Panik në Vlorë pas 25 të shtënave me kallashnikov, nisin hetimet

May 20, 2017 09:31

Panik në Vlorë pas 25 të shtënave me kallashnikov, nisin hetimet

Të shtëna me armë zjarri, dyshohet kallashnikov, në rrugën e Marinës kanë tronditur mbrëmë qytetarët në Vlorë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe deri tani thotë se janë gjendur rreth 25 gëzhoja në tokë në hyrje të rrugës në fshatin Kaninë.

Dyshohet për të shtëna në ajër por nuk dihet ende nëse është atentat apo jo. Paraprakisht thuhet se ka pasur perplasje mes dy personave.

vlora1

Policia ka ngritur grupe kontrolli në të gjitha pikat kyçe të qytetit bregdetar.

Raportohet se nuk ka persona të lënduar nga ngjarja dhe policia po kreh zonën për të gjetur autorët e dyshuar.

NJOFTIMI I POLICISE:

Rreth orës 23:15, në lagjen “Hajro Çakërri”, pranë vendit të quajtur “Bishti i Kalldrëmit” dyshohet se ka patur të shtëna me armë zjarri në ajër.

Grupi hetimor ka shkuar menjëherë ne vendngjarje dhe nuk ka konstatuar asnjë person të lënduar apo dëme të tjera.

Në vendngjarje policia ka gjetur dhe ka sekuestruar disa gëzhoja. Janë ngritur grupe kontrolli dhe po punohet për zbulimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

May 20, 2017 09:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*