Papa Françesku pas vizitës: Shqipëria, një vend tërësisht europian

September 22, 2014 08:43

Papa Françesku pas vizitës: Shqipëria, një vend tërësisht europian

Papa Françesku ka treguar emocionet e tij për vizitën e tij në Tiranë, pas kthimit në Romë.

Duke folur me gazetarët që e shoqëronin në avion, Papa ka thënë:

“Pashë vuajtjet nga afër, prandaj u preka dhe u përlota”.

Ai tha se kishte dashur të përcillte një mesazh që shkon përtej Shqipërisë.

“Shqipëria është një vend tërësisht europian, pikërisht për kulturën e bashkëjetesës”, ka vijuar më tej ai.

“Shqiptari më shumë se tolerant bashkëjeton si vëlla me njëri tjetrin.

Nuk është tolerant, është vëlla, ka aftësinë e vëllazërisë, dhe kjo shihet në bashkëjetesën e tyre, në bashkëpunimin mes feve: myslimane, ortodoksë dhe katolikë. Bashkëpunojnë si vëllezër”, ka thënë Papa.

September 22, 2014 08:43
Komento

1 Koment

  1. Bashkim Pitarka September 22, 13:43

    Dicka sikur nuk shkonte ne ate meshe madheshtore para altarit te zotit.Vereni pamjen e sheshit para altarit te improvizuar ne kembet e shkalleve te Universitetit.Te me falin besimtaret katolike e orthodokse,myslimane e bektashinj,si dhe ata qe me shume mundim e perkushtim u moren me organizimin dhe pergatitjen e asaj meshe madheshtore,per te cilen duhen pergezuar, une si ateist nuk kam ditur e nuk kam mesuar asgje mbi liturgjite fetare as ne kishe e as ne xhami nuk jam falur,por nga feminia,kur ushtroheshin lireshem ritetet fetare si dhe dhe nga puna ne diplomaci kam mesuar se ne kishe e xhami qe te gjithe ata qe falen jane te barabarte para zotit.Pra ne faltore nuk ka protokoll.Prandaj mendoj se vendosja e perdorimi i vendit kryesor te sheshit me karrike dhe sidomos vendosja ne rradhet e para te politikaneve,ne rradhe te pare e te dyte,ishte me se i gabuar.Ne ate vend kryesor mund te ishin ulur se pari udheheqesit shpirtrore,drejtues te komuniteteve fetare shqiptare dhe te perndjekurit fetare dhe familjet e tyre,kishetare e besimtare te moshave te vjetra,te cilet ma do mendja se ishin menduar si personazhet kryesore ne ate procesion fetar.Personalitet politike mund te ishin vendosur nde ane te sheshit,ku qendronte ne kembe populli i thjeshte dhe jo para altarit.Te me falni por behej fjale per nje meshe te vecante te vete kreut te Kristianizmit Boteror,Papa Fraceskut dhe jo per nje kongres partie apo nje shfaqje “Gala” ne pallatin e Kongreseve!
    Sikur protokollin ta kish marre ne dore vete Vatikani apo kisha katolike shqiptare kete do te bente,do te nderonte ne rradhe te para ata qe jane perndjekur sepse i jane falur me frike ne zemer Jezu Krishtit dhe Nene Marijes e jane denuar e perndjekur per kete,si dhe kishetaret qe shkojne cdo te djele para altarit te Krishtit,qofshin ne kisha te qyteteve apo te fshatrave.Ndryshe prania e politikaneve dhe personaliteteve ne qender te asaj meshe,do te te merrej si grumbullim i mekatareve me te medhenj shqiptare qe presin te kerkojne meshire e te falen per mekatet e gabimet e tyre te shumta,qofte para zotit e qofte para popullit te tyre.Me siguri shumica derrmuese ne ate grumbullin te privilegjuarish, edhe aty para altarit dhe Papes,mund te kene qene ateiste dhe njerez qe s’kane pare kurre as salle kishe apo xhamije.U tha se ndokush mund te jete treguar edhe hatermbetur se nuk eshte ftuar ose nuk e kane sajdisur ne balle te asaj turme!
    Kam gjithashtu pershtypjen se prokolli synonte ta politizonte kete vizite historike,ndonese vete Papa dhe Vatikani kishin kemngulur se kjo vizite ishte per qellime te mirefillta fetare dhe si nderim e mirenjohje per popullin e shumevuajtur shqiptar dhe ne respekt te tolerances se tij shembullore nderfetare.Kjo,dhe vetem kjo e fundit,mund te kish nje karakter me nje kendveshtrim te qellimshem politik e social.Ne kete te fundit Papa dhe vizita e tij historike i vlejti se tepermi emrit dhe prestigjit te popullit shqiptar dhe vendit te shqiponjave ne bote dhe per kete duhet t’iu mbetemi mirenjohes dhe borxhlinj Papa Franceskut,ketij udheheqesi papal nga me populloret dhe me te perkushtuarit per te varfrit dhe te dobetit,si dhe paqes dhe drejtesise njerezore.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*