Panucci flet nga Turqia për lojtarët e dëmtuar… “duhet të jemi profesionistë”

November 12, 2017 17:42

Panucci flet nga Turqia për lojtarët e dëmtuar… “duhet të jemi profesionistë”

Trajneri i kombëtares Kristian Panucci, ka folur në një konferencë për shtyp nga Antalia, një ditë para ndeshjes me Turqinë.

Ai foli për ditët e grumbullimit, si dhe për lojtarët e dëmtuar të cilët ishin pjesë e grupit, edhe pse pa qenë në gjendje për të luajtur.

“Këto kanë qenë ditë intensive për ekipin. Kemi punuar në të gjitha aspektet, dhe jam i kënaqur me atë që çunat kanë treguar në stërvitje, duke ditur se kjo është një periudhë e ngjeshur edhe me klubet e tyre.”

“Duhet të jemi profesionistë. Lojtarët e dëmtuar duhet të sjellin një rezonancë apo një eko me vete. Mjeku i ekipit kombëtar duhet ta vlerësojë nëse është i gatshëm për lojë apo jo. Federata në këtë rast ka vepruar në mënyrë profesionale. Strakosha ishte rast i veçantë, pasi këtë të enjte iu shfaqën probleme të vjetra të dëmtimit. Ndërsa kur pyesja Latifin, më përgjigjes se ishte mirë.”

“Këtu po flisni për Alijin. Para se të jemi skuadër, jemi familje, dhe duhet të mbështesim lojtarët edhe në ditët e tyre të vështira. Aliji është një lojtar i nivelit europian dhe ka qenë edhe më parë pjesë e grupit. Gjatë javës ka punuar shumë, edhe pse nuk është i gatshëm për 90 minuta lojë.” përfundoi trajneri italian.

November 12, 2017 17:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*