Papandreu kundër Demokracisë së Re: Shumë forca po përpiqen të bjerrin bashkëjetesën në Ballkan

June 15, 2018 11:20

Papandreu kundër Demokracisë së Re: Shumë forca po përpiqen të bjerrin bashkëjetesën në Ballkan

 

Ish-kryeministri socialist i Greqisë, George Papandreu lëshoi kritika të ashpra ndaj qëndrimit që po mban opozita greke për marrëveshjen e emrit me Maqedoninë.

Pa mohuar vetkënaqësinë e qeverisë së Aleksis Cipras dhe mungesën e një fryme  të pajtimit kombëtar, Papandreu thotë se marrëveshja e propozuar është një pikënisje dhe një mundësi reale për zgjidhjen përfundimtare të konfliktit, duke nënvizuar faktin se “qeveria pro-evropiane e Shkupit e kupton se pa kompromis të ndërsjelltë nuk mund të ketë zgjidhje.”

“Konteksti i këtij vendimi i dha një dimension të ri përpjekjeve të nisura në vitin 1995 nga qeveria e Andreas Papandreu.

Një çështje që tani, më shumë se kurrë është në interesin tonë për t’u zgjidhur, me një zgjidhje që është e qëndrueshme dhe reciprokisht e pranueshme. Në historinë tonë të re, çështjet kryesore kombëtare kanë provokuar shpesh ndarje që kanë sjellë rezultate negative, madje edhe katastrofike.

Prandaj, si qeveria dhe opozita, duhet t’i trajtojë seriozisht dhe me përgjegjësi, duke u fokusuar në interesin e madh patriotik dhe jo në përfitime të vogla. Ndarja në patriotë dhe tradhëtarë është jashtëzakonisht e rrezikshme.

Ajo i jep hapësirë ​​për manovrim të të gjitha llojeve të interesave. Në një këndvështrim të tillë kritik, cili është qëndrimi i opozitës kryesore? Ajo përpiqet të shmangë kostot politike madje duke mos qenë në përputhje me kontekstin specifik kombëtar që kemi rënë dakord. Ajo madje ankohet për vendimet e saj duke u përpjekur të mos ndryshojë asgjë. Pra, kur gjërat bëhen të vështira ajo vetëm rrit kritikat sterile dhe retorikën. Ne i themi JO refuzimit të Demokracisë së Re, pasi nuk rezulton një qëndrimi i vërtetë patriotik, por një oportunizëm i dëmshëm.

Kjo është një kohë e dominuar nga paqëndrueshmëri ndërkombëtare, ku Turqia bën përpjekje për të margjinalizuar Greqinë, ndërsa shumë forca po përpiqen me çdo mjet të bjerrin hapësirën e bashkëjetesës në Ballkan”, ka deklaruar Papandreu, sipas Respublica-s.

a.s/dita

June 15, 2018 11:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*