Papa mbërrin në Irlandë, tani jo më “shkëmb” i Katolicizmit

August 25, 2018 14:45

Papa mbërrin në Irlandë, tani jo më “shkëmb” i Katolicizmit

 

Papa Françesku mbërriti në Irlandë në mesin e një vizite të ngarkuar me emocione, përballë një shoqërie të transformuar rrënjësisht që prej vizitës së fundit papnore atje, 39 vite më parë, por edhe të përfshirë nga skandalet e abuzimit që kanë pllakosur Kishën Katolike.

Mbi tre të katërtat e popullsisë irlandeze vërshuan në vitin 1979 për të parë Gjon Palin e II-të, në kohën kur divorci dhe metodat kontraceptive në vend konsideroheshin të jashtëligjshme.

Sot, Irlanda nuk është më katolike e palëkundur dhe gjatë këtyre 3 viteve të fundit, votuesit atje kanë miratuar abortin dhe martesën mes personave të të njëjtit seks, duke sfiduar kështu vullnetin e kishës.

Numri i njerëzve që do të mbidhet në rrugë për të përshëndetur Atin e Shenjtë, apo edhe në shërbesat e hapura të tij, pritet të jetë më i vogël sesa ai i irlandezëve që përshëndetën Papën Vojtila, gjë që dëshmon se ai që ishte dikur shkëmbi i katolicizmit irlandez është gërryer, që kur nisën të dilnin për herë të parë në dritë skandalet e abuzimit të fëmijëve në vitet ’90.

“Kisha Katolike është ende shumë pjesë e shoqërisë sonë, por jo në qendër të saj, siç ishte 4 dekada më parë”, tha kryeministri Leo Varadkar, i cili vitin e kaluar u bë kreu i parë homoseksual i Irlandës, për BBC-në përpara vizitës.

Në mbërritjen e tij, Papën Françesku kishte dalë për ta pritur ministri i Jashtëm, Simone Coveney, dhe disa peshkopë. Vizitën dyditore, Papa argjentinas e nis duke takuar presidentin Michael D. Higgins dhe kreun e ekzekutivit, Varadkar, që ka premtuar ta sfidojë Atin e Shenjtë me kërkesën të bëhet më shumë për menaxhimin e krizës së abuzimeve.

l.h/ dita

August 25, 2018 14:45

Njoftim

Njoftim