Pandemitë që ndryshuan historinë e njerëzimit, cilat kanë qenë sëmundjet më ngjitëse

March 19, 2020 14:38

Pandemitë që ndryshuan historinë e njerëzimit, cilat kanë qenë sëmundjet më ngjitëse

Ndërsa njerëzit janë përhapur në të gjithë botën, kështu ka ndodhur edhe me sëmundjet infektive. Edhe në këtë epokë moderne, shpërthimet janë gati konstante, megjithëse jo çdo shpërthim arrin nivelin pandemik siç ka ndodhur me koronavirusin (COVID-19).

Nëse kthehemi mbrapa në kohë do të shohim se kanë qenë jo pak pandemitë vdekjeprurëse që kanë goditur botën përgjatë historisë, që nga murtaja antonine, deri në COVID-19 që u shfaq për herë të parë në fund të vitit në kaluar në Kinë.

Një histori e shkurtër e pandemive historike

Sëmundjet e kanë vënë poshtë njerëzimin që nga ditët më të hershme të tij. Sidoqoftë, shkalla dhe përhapja e këtyre sëmundjeve u rrit në mënyrë dramatike kur ndodhi kalimi në sistemin agrar.

Tregtia e përhapur krijoi mundësi të reja për bashkëveprimet njerëzore dhe kafshët që nxisin epidemi të tilla. Malarja, tuberkulozi, lebra, gripi, lia etj u shfaqën për herë të parë në këtë kohë.

Sa më të qytetëruar bëheshin njerëzit – me qytete më të mëdha, më shumë rrugë ekzotike tregtare dhe rritje të kontaktit me popullsi të ndryshme të njerëzve, kafshëve dhe ekosistemeve – aq më shumë shtoheshin gjasat për pandemi.

Këtu janë disa nga pandemitë kryesore që kanë ndodhur me kalimin e kohës:

Emri Koha Lloji dhe origjina Viktimat
Murtaja antonine 165-180 Mendohet li ose fruth 5 milionë
Lia epidemike japoneze 735-737 Virusi variola major 1 milion
Murtaja justiniane 541-542 Bakteret Yersinia pestis / minjtë, pleshtat 30-50 milionë
Vdekja e zezë 1347-1351 Bakteret Yersinia pestis / minjtë, pleshtat 200 milionë
Lia e botës së re 1520 e më tej Virusi variola major 56 milionë
Murtaja e madhe e Londrës 1665 Bakteri Yersinia pestis/ minjtë, pleshtat 100 000
Murtaja italiane 1629-1631 Bakteri Yersinia pestis/ minjtë, pleshtat 1 milion
Pandemia e kolerës 1-6 1817-1923 Bakteri V.cholerae 1 milion
Murtaja e tretë 1885 Bakteri Yersinia pestis/ minjtë, pleshtat 12 milionë (Kina dhe Italia)
Ethet e verdha 1885 Bakteri Yersinia pestis/ minjtë, pleshtat 100 000 – 150 000 (SHBA)
Gripi rus 1889-1890 Mendohet se ishte H2N2 (origjinë nga shpendët) 1 milion
Gripi spanjoll 1918-1919 Virusi H1N1 / Derrat 40-50 milionë
Gripi aziatik 1957-1958 Virusi H2N2 1.1 milionë
Gripi i Hong-Kongut 1968-1970 Virusi H3N2 1 milion
HIV/AIDS 1981-vijon edhe sot Virus / shimpanzetë 25-35 milionë
Gripi i derrit 200902010 Virusi H1N1/ derrat 200 000
SARS 2002-2003 Koronavirus/ lakuriqët 770
Ebola 2014-2016 Virusi ebola/ kafshët e egra 11 000
MERS 2015-vijon edhe sot Koronavirus/ lakuriqët, gamilet 850
Covid-19 2019 – vijon Koronavirus / origjinë e panjohur (dyshohen pangolinat) 9 149  (19 mars 2020)

 

Pavarësisht se sëmundjet dhe epidemitë kanë qenë të pranishme përgjatë historisë, bie në sy prirja që me kalimin e kohës, shkalla e vdekshmërisë është ulur në mënyrë graduale. Ngritja dhe përmirësimi i sistemeve shëndetësore si dhe të kuptuarit e faktorëve që inkubojnë pandemitë kanë qenë mjete të fuqishme në zbutjen e ndikimit të tyre.

Zemërimi i perëndive

Në shumë shoqëri të lashta, njerëzit besonin se shpirtrat dhe perënditë u shkaktonin sëmundje dhe shkatërrim atyre që e meritonin zemërimin e tyre. Ky perceptim joshkencor shpesh çoi në përgjigje katastrofike që rezultuan në vdekjen e mijëra dhe në disa raste miliona njerëz.

Në rastin e murtajës së Justinianit, historiani bizantin Procopius i Cezaresë gjurmoi origjinën e murtajës (bakteret Yersinia pestis) në Kinë dhe Indinë verilindore, përmes rrugëve të tregtisë tokësore dhe detare për në Egjipt, ku hyri në Perandorinë Bizantine përmes porteve mesdhetare.

Megjithë njohurinë e tij të dukshme për rolin e gjeografisë dhe tregtisë në këtë përhapje, Procopius ia hodhi fajin për epideminë Perandorit Justinian, duke e shpallur atë si të keqen e vendit. Disa historianë zbuluan se kjo ngjarje mund të ketë dëmtuar përpjekjet e Perandorit Justinian për të ribashkuar atë që mbetej nga Perandoria Romake në lindje dhe perëndim dhe shënoi fillimin e Epokës së Errët.

Fatmirësisht, njerëzit tani i kuptojnë shkaqet e sëmundjeve dhe kjo ka sjellë një përmirësim drastik në përgjigjen ndaj pandemive moderne, megjithëse të ngadalta dhe ende jo të plota.

Importimi i sëmundjeve

Praktika e karantinës filloi gjatë shekullit XIV, në përpjekje për të mbrojtur qytetet bregdetare nga epidemitë e murtajës. Autoritetet e kujdesshme të portit kërkuan që anijet të cilat mbërrinin në Venecia nga portet e infektuara, të hidhnin spirancën dhe të qëndronin në det për 40 ditë para se të hynin në port- origjina e fjalës karantinë është “quaranta giorni“, nga italishtja: 40 ditë.

Një nga rastet e para të studimit të epidemive përmes mbështetjes në gjeografi dhe analiza statistikore ishte në mesin e shekullit XIX në Londër, gjatë një shpërthimi të kolerës. Në vitin 1854, dr. John Snoë arriti në përfundimin se kolera po përhapej përmes ujit të ndotur dhe vendosi t’i pasqyrojë të dhënat e vdekshmërisë direkt në një hartë. Kjo metodë zbuloi një grup rastesh rreth një burimi nga i cili njerëzit merrnin ujin.

Ndërsa bashkëveprimet e krijuara përmes tregtisë dhe jetës urbane luajnë një rol kryesor, në trajektoren që ndjek një pandemi ndikon dukshëm edhe natyra virulente e saj.

Të gjurmosh shkallën e infeksionit

Për të gjurmuar potencialin infektiv të një sëmundjeje, shkencëtarët përdorin një masë themelore të quajtur R0, numri i riprodhimit. Ky numër na tregon se sa njerëz mund të infektojë çdo njeri që e ka infeksionin.

Listën e kryeson fruthi, sëmundja më ngjitëse me R0 12-18. Kjo do të thotë që një person i vetëm mund të infektojë, mesatarisht, 12-18 njerëz në një popullatë të pavaksinuar.

Ndërsa fruthi mund të jetë më virulent, përpjekjet e vaksinimit dhe imuniteti i komunitetit mund të frenojnë përhapjen e tij. Sa më shumë njerëz të jenë imunë ndaj një sëmundjeje, aq më pak të ngjarë ka që ajo të përhapet, duke i bërë vaksinimet kritike për të parandaluar rikthimin e sëmundjeve të njohura dhe të shërueshme.

Është e vështirë të llogaritet dhe të parashikohet ndikimi i vërtetë i COVID-19, pasi shpërthimi është ende në vijim dhe studiuesit ende po mësojnë për këtë formë të re të koronavirusit.

Urbanizimi dhe përhapja e sëmundjeve

Kthehemi atje ku e nisëm, te ngritja e lidhjeve globale dhe ndërveprimevet si forcë shtytëse që qëndron pas pandemive. Rritja e ndërveprimit njerëzor ka rritur mundësitë që sëmundja të përhapet.

Urbanizimi në botën në zhvillim po zhvendos gjithnjë e më shumë banorë ruralë në zonat më të populluara, ndërsa rritja e popullsisë po ndikon fort në mjedis. Në të njëjtën kohë, trafiku ajror i pasagjerëve gati është dyfishuar në dekadën e kaluar. Këto tendenca të përmasave të mëdha kanë  ndikim të thellë në përhapjen e sëmundjeve infektive.

Ndërsa organizatat dhe qeveritë në të gjithë botën kërkojnë që qytetarët të praktikojnë distancën sociale për të ndihmuar në uljen e shkallës së infeksionit, bota dixhitale po u lejon njerëzve të mbajnë lidhjet dhe tregtinë si kurrë më parë.

Burimi: Visualcapitalist.com

j.l./ dita

March 19, 2020 14:38
Komento

4 Komente

  1. ganiu March 19, 16:15

    “Pandemitë që ndryshuan historinë e njerëzimit”
    si gjithnjë tituj i llogjikë.
    Këto pandemi kanë bërë historinë e njerëzimit, nuk e kanë ndryshuar.
    Ajo që lëm pas, çfar ka ndodhur në të shkuarën është histori dhe jo ajo që kemi qef, dëshirë, të ndodhë.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 March 20, 13:08

      gano vari teneqen!
      llogjikë nuk ka në shkrimet e gazekarisë tonë!!
      sipas tyre,lufta e trojës,ndryshoi historinë,ngritja e piramidave ndryshoi historinë,pra çdo gjë që ka ndodhur KA NDRYSHUAR HISTORINË??
      atëherë si paska qënë kjo histori e pa ndryshuar nga ngjarjet që kanë ndodhur në palnetin tonë??
      paradoks!
      të garantoj se nëse programon një kompiuter me këto parametra si ky “që ndryshon historinë” ka dy variante si mund të punojë kompiuteri:
      -nuk fillon të llogarisë
      -digjet një minutë pasi të ket filluar llogaritjen!!
      ka dhe një variant tjetër!!
      të shkruan në ekran “shko mor idiot,me kë tallesh ti”?

      Reply to this comment
  2. demo March 19, 18:18

    Keni harruar koleren qe shoi Athinen ne 356 para krishtit ne kohen e luftes me Sparten.
    dhe ne kohet e lashta keto epidemi kishin origjine Kinen dhe Indine.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 March 27, 13:00

      o dem
      në një anë ke të drejtë”athina gjithë bota”!!
      apo fol të flasim??
      purtha zuri dhe haitin nja 10 vjet më parë,por nuk quhet panemi o debil rracist!!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank