Panik në Kosovë, Hoti: Mbrëmë mund të jenë infektuar nga Covid me qindra qytetarë!

August 1, 2020 15:03

Panik në Kosovë, Hoti: Mbrëmë mund të jenë infektuar nga Covid me qindra qytetarë!

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë një paralajmërim për qytetarët, me një mesazh që përhap panik për të gjitha ata që janë bërë pjesë e grumbullimeve mbrëmjen e së premtes.

Sipas kryeministrit Hoti, të gjithë ata persona do të jenë prekur nga Covid dhe në javët e ardhshme qindra qytetarë pritet që të kërkojnë trajtim në spitale.

“Mbrëmë ka pasur grumbullim të madh të qytetarëve në disa qendra, që është në kundërshtim me masat e ndërmarra nga Qeveria, të rekomanduara nga IKSHP dhe profesionistët shëndetësorë. Në gjithë atë masë të njerëzve është e sigurt se ka pasur të prekur me COVID-19, që mund të jenë pa simptoma. Kushdo që ka qenë prezent aty, me gjasë e ka marrë virusin. Kjo nënkupton se në dy javët në vijim, qindra qytetarë që do të kërkojnë trajtim në spitale nga po të njëjtit mjekë, këshillat e të cilëve nuk po i respektojnë”, ka shkruar Kryeministri në një reagim në Facebook.

Deklarata e tij vjen pas lajmeve në mediat e Kosovës se në një qendër tregtare në Prizren mbrëmjen e djeshme pati tejmbushje me njerëz që qëndronin në lokale e restorante.

Më tej kryeministri paralajmëron se të gjithë ata që shkelin rregullat do të penalizohen.

l.h/ dita
August 1, 2020 15:03

Njoftim

Njoftim

Njoftim