Paolo Maldini: UEFA ka nevojë për Milanin

August 31, 2018 17:31

Paolo Maldini: UEFA ka nevojë për Milanin

 

Olympiacos, Betis dhe Dudelange: ky do të jetë grupi i Milan në Europa League. “Jemi të kënaqur, është një grup ku patjetër synojmë kualifikimin, – ka komentuar Paolo Maldini nga Montekarlo. – Duam të shkojmë sa më larg të jetë e mundur në këtë veprimtari që nuk nënvlerësohet më. Mund të bëjmë një punë të mirë në Europë dhe të renditemi mes katër vendeve të para të kampionatit.”

Kuqezinjtë rrezikuan të mos merrnin pjesë në Europa League: “UEFA ka nevojë për Milan. Nëse do të jemi të aftë me bilancet nuk do të ketë më probleme të tilla.”

Për ish-kapitenin e Milan ka qenë një lloj debutimi si drejtues. “Unë dhe Leonardo po i ndajmë detyrat. Jam i ri në postin e drejtuesit, por kam shumë përvojë nëm fushë. Punoj me Gattuso dhe flas me të çdo ditë dhe kjo është shumë e rëndësishme për ekipin, – tha Maldini. – Nuk do të zgjedhim precedencën mes Europa League dhe Serie A. Do t’i vlerësojmë të dyja.”

a.s/dita

August 31, 2018 17:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*