Pankina e Australisë, De Biasi ka përballë një konkurrent të fortë

December 13, 2017 16:58

Pankina e Australisë, De Biasi ka përballë një konkurrent të fortë

Gianni de Biasi pak ditë më parë u përfol si një prej kandidatëve që mund të drejtojë përfaqësuesen e Australisë në Botërorin e verës së ardhshme, por duket se për trajnerin italian do të jetë përballë një konkurrent shumë i fortë.

Emri i tij është Luis Felipe Scolari.

Lajmin si kandidat e ka pohuar vetë trajneri brazilian, nga vendlindja e tij, ku ndodhet për pushime, pas largimit nga Kina, ku drejtonte Gunagzhou Evergrande. “Po është e vërtetë që jam kontaktuar, emri im është në radarët e tyre”, u shpreh Scolari.

Në këto kushte Gianni de Biasi do t’i ndajë shanset e tij për Botërorin e Rusisë me një emër të madh të futbollit botëror.

December 13, 2017 16:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*