Panucci nuk heq dorë, padi e re ndaj Nishanit. Gjykata pranon kërkesën

September 17, 2018 15:32

Panucci nuk heq dorë, padi e re ndaj Nishanit. Gjykata pranon kërkesën

 

Pak ditë më vonë padia e riformuluar e trajnerit të kombëtares është pranuar nga gjykata. Panucci kërkon dëmshpërblim 100 mijë euro nga ish-presidenti Nishani.

Padia e parë u kundërshtua nga gjykata se ishte e parregullt. Këtë herë, gjyqtarja Anila Karanxha e ka konstatuar të saktë padinë e Panuccit dhe i ka lënë 30 ditë kohë palës së paditur, ish-presidentit të Republikës, Bujar Nishanit që të përgatisë mbrojtjen si dhe të paraqesë provat e tij.

Pasi të dy palët në proces të kenë sjellë secili provat dhe argumentet e tyre ligjore, gjyqtarja Anila Karanxha do të caktojë një datë për seancën gjyqësore.

Padia civile e trajnerit të Kombëtares Panucci ndaj ish-presidentit Nishani, ka të bëjë me një reagim të Nishanit pas ndeshjes miqësore Kosovë-Shqipëri, ndeshje në të cilën Shqipëria u mund me rezultatin 3 me 0.

Pas kësaj ndeshje Nishani, reagoi me një deklaratë në rrjetet sociale, ku e ka cilësuar trajnerin Panucci si një sharlatan që shkatërroi edhe atë që ishte ngritur. Për këtë reagim të ish-presidentit të Republikës, trajneri i kombëtares kërkon 100 mijë euro në formë dëmshpërblimi për dëmin moral që i është shkaktuar figurës së tij në publik.

Ky është precedenti i parë që trajneri i kombëtares së futbollit kërkon një dëmshpërblim të tillë për reagimet nga njerëz të politikës apo ish-drejtues të lartë të shtetit, pas humbjes së ekipit kombëtar.

l.h/ dita

September 17, 2018 15:32
Komento

5 Komente

  1. Arber iliri September 17, 16:14

    Ti paguaje e kjo te behet mesim per te tjere qe flasim qesim.

    Reply to this comment
  2. Dodona mbi Tomorr September 17, 16:34

    Ore Panuci!Po a e di ti se Ky Nishani ishte antar i PD edhe kur ishte president ,pa le qe ka qene minister i brendshem bile Agua i ka dhene titullin “Nderi i Laberise”, si e padit ti kaq lehte pa i marre parasysh te gjitha keto? Nuk ke frike se mund ta humbesh gjyqin , sikur edhe vetem me mjeren nga keto “ofiqe”

    Reply to this comment
  3. Dodona mbi Tomorr September 17, 16:36

    Ore Panuci!Po a e di ti se Ky Nishani ishte antar i PD edhe kur ishte president ,pa le qe ka qene minister i brendshem bile Agua i ka dhene titullin “Nderi i Laberise”, si e padit ti kaq lehte pa i marre parasysh te gjitha keto? Nuk ke frike se mund ta humbesh gjyqin , sikur edhe vetem me njeren nga keto “ofiqe”

    Reply to this comment
  4. Arben September 17, 16:42

    Gje e mire, po di gje ku panuci qe ate gjyqtarin e ka emeruar nishani te tille??

    Reply to this comment
  5. MH September 18, 12:46

    Qe Panuci t’ia nxjerrin per hundesh 100 000 ero as te mos diskutohet.Por Panuci duhet ta dije qe Nishanlia ka nji mbeske qe 2 -3 here ti sjellin faqoret ne publik fiton aq sa 100 mishja vlene sa nji hund burnet.Pa le po te cirkuoje ne vertikale,apo ne nji hu bazhdarit si pune dyrek anije.Sa vete shuma.
    Keshtuqe mos te presin nji muaj.Po krejeni gjyqin sa ma shpejt,Banditit Nishanlie se,ngjan ma shume si vemje qenefit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*