Papa Françesku heq dënimin me vdekje nga “urdhërat” e kishës

August 2, 2018 17:15

Papa Françesku heq dënimin me vdekje nga “urdhërat” e kishës

 

Papa Françesku ka ndryshuar zyrtarisht qëndrimin e kishës në lidhje me dënimin me vdekje, duke thënë se kurrë nuk mund të sanksionohet sepse sipas tij “sulmon” dinjitetin e natyrshëm të të gjithë njerëzve.

Kreu i botës katolike e shpalli dënimin me vdekje si “të papranueshëm” në të gjitha rrethanat.

Vatikani tha të enjten se Papa Françesku kishte ndërhyrë në Katekizmin e Kishës Katolike për të pasqyruar kundërshtimin total ndaj dënimit me vdekje. Më parë, katekizmi e përmbante e kisha nuk përjashtonte mundësinë e dënimit me vdekje “nëse kjo është mënyra e vetme e mundshme për të mbrojtur në mënyrë efektive jetën njerëzore kundër agresorit të padrejtë”.

Por tani, në Mësimdhënien e re, e përfshirë në Katekizëm me Nr. 2267, thuhet se politika e mëparshme është e vjetruar, se ka mënyra të tjera për të mbrojtur të mirën e përbashkët dhe se kisha duhet të angazhojë veten për të punuar për t’i dhënë fund dënimit me vdekje.

“Kisha mëson, nën dritën e Ungjillit, se dënimi me vdekje është i papranueshëm sepse është një sulm ndaj paprekshmërisë dhe dinjitetit të personit dhe ajo punon me vendosmëri për heqjen e saj në mbarë botën”, thuhet në tekstin e ri, i cili u miratua në maj, por u botua këtë të enjte.

Dënimi me vdekje është shfuqizuar në pjesën më të madhe të Evropës dhe Amerikës së Jugut, por është ende në fuqi në Shtetet e Bashkuara dhe në disa vende të Azisë, Afrikës dhe Lindjes së Mesme.

a.s/dita

August 2, 2018 17:15
Komento

5 Komente

  1. A.W. August 2, 17:52

    Nje Pape kukull i politikes Brukselit. Hoqi BE denimin me vdekje, heq dhe Papa gjithashtu nga qendrimi zyrtar i kishes. Nje nga shkaqet e bastardizimit te sistemit liberal (PSEUDO) eshte pa dyshim kjo heqje denimi me vdekje per vrases qe natyrisht nuk vrasin bij eurodeputetesh a prifterinj te Papes, por popull. Dhe vrasesin e mbron Brukseli duke i larguar denimin e merituar, e mbron dhe Papa qe vetem Pape nuk eshte por nje loder i interesave te nje politike deshtake qe vetquhet Liberale e ca me keq akoma, Demokraci liberale.

    Reply to this comment
  2. Mark .U.K August 2, 18:40

    AW.Si mund ti thuash kukull njeriut me me ndikim ne gjith boten more turkushak.

    Reply to this comment
  3. A.W. August 2, 20:38

    Ndikim ky dordolec me raso ka vetem te klandestinet qe mberrijne ne Europe aq sa ne Itali qarkullon nje anekdode e tille :
    Djali – Baba, pse ne Vatikan ka dy Pape ?(Ratzinger dhe Bergoglio)
    Babai – Sepse njeri eshte per kristianet, tjetri per myslimanet! (e ky eshte Bergoglio kukull i politikes mbushjes Europes me afrikane)

    Reply to this comment
  4. MH August 2, 21:14

    A.W.
    Zoti i besimi katolik e ka vendos me urdher te shenjet qe asnji njeri nuk ka te drejte ti marrin jeten tjetrit.Nese politika ka pri para me kete urdher.Nuk don te thote qe Papa tregohet kukull. Aspak.Papa mbeshtet ne urdherimet shenjeta dhe arrine konkluzionet kur asht e domosdoshme te jepen vendime.
    Une pres nga ky Pape modern perparimtare te marrin inisiativa ma te rendesishme e delikate.Te lejoje martesen si te prifterinjeve,ashtu dhe te murgeshave.Asht mekat te mos trashigohesh.Nese kete nuk e ka urdheri i Te’n Zot.Duhet ta diskutojne Vatikani.Ti kerkohet Zotit: Na fal o zot.Po mamire te martohemi se sa te biem ne skandandale te pa moraleshme..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*