Papa Françesku lehtëson rregullat e Kishës për abortin

September 1, 2015 16:59

Papa Françesku lehtëson rregullat e Kishës për abortin

Papa Françesku ka deklaruar se priftërinjtë katolikë do të lejohen të falin gratë që kanë kryer aborte dhe gjithashtu mjekët që kryejnë procedurën.

Gjithësesi, masa është vetëm e përkohshme në prag të Vitit Jubile, që zgjat nga 8 dhjetori deri më 26 nëntor të vitit të ardhshëm.

Në doktrinën e Katolicizmit, aborti konsiderohet një mëkat aq i rëndë saqë paralajmëron shkishërimin e personit.

Papa deklaroi se, “shumë gra besojnë se nuk kanë rrugë tjetër kur kryejnë abortin” dhe shtoi se, “kishte takuar aq shumë gra që mbajnë në zemër shenjën e këtij vendimi të dhimbshëm”.

Lehtësimi i rregullave shihet si një ndryshim rrënjësor në politikat e Kishës Katolike, që reflekton këndvështrimin e shfaqur të Papa Françeskut mbi dhembshurinë dhe mëshirimin.

“Kam vendosur të lejoj të gjithë priftërinjtë që për Vitin Jubile të shfajësojnë nga mëkati i abortit atë që e bën dhe atë që kërkon falje”, u shpreh ati i shenjtë.

 

September 1, 2015 16:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*