Papa Françesku: Zoti surprizon atëherë kur nuk e pret!
Nga Arkiva
“Askush nuk e pret, por Ai vjen e të tërheq”, shkruante Papa Françesku në rrjetin social “Twitter” përpara se të përgatitej për fjalimin e Pashkës në sheshin “Shën Pjetri” për të ashtuquajturin mesazh “Urbi et Orbi”.
“Besimi ynë nis mëngjesin e Pashkës. Jezusi është gjallë! Ky është edhe thelbi i mesazhit të të krishterëve”, vijonte postimi i Atit të Shenjtë.
“Befasitë e Zotit na bëjnë të lëvizim menjëherë, pa pritur aspak. Vrapojnë për të parë Pietron dhe Giovannin. Vrapojnë”, theksoi më tej Ati i Shenjtë Bergoglio, teksa fliste për “nxitimin” për të parë risinë e saposhpallur.
“Njerëzit vrapojnë dhe lënë gjithçka me të cilën ishin duke u marrë. Edhe një shtëpiake lë patatet në zjarr, sigurisht që do t’i gjejë të djegura kur të kthehet, por e rëndësishme është të vrapojë për të parë surprizën, atë që është shpallur”.
Duke vijuar më tej, Papa tha se “njoftimet e mira jepen gjithmonë me shpejtësi të madhe”.
“Tek Ungjilli ekziston një person që kërkon të marrë kohë, nuk kërkon të rrezikojë, por Zoti është i mirë dhe e pret me dashuri. Po flas për Tommason. Zoti ka durim edhe me ata që nuk vrapojnë. Ndaj duhet të bëjmë pyetjen: a jam i aftë të vrapoj me të tjerët, apo të përgjigjem gjithmonë me fjalët ‘nesër, nesër me kismet’ ?”.
Me rastin e Meshës së Pashkës që mbahet nga Papa Françesku, sheshi “Shën Pjetër” u blindua nga forcat e rendit.
Plot 10 mijë agjentë qarkullojnë në kryeqytetin italian, ndërsa kontrolle ushtrohen edhe në periferitë apo aeroporte.
a.s/dita
Ashtuqofte i nderuar Papa Francesco ,
ne Shqiptaret qysh prej stergjysheve tane ,
jemi duke pritur ate Moment Magjik ne kte jete ,
por duket t’na ket kaluar Tangent ajo Suprize
aq e deshiruar .
Shpresojm akoma qe i madhi Zote ,
te mos ket abandonuar Planetin Toke ,
i pushtuar nga Djalli
Ashtu eshte o Papul. Zoti na suprizoi kur ndertoi prape Kishen e Elbasanit me 80 milione Euro te grabitura nga arka e shtetit shqiptar. Qe Edi Rama ja pagoi Odeta Nishanit per tja falur token Kishes.
Pranon zoti dhurata te tilla nga nje popull qe nuk ka rruge Kombetare?
Mekat..