Papa Françesku: Bota drejt një lufte të madhe

November 3, 2017 10:14

Papa Françesku: Bota drejt një lufte të madhe

 

Nga vendi i shndërruar në simbol të tmerreve të Luftës së Dytë Botërore në Itali, Papa Françesku bëri një prej thirrjeve më të forta e emocionale kundër luftës.

“Bota po i drejtohet një lufte edhe më të madhe se sa ato të mëparshmet”, tha numri një i Vatikanit, pasi vizitoi varrezat e ushtarëve amerikanë ne qytezën e Nettunos.

Komentet i bëri gjatë një meshë në ambient të hapur për mijëra vetë, në ditën kur Katoliket kujtojnë të vdekurit.

“Kurrë me o Zot, kurrë me nga këto masakra të pakuptimta! Sot që bota është në luftë dhe po bëhet gati të hyjë edhe më e fuqishme në luftë duhet ta themi këtë… Me luftën humbet gjithçka”, deklaroi Papa Françesku.

Më pas Ati i Shenjtë vizitoi edhe memorialin e masakrave të Luftës së Dytë Botërore në Romë.

 

Fjalët e Papa Françeskut i bëjnë jehonë thirrjes së Papa Palit të 6, ne 4 tetor te 1965 kur tha para OKB, kurrë më luftë’.

Këtë vit u përkujtua edhe 100 vjetori i letrës se Benediktit XV për shtetet e përfshira në Luftën e Madhe, të cilave u kërkoi të ndalonin masakrat e pakuptimta.

Një apel të ngjashëm Papa Françesku ia beri kancelares Angela Merkel në një letër. “Uniteti në fusha të tilla ekonomike e sociale është në kontradiktë me dëshirën e vazhdueshme për konfrontime”, ishin fjalët që i drejtoi Ati i Shenjtë, Merkelit.

Ndërsa tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut janë rritur ndjeshëm muajt e fundit, Papa Françesku paralajmëroi se bota rrezikonte vetëvrasjen për shkak të armëve bërthamore.

November 3, 2017 10:14
Komento

4 Komente

  1. Shtetet e fuqishme pa lufte vdesin November 3, 12:19

    Feja ndaj eshte shpikur,per te krijuar lufte

    Reply to this comment
  2. Muhameti November 3, 12:27

    “…do ti ve gjysmehenen Shen Pjetrit ne maje dhe do ta bej Papen synet…”
    Keto kane qene synimet e Sulltan Mehmet Fahtiut para qindra vitesh. Ato sot jane prane realizimit, pa lufte fare. Me shumice votash, ku islamiket do votojne Pro dhe europianet e krishtere do mbyllen brenda nga frika dhe nuk do votojne. Islami e ka fitu davane ne Europe, ka futur e po fut perdite ushtare si refugjat apo emigrant. Papa kot ka frike per lufte. Pa lufte fare do realizohen synimet e Sulltan Mehmet Fahtiut. Sa te kemi Merkel Hanemin kanzelare qe na i hapi dyert e Europes nga brenda si Troja i hapi per Kalin grek ne lashtesi. Historia perseritet…

    Reply to this comment
  3. Besniku November 3, 16:48

    Vaticani gjithmone ka luajtur rol regresiv bote.
    Por Ky eshte nje Pape krejt i veçante.
    Une I urojj jete te gjate sinqerisht

    Reply to this comment
  4. Pellazgos November 3, 18:04

    Injoranca eshte semundja me e tmershme zoti Muhameti.
    Njeriu nga kafsha dallohet nga llogjika,nga ndergjegja,nga nderi dinjiteti.
    Atehere si thua ty qe mos te kishte Kal Troje? Si do behej drejtesi per nje grua te nje mbreti te rrembyer nga nje i pabese so Parisi?
    Kur vete mik tek nje shtepi,nuk i merr gruan tjetrit,por “njeriu” qe eshte viktime e propagandes dhe trushpelarjes.
    Dhe per kete padrejtesi apo rtembim vete Zotat u halmoren,ndryshe ky veprim merr masa te pa kontrolluara dhe shkaterruese.
    Sa per keto qe thote Zoti Pape,mire ishte qe mos te ngaterrohej me politike,me takime me Presidente,ky nuk eshte Pape por kryetate shteti me ambasadore,me banka,me propagande.
    Mjaft ka trasheguar njeriu vese nga Natyra por kemi edhe semundjen e Dogmave qe misioni i tyre eshte lufta kunder njeri tjetrit ne emer te “Zotit”.
    Akoma me keto perralla tek te semuret e Dogmes qe i vene pas?
    Kush eshte ai Idiot qe beson qe Krishti u ngjall.Keta jane me kater kembe ose kujtojne se te tjeret qe i besojne jane me te vertete me kater kembe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*