Panucci bën “prapakthehu”, grumbullon Ergys Kaçen

September 9, 2018 13:10

Panucci bën “prapakthehu”, grumbullon Ergys Kaçen

 

Ndonëse gazetarëve u tha se jeni të painformuar në lidhje me aktivizimin e Ergys Kaçes, sot Christian Panucci ka bërë prapakthehu.

Trajneri i ekipit kombëtar ka thirrur mesfushorin Ergys Kaçe, për të qenë pjesë e përfaqësueses për ndeshjen kundër Skocisë, që do të luhet nesër. Ndonëse lajmi nuk është dhënë zyrtarisht nga Federata Shqiptare e Futbollit, është mesfushori që zbulon grumbullimin e tij me ekipin kombëtar. Kaçe ka publikuar një foto në “Instragam”, ku shfaqet në dhomën e hotelit së bashku me portierin e Kombëtares Thomas Strakosha.

Pas kësaj fotoje, lajmi për grumbullimin e Ergys Kaçes është konfirmuar zyrtarisht, por as këtë herë jo nga FSHF. Ka qenë prezenca e futbollistit në seancën stërvitore të paradites në “Elbasan Arena”, që mbyll përfundimisht dilemat për rikthimin e mesfushorit në kombëtare. Thirrja me urgjencë e Ergys Kaçes tregon edhe njëherë paqartësi të stafit teknik të ekipit përfaqësues.

Pas stërvitjes në Elbasan, skuadra do të niste drejt Skocisë për të pritur të hënën për zhvillimin e ndeshjes. Edhe në këtë sfidë synimi do të jetë i qartë, marrja e tre pikëve ndaj një kundërshtari, që në ndeshjet e fundit ka pasur probleme.

Gjithsesi grumbullimi i Kaçes pritet të shoqërohet me ndryshime në modulin e lojës të ekipit tonë.

a.s/dita

September 9, 2018 13:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*