Panucci: Shqipëria, e hapur për këdo! Miqësoret, rëndësi për Ligën e Kombeve

May 28, 2018 19:03

Panucci: Shqipëria, e hapur për këdo! Miqësoret, rëndësi për Ligën e Kombeve

 

Në vigjilje të miqësores mes Shqipërisë dhe Kosovës, trajneri Panucci, mbrojtësi Hysaj dhe portieri Berisha kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Trajneri italian i kuqezinjve ka theksuar edhe njëherë se Kombëtarja shqiptare mbetet e hapur për të gjithë, përfshi edhe lojtarë nga kampionati shqiptar.

Në Shqipëri ka lojtarë të mirë si Sindrit Guri, i cili duhet të tregojë tashmë atë që di të bëjë dhe se di ta bëjë edhe më mirë”, tha ai.

Lojtarë të tjerë nga kampionati shqiptar? “Mirë se të vijnë”, – tha Panucci, i cili shtoi se këta lojtarë duhet të bëjnë maksimumin për të qenë pjesë e ekipit kombëtar.

Sa u përket dy miqësoreve, Panucci theksoi se do të jenë të rëndësishme, sepse do të formojnë grupin për Ligën e Kombeve. “Jam i bindur se kemi një grup të mirë lojtarësh, me të cilët do të mund të fitojmë grupin tonë në këtë kompeticion”, tha trajneri italian. Megjithatë, ai pret sinjale nga vet lojtarët.

“Kombëtarja jonë ka emisarë në të gjithë Europën për të parë nëse ka ndonjë lojtar interesant. Janë të mirëseardhur të gjithë, siç ndodhi me Gurin, një lojtar serioz që punon shumë, por që shpresoj të ketë edhe zgjuarsinë për t’u rritur edhe më shumë”, tha Panucci.

Mbrojtësi Hysaj dhe portieri Berisha ishin të njëzëshëm kur theksuan rëndësinë e miqësoreve, që do të japin të dhënat e para të përgatitjeve për kualifikimin në grupin e Ligës së Kombeve.

l.h/ dita

May 28, 2018 19:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*