Papa Françesku refuzon makinën e blinduar për vizitën e tij në Tiranë

September 8, 2014 17:59

Papa Françesku refuzon makinën e blinduar për vizitën e tij në Tiranë

Vizita e Papa Françeskut në Tiranë më 21 shtator do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie.

Vizita e tij kulmon me meshën që do të mbahet në orën 11:00 në sheshin “Nënë Tereza”.

Në kuadër të masave të sigurisë, Garda e Shqipërisë ka njoftuar paraprakisht se hyrja e të gjithë të ftuarve duhet të bëhet deri në orën 09:00 të mëngjesit dhe më pas, nuk do të ketë mundësi të futet askush, pasi nuk lejohet nga Garda.

Sipas njoftimit të dhënë nga Konferenca e Ipeshkvnore e Shqipërisë, vendi i hyrjes do të jetë në rrugicën mes Universitetit të Arteve dhe Korpusit Qëndror të Universtitetit Politeknik.

Ndërkohë, Kisha Katolike Shqiptare, për të garantuar një vizitë të sigurtë të Papa Françeskut në Tiranë, ka kërkuar nga Vatikani një makinë të blinduar.

Por kjo kërkesë nuk është pranuar nga Selia e Shenjtë.

September 8, 2014 17:59
Komento

13 Komente

  1. nastradini September 8, 18:15

    PSE I DUHET MAKINA E BLINDUAR PAPA FRANCESKUT TE VATIKANIT

    kur ka guximin per te shkuar fare prane llogores se ANTIKRISHTIT gjakatar Enver Hoxha me Piramiden Komuniste ne mes te Tiranes hypur ne nje makine krejt ordinere? Mesiguri Papa Francesku don te bindet me syte e tij direkt jo pas xhamave te blinduar se kush ka qene ky DEMON sadist qe vrau dhe masakroi prifterinjte katolike here pa gjyqe fare here-here me gjyqe te sajuara nga Sigurimi i Shtetit dhe prishi Kishat e Zotit si nje ANTIKRISHT i vertete.

    Si do t’i pergjigjet politika jone kombetare nese Papa Francesku pyet per Piramiden e Enver Hoxhes dy hapa larg sheshit Nene Tereza si nje REZIL i vendit tone ne syte e Botes?

    So do te justifikojne pushtetaret tane te djeshem dhe te sotem faktin qe ANTIKRISHTI Enver Hoxha mbahet akoma si HERO me vendim te Kuvendit Popullor 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit?

    Ne kete situate absurde me te vertet Papa Franceskut nga Argjentina:

    NUK I DUHET MAKINA E BLINDUAR NE SHQYPNINE ENVERISTE.

    Reply to this comment
  2. Niko September 8, 19:14

    Po kurr te shikoj dhe bustin e satrapit Zogut qe e shiti shqiperin cfar duhet te mendoj Papa o nastro o agjenti U.D.B Papa nuk vjen per halet qe kemi lene pa pastruar por per harmonin e feve qe kane shqiptaret o nastro shko bej nje vizit tek psiqatrio te jesh ne regull kurr te mbaj fjalimin Papa pastaj nxir konkluzione

    Reply to this comment
    • nastradini September 8, 20:26

      Dasmen e Ahmet Zogut me Xheraldinen e ka bekuar Papa i Vatikanit, nderkohe seksin e jashteligjshem te Enver Hoxhes me Nexhmijen ne vilen e Bahri Omarit e ka vezhguar DJALLI nga Ferri bolshevik qe ishte edhe Kumbare e ciftit gjakatar dhe sadist Hoxha. Meso dhe lexo histori te VERTETE o fanatik enverist para se te fyesh nastradinin pa llogjike elementare.

      Reply to this comment
  3. PalokCuca September 8, 20:53

    Papa e di mire se nuk ka ba vaki qe edhe shqiptari me i keq te kete vrare mikun qe i shkel ne dere. Papa mirde te vije do e presi ndonese me buke e kripe ne vatrat tona>

    Reply to this comment
  4. PalokCuca September 8, 20:55

    Me falni per gabimet ortografike qe bera me siper. Papa asht i mirepritur per cdo shqiptar i cdo feje, krahine qofte. Miresevjen At i shenjte (Nje mysliman jam)

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi September 8, 21:09

      @@@ Mirë e ka Papa Françesku që nuk ka dashur makinë të blinduar? Asnjë shqiptar nuk e vret? Qejfi i shqiptarëve është të vrasin njëri-tjetrin !? Sidomos në vitet post 90 ? Tung!

      Reply to this comment
      • Makina e blinduar September 8, 21:34

        @Pëllumb zaimi

        Hahahahahahaha…
        Përgjigje fantastike. Ironi e hollë dhe komicitet i këndshëm.
        Përshëndetje nga fituesi i çmimeve këto ditët e fundit, por i censuruar dhe kësisoj me emër tjetër, si të isha ilegal. Ndryshe s’ më postojnë asgjë….

        Reply to this comment
        • Pëllumb zaimi September 9, 10:02

          Makina e blinduar? Ju mora vesh fare mirë? Faleminderit për vlerësimin dhe “urime për censurimin”! E dini pse po ju uroj,- sepse tani po ju krijojnë mundësinë që të vini njëqind maska e desktope sic u thoni ju dhe të bëheni politikan d.m.th i pasur? Fat të madh paske pasur miku im? Shiko,- ku do ta hedhësh kandidaturën për deputet që të vij dhe unë për ndihmë? Nëse nuk rrjedh pas teje, pikon ore pikon dhe unë si gjithë shqiptarët do bëj d.m.th “zamkën e bythës”? Kot fola,-e di që nuk kini këtë mëndje? Nuk ju pyeta “makinë e blinduar pellazgjike” është kjo juaja? Më ruaj një vënd. Më makinë të sigurt nuk ka prodhuar asnjë rracë tjetër? Çmimet t’i gëzoni,edhe të katërtin juria ka vendosur t’ja u japë? Menjëherë sapo mori vesh për censurën!? Nderime e përqafime! PS/ kujdes se mos shan prapë Anus-in nga makina e blinduar? Tung!

          Reply to this comment
          • Pellazgu September 9, 11:54

            @Pëllumb zaimi

            Hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha…

          • Pellazgu September 9, 11:56

            @Pëllumb zaimi

            Doli makina nga garazhi dhe tani ka marrë revan drejt hapësirave pellazgjike të etërve tanë…

  5. Pëllumb zaimi September 8, 21:07

    Mirë e ka . Papa. Françesku që nuk ka dashur makinë të blinduar? Asnjë shqiptar nuk e vret? Qejfi i shqiptarëve është të vrasin njëri-tjetrin !? Sidomos në vitet post 90 ? Tung!

    Reply to this comment
  6. erioni September 8, 21:27

    si gjithmone aty ku futen keta tanet, fjalen e merr servilizmi deri ne vetpercmim. Turp per kleriket shqiptare per kete kerkese antikombetare. Shume bukur ja paska dh…e Bergoglio

    Reply to this comment
  7. Makina e blinduar September 8, 21:36

    Papa nuk ka në plan të kalojë nga asnjëra anë e Rrugës së Kavajës, ndaj si duhet makina e blinduar…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*