Panik në avionin e linjës Ankona-Tiranë, zjarr në kabinë

July 7, 2017 15:54

Panik në avionin e linjës Ankona-Tiranë, zjarr në kabinë

68 pasagjerë mes tyre shumica shqiptarë kanë kaluar minuta paniku në fluturim nga Ankona drejt Tiranës me avionin e kompanisë “Mistral Air”.

Shkak për këtë situatë janë bërë prania e tymit dhe flakëve në avion sipas raportimeve të mediave italiane teksa avioni është ngritur në fluturim drejt Tiranës.

Ky fluturim tashmë është anuluar ndërsa në ora 10:45 minuta ishte planifikuar nisja nga aeroporti “Marche” drejt aeroportit “Nënë Tereza”.

Avioni ka bërë ulje emergjentë duke u kthyer në pistë ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të vënë nën kontroll situatën.

Nga 68 udhëtarë dhe ekuipazhi i avionit nuk ka asnjë të lënduar.

 

July 7, 2017 15:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*