Paqe në “Signal Iduna Park”, gjysmëfinalisti vendoset në Liverpool

April 8, 2016 09:20

Paqe në “Signal Iduna Park”, gjysmëfinalisti vendoset në Liverpool

Përfundon me rezultatin 1:1 ndeshja e parë midis Borussia Dortmund dhe Liverpool. Një rezultat që me siguri do t’i ketë lënë të kënaqur të dy ekipet teksa çdo gjë mbetet e hapur në ndeshjen e kthimit të enjten tjetër. Ishte Liverpool ekipi që kaloi i pari në avantazh me anë të Origi-t megjithëse Dortmund po kontrollonte lojën. Nuk vonon kundërpërgjigja e Dortmund me anë të Hummels, i cili padyshim ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë.

Është Borussia e cila ka rastin e parë të ndeshjes në minutën e 18-të teksa Mkhitarian godet nga brenda zonës por Sakho bllokon gjuajtjen duke shpëtuar Mingolet të dorëzuar. Megjithëse presioni i vendasve sa vinte e shtohej, është Liverpool që shënon në momentin më të mirë të Borussia-s me anë të një kundërsulmi në minutën e 36-të. Pas një pasimi të Milner, Origi stopin mirë topin, arrin të ruajë qetësinë dhe godet në të djathtë të Weidenfeller duke kaluar miqtë në avantazh. Në minutën e fundit të shtesës Origi ka një tjetër mundësi për të dyfishuar rezultatin por Weidenfeller bën shumë mirë duke i bllokuar rrezen belgut.

Borussia nuk harxhon kohë dhe gjen menjë herë golin e barazimit vetëm tre minuta pasi kishte filluar pjesa e dytë. Është Mats Hummels që shënon me kokë pas një topi të ardhur nga një goditje këndore. Liverpool kërkon të rimarrë avantazhin por Weidenfeller po pret çdo gjë që vjen drejt tij. Minutat kalojnë dhe të dy ekipet janë në kërkim të vazhdueshëm të golit, megjithëse tempi sa vjen e ulet dhe ekipet po mendojnë më shumë për mos të pësuar gol. As minutat e fundit nuk sjellin asnjë ndryshim rezultati teksa duhet të presim javën e ardhshme për t’u njohur me fituesin.

April 8, 2016 09:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*