“Panorama Ylber”, një vepër arti unike

May 2, 2018 08:50 Updated

“Panorama Ylber”, një vepër arti unike

Bota përmban kaq shumë mrekulli, dhe një ndër to është dhe “Panorama Ylber”. E krijuar nga artisti danez-islandez, Olafur Eliasson, në vitin 2011 qyteti i Arosit në Danimarkë do të bëhej zotërues i kësaj forme të veçantë të të parit vetveten.

“Panorama Ylber”  është një vepër arti në formë rrethore, 150 metra e gjatë dhe tre metra e gjerë, dhe është quajtur “Ylber” pikërisht për pikasjen e të gjitha ngjyrave të spektrit. E montuar në kolona të hollë dhe me një diametër prej 52 metrash, ky krijim spektakolar shtrihet nga njëra anë në tjetrën.

Një përshkrim i detajuar

Ka dy shkallë dhe ashensorë për t’i siguruar vizitorëve në muze lehtësira në qasjen e panoramës me ngjyrat e ylberit. Pas ngjitjes, ata mund të shëtisin nëpër rrugën rrethore panoramike, e cila i ofron një pamje fantastike të qytetit.

Sipërfaqja aktuale e çatisë (1500 metra katrorë) është e mbuluar me drurë, duke e shndërruar kështu ambjentin në një zonë rekreative unike, si dhe i mundëson një platformë shikimi vizitorëve në muze që gjendet rreth pesëdhjetë metra nga niveli i rrugës.

Përshkrimi i vetë artistit, për punën e tij:

” “Panorama Ylber” krijon një dialog me arkitekturën ekzistuese dhe përforcon atë që tashmë ishte aty, që do të thotë pikëpamje ndryshe për të gjithë qytetin. Kam krijuar një hapësirë ​​që pothuajse mund të thuhet se ka aftësi të fshijë kufijtë brenda dhe jashtë – një vend ku bëheni pak të pasigurt, sikurse mund të ndiheni përballë një vepre arti apo në një muze. Kjo pasiguri është e rëndësishme për mua, sepse inkurajon njerëzit të mendojnë dhe të ndjejnë përtej kufijve brenda të cilave ata janë mësuar të funksionojnë.”

s.a/dita

May 2, 2018 08:50 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*