Papa: Pas “Brukselit” qëndrojnë trafikantët e armëve

March 25, 2016 16:07

Papa: Pas “Brukselit” qëndrojnë trafikantët e armëve

Papa Francesku dha një mesazh të fortë në ceremoninë e “Larjes së Këmbëve”, pak ditë pas sulmeve terroriste në Bruksel.

Ati i Shenjte zgjodhi Qendrën e Emigrantëve në KastelNuovo di Porto, pranë Romës, për gjestin e paqes që i paraprin Pashkës.

Duke iu referuar atentateve, ai tha:Pas atij akti janë fabrikuesit dhe trafikantët e armëve që kërkojnë gjak dhe jo paqe. Të gjithë ne themi jemi të ndryshëm, kemi kultura dhe besime të ndryshme, por në fund jemi vëllezër dhe duam të jetojmë në paqe”.

Papa u lau dhe puthi këmbët 12 personave, punonjësit të qendrës dhe 11 emigrantëve, mes të cilëve, tre myslimanë dhe një hindu.

Është hera e parë që në këtë ceremoni marrin pjesë edhe gra.

Sipas një sondazhi të kryer nga WIN/Gallup International, Papa Fracesku është më popullor se çdo udhëheqës politik në botë. Pas tij, renditen presidenti amerikan Barak Obama dhe kryeministri britanik David Cameron.

March 25, 2016 16:07
Komento

3 Komente

  1. pushtim pa arme March 25, 16:54

    Papa flet per Paqe por…keshtu si po vijne punet mbase vitin tjeter do laje kembet e xhihadisteve te ISIS, jo nje dite, por gjithe vitin kalendarik kristian. Atehere do lutet qe President ne USA te jete Donald Trump…

    Reply to this comment
  2. A.GRAMSH March 25, 17:14

    DIHET PO EMRAT PSE NUK I THUA O ‘ATI I SHENJTE’—-KRISHTI PER KETE U KRYQEZUA SE U NGRIT KUNDER KRIMIT KORRUPSIONIT E KONDRABANDES E TRAFIKUT NE JERUZALEM!?Kondrabandistet,trafikantet salisjanet e socialSSalistet nuk dime nese e ke marre vesh :Te kane ngritur bust per se gjalli qe ti ‘SHPETOSH NGA MEKATET E KRIMIT 25 VJET NDAJ KETI POPULLI’!

    Reply to this comment
  3. Arben March 25, 18:47

    KALLASHNIKOVET E PERDORURA NE MASAKREN E PARISIT, KISHIN ARDHUR NGA “SHOQATA E ARMEVE” TE FLORIDA NE SHBA.

    KJO SHOQATE NJIHET SE KA SHERBYER SI MBULESE PER CIA, PER FURNIZIME TE TILLA ME ARME GJATE REVOLUCIONIT IRANIAN DHE RREBELIMEVE NE AMERIKEN QENDRORE.

    PER KETA TRAFIKANTE, BESOJ E KA PAPA.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*