Papa Françesku do të vizitojë Emiratet e Bashkuara Arabe

December 6, 2018 15:08

Papa Françesku do të vizitojë Emiratet e Bashkuara Arabe

Papa Françesku do të vizitojë Abu Dabin më 3 dhe 5 shkurt për të marrë pjesë në një takim ndër-fetar për “Vëllazërinë njerëzore”, njoftoi sot zëdhënësi i Vatikanit.

Ati i Shenjtë i përgjigjet edhe një ftese të princit të kurorës të Abu Dabit, Mohammed ben Zayed Al-Nahyane dhe Kishës katolike të Emirateve të Bashkuara Arabe, sqaroi Vatikani.

Vizita do të zhvillohet menjëherë pas vizitës së tij në Panama për Ditët Botërore të Rinisë, nga 22 deri më 28 janar, dhe pak përpara vizitës së papës në Marok, të planifikuar për 30 dhe 31 Mars.

Për pjesën tjetër të vitit 2019, ai synon të udhëtojë në Japoni gjatë muajit shtator, dhe ka planifikuar gjithashtu një udhëtim në Madagaskar.

l.h/ dita

December 6, 2018 15:08
Komento

1 Koment

  1. Amin December 6, 17:36

    Mosha ben te veten, [paska rrjedhur, po dilka per pushime te zgjatura ne vendet arabe, do zoti me kete rast Papa Francesku behet synet dhe do te konvertohet ne mysliman.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*