Nënë Tereza bëhet Shën Tereza

September 4, 2016 11:27

Nënë Tereza bëhet Shën Tereza

Shën Tereza e Kalkutës. Nga sot e tutje, kështu do të njihet bamirësja e madhe me origjinë shqiptare.

Para mijëra të pranishmëve në shesh, ku binin në sy flamuj të Shqipërisë dhe Kosovës, Nënë Tereza iu bashkua listës së shenjtorëve të Kishës Katolike.

Nga sot, data 4 shtator do të njihet si dita e festës së Shenjtes Terezë.

Ceremonia e sotme në Vatikan përmbyll rrugëtimin e Nënë Terezës drejt shenjtërimit, një rrugëtim i shkurtër për të, krahasuar me kohën që u është dashur shumë shenjtëve të tjerë, kohë që në disa raste ka kërkuar edhe 5 shekuj.

“Sot po ju dorëzoj këtë figurë emblematike! Ajo qoftë modeli juaj i shenjtërimit! Ndoshta do të jetë e vështirë tha thërrasim Shën, por Shënjtëria e saj është kaq pranë nesh! Një Nënë që u bë Shenjt!”.

Këto ishin disa nga fjalët e Papa Françeskut në cermoninë e shenjtërimit të Nënë Terezës në Vatikan. Ai përcolli mesazhe dhembshurie.

“Vullnetarët nuk presin as falenderime, as mirënjohje. Secili prej nesh mund të thotë se sikurse Zoti erdhi të më takojë kur kisha nevojë, ashtu edhe unë po eci drejt Tij dhe dua t’u shkoj në ndihmë atyre që kanë nvojë, familjeve në krizë, të sëmurëve, të burgosurve, të dobtëve, emigrantëve, minorenëve të braktisur, ashtu sikurse edhe të moshuarve”, deklaroi Papa Françesku.

“Kudo qoftë një dorë që kërkon ndihmë, aty duhet të jetë prania jonë, dora e Kishës që mbështet dhe dhuron shpresë. Nënë Tereza ka qenë bujare, duke mundësuar pranimin për të gjithë dhe të mbrojtes së jetës njerëzore. Ajo është përkul mbi përsona që ishin braktisur nëpër rrugë duke u njohur dinjitetin që u ka dhënë Zoti”, vijoi ai.

Të mbajmë në zemër buzëqeshjen e saj, vijoi Ati i Shenjtë, dhe ta hapim zemrën për njerëzit që kanë humbur shpresën.

Ndërkohë, si për të shuar çdo dyshim dhe diskutim për prejardhjen e saj, lutja e parë në meshën e shenjtërimit u mbajt në gjuhën shqipe.

vatikan10

vatikan8

vatikan7

rama

vatikan6

September 4, 2016 11:27
Komento

3 Komente

  1. shen Nishani September 4, 17:55

    MOS HARROJME: E Kalkutes se nje shen Tereza ka qene shume kohe me pare.

    Reply to this comment
  2. fteri September 4, 18:24

    Populli shqiptar ka historinë e tijë shumë brilante
    *** Nënë Tereza është bartësja e forcës shpirtrore të popullit shqiptar dhe magazinë e mençurisë familjes dhe kombit që e lindi ,ajo cfilitoi gjithë jetën e sajë në shërbim të dashurisë ,dhëmbëshurisë për njeriun e sëmurë ,pa shprasë e të braktisur .Historia e ashpër shqiptare nga tëmerri i luftës i egërsisë njeriut ,tani
    hodhi vështrimin sërishë te njeriu i urtë fisnik e shpirtëmadhë. ,mbi figurën madhështore TË PËRMASAVE BOTRORE Nënë Terezen ,kombi nxori prijsen e madhe të botës ,pinjollen e fisit Arbërit që ndriçoi e pushtoi mendjet e njerzve,dhe do rrojë e trazhgoi brez pas brezi.

    Reply to this comment
  3. info analitike September 4, 18:39

    Lexoj neper media nga njerez dashakeqe pervec fyerjeve te disa ekstermisteve islamike edhe pyetje si “cfare ka bere Nene Tereza per Shqiperine”, “nuk ka ditur te flase shqip”. Tani keta njerez ende nuk kane kuptuar se Nene Tereza ia ka dedikuar jeten e saj njerezve te vuajtur neper bote dhe jo vetem Shqiperise. Eshte pikerisht misioni dhe veprimataria e saj ne kete drejtim qe e beri te njohur e te respektuar anembane botes. Kurre ndonjehere Shqiperia dhe te gjithe shqiptaret nuk kane pasur ambasadore me te mire dhe arsye krenarie me kete grua te imet e te thate por me nje fuqi njerezore te pakufi. Eshte pikerisht ky sherbimi me i mire qe ajo i ka bere kauzes se shqiptareve edhe atehere kur regjimi enverist me dashakeqesine qe e karakterizonte nuk e lejoi ate qe te hapte qendrat e saj ne Shqiperi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*