Panucci: Stadiumet italiane janë qesharake, edhe Shqipëria është më mirë

August 27, 2018 16:51

Panucci: Stadiumet italiane janë qesharake, edhe Shqipëria është më mirë

Trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci, ka folur për “Il Romanista” për problemin e verdhekuqve, që është mungesa e një stadiumi.

Pasi u pyet se çfarë duhet të bëjë Roma për të ngushtuar diferencat me skuadrat më të mëdha, Panucci u shpreh:

“Stadiumin. Kjo është mënyra e vetme. Kur Roma të ketë impiantin e vet do të jetë kënaqësi. Nuk është një problem i vetëm këtij klubi, por i futbollit italian në përgjithësi. Kemi stadiume që na bëjnë të qeshim, vetëm Juventusi mes klubeve më të mira e ka atë dhe po fiton.

Ai theksoi se impianti është një faktor me rëndësi të madhe.

“Madje edhe Federata Shqiptare po ndërton stadiumin e saj. Si është e mundur që në Itali ka kaq shumë vështirësi?”- tha Panucci drejt fundit të intervistës.

s.a/dita

August 27, 2018 16:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*