetit të rezultojë me 35.7 miliardë lekë apo 288 milionë euro minus krahasuar me një vit më parë.

Në total, për periudhën Janar-Shtator 2020 të ardhurat u realizuan në masën 307.8 miliardë lekë ose 99 % të planit të 9-mujorit.

Goditjen më të madhe e kanë marrë të ardhurat nga tatimet dhe doganat, të cilat u realizuan në masën 270 miliardë lekë, 31.3 miliardë më pak ose -10.4% krahasuar me vitin 2019, si dhe 3.2 miliardë më pak se plani vjetor, i rishikuar sipas aktit të fundit normativ.

Të ardhurat doganore, ku përfshihen të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare, u realizuan në vlerën 109 miliardë lekë, 11.4 miliardë lekë ose 9.5% më pak se 9 mujori i vitit 2019 dhe 1.1% më pak se plani për 9 mujorin e vitit 2020.

Rënia e importeve të taksueshme ka ndikuar direkt në uljen e arkëtimeve të TVSH-së në import. Situata ekonomike prej Covid-19 është reflektuar në uljen e të ardhurave nga TVSH-ja e mbledhur në doganë për disa kategori artikujsh.

Njëkohësisht, ulja drastike e çmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare krahasuar me vitin 2019, ndikoi në uljen e bazës së TVSH-së për karburantet e importit, të cilat zënë një peshë të konsiderueshme rreth 15% në strukturën e TVSH-së në import.

Të ardhurat tatimore ku përfshihen të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT u realizuan në masën 160.6 miliardë lekë, 19.9 miliardë ose 11% më pak se e njejta periudhë e vitit të kaluar, si dhe ose 0.5% më pak se plani 9 mujor i të ardhurave tatimore.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin kanë pësuar rënie me 26.6 për qind për shkak të shtyrjes së pagesave të kësteve si dhe tatimi mbi të ardhurat personale po ashtu, ka pësuar rënie me afro 31.1 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit më parë për shkak të të papunëve të dalë si pasojë e Covid-19. Nga ana tjetër, shpenzimet e përgjithshme publike arritën në 366.2 miliardë lekë apo 20.4 miliardë lekë më shumë se 9 mujori 2019 për shkak të shkak të paketave financiare në mbështetje të biznesit dhe individëve në kuadër të pandemisë. Defiçiti buxhetor arriti në nivelin e rreth 58.4 miliardë lekë nga rreth 85.39 miliardë lekë i planifikuar, ndërsa krahasuar me 9 mujorin e një viti me parë, deficiti është rritur me 56.1 miliardë lekë.

Të ardhurat në buxhet

9-mujori 2019 343.5 miliardë lekë

9-mujori 2020 307.8 miliardë lekë

Të ardhurat doganore

9-mujori 2019 120.4 miliardë lekë

9-mujori 2020 109 miliardë lekë

Të ardhurat tatimore

9- mujori 2019 180.5 miliardë lekë

9-mujori 2020 160.6 miliardë lekë /scan.tv

o.j/dita

October 17, 2020 08:59
Komento

1 Koment

  1. Gzim Kulufi October 18, 14:37

    U tha se ne kete kohe pandemie u ulen rrogat e zyrtarve 30%! Perfshihen ketu dhe ato te zyrtarve te larte?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim