Para-Demokracia (kur Kaç Islami erdhi të fshihej me pardesy grash në studion time)

Nga PAJTIM LUTAJ April 30, 2013 09:05

Para-Demokracia (kur Kaç Islami erdhi të fshihej me pardesy grash në studion time)

Pranvera e këtij viti, 2013, i gjen shqiptarët anembanë globit më tê bashkuar se kurrë por edhe më të motivuar për t’ju bashkangjitur familjes Europiane. 100 vjet më parë, në Maj 1913,  konferenca e Londrës e ndau kombin tonë në disa pjesë. Në këtë jubilé Shqiptarët ndihen krenar se politikanët e botës e «korigjuan» gabimin e 100 viteve më parë, i mundësuan Kosovës mëvetësinë. Rreth 90 vjet kombi Shqiptar e ka kujtuar me dhimbje këtë konference por shekulli i porsa nisur duket i mbare…do t’ju prij shqiptarëve. Por, sa po e justifikojnë politikanët tanë këtë trend? Pak, ndoshta aspak për mendimin tim. Konformizmi ka gllabëruar sistemin dhe pushtetet e të gjitha nivelve, individët po mohojnë vetveten por edhe besimin që u dhanë votuesit. Shëmbulli me tipik është atentati kriminal që iu bë javët e fundit demokracisë së vendit dhe kryesisht garantuesit të votës së lire, Komisionit Qëndror Zgjedhor;  nga një pseudomaxhorancë lilipute dhe e cunguar. Nuk kam patur asnjeherë iluzionin se pushteti i Sali Berishës, i provuar dhe i sprovuar për keq-qeverisje, fakt ky tashmë i kuptuar dhe i pranuar edhe nga faktori ndërkombëtar…  do të bënte ndonjë të mirë demokracisë së ketij vendi. Koha e provojë se pushteti aktual ka transformuar sloganin mitik «Liberté-Egalité-Fraternité» në «Padrejtësi-Pabesi-Paaftësi».  Por kurrë nuk e kam menduar dhe as shkuar nëpërmend se kjo «maxhorance» e ardhur në pushtet me vota të vjedhura dhe pasi u mbajt në pushtet me paterica për më shumë se tre vjet; do të mundëte të qëndronte akoma në zyrat e pushtetit të pamerituar duke përdorur mercenarët, të cilët me votat e trafikuara në parlament penguan rrëzimin e qeverisë Berisha dhe më keq akoma votuan amendamente të sajuara për shkarkimin e njerit prej perfaqesueseve të KQZ-së; futen në krizë institucionale dhe konstitucionale vendin. E pranoje diversitetin e mendimit dhe lirine e votës së tyre por nuk mund të parnojë,  përdorimin e tyre deri në ekstrem për të justifikuar votën. Unë nuk gjejë asnjë argument për të justifikuar atë veprim, por dua t’ju them se justifikimi «për inat të Edi Ramës» nuk i shfajëson, Edi Rama është kryetari i PSSH, por jo  e majta shqiptare, kauzen e të ciles e kemi mbrojtur me aq mund përball verbërisë së pozitës. Nuk ka llogjikë që mund të pranojë që përgjat një legjislacioni 7 deputet të transformojne votat e zgjedhësve në anë të kundërt të vullnetit te tyre;për te ndërtuar një pushtet antidemokratik.

Nëpërmjet këtij shkrimi do të doja t’ju kërkojë falje Mallakastrioteve por edhe gjithë votuesëve të së majtes Shqiptare që kam përkrahur, promovuar por edhe mbrojtur fizikisht Kastriot Islamin; njerin prej ish-drejtueseve më të lartë të shtetit, tashmë i përdoruri më i lartë i pushtetit antidemokratik të Sali Berishës. Nuk e bëj këtë për të përcaktuar nëse është Kaçi i Zi (sipas Berishes dhe popullit) apo Kaçi i Bardhë (sipas Berishes kur i duhen kokrrat) se këte e keni parë e lexuar gjate gjthë javes së kaluar nëpër ekrane dhe blogje ku Kaçi mundohej  të mbronte nderin duke justifikuar «virgjerine» që ja prishen «Jakubinet». … Ciçolina do ta kishte zili!!

Me qëllimin që lexuesi të kuptojë këte ndjesë publike , jam i detyruar tju ekspozojë një fragment nga ditari im i periudhës shkurt-mars e vitit të mbrapsht 1997.

«… një pasdite të kthjelltë fillim-marsi, pa rënë akoma muzgu bie zilja e derës së vilës. Zakonisht nga kjo hyrje vinin pacientet, por meqënëse koha ishte e papërshtatëshme dhe situata e rendit e trazuar, shkova vet të shifja kush ishte. Pasi hapa derën paraqiten dy persona, i pari më prezantohet si shoqeruesi i Kastriot Islamit, Qakua. Pas Qakos vërejta nje person të shkurtër, të ngjeshur, i veshur me një pardesy grash bojiqielli që e mbulonte deri edhe këpucët dhe me kapuc  që i kishte mbuluar pothuajse gjithë fytyren. Për një moment mendova se mos kishte sjellë gruan për vizitë, por në çast Qakua mu afrua dhe me zë të ultë me thotë: Kam sjell Kaçin… I futa brenda dhe i ula në sallën e pritjes së pacientëve.

… Kastrioti, me zë të dridhur që me të vërtete tregonte një frikë të brendëshme -tha:

Do doja të strehoesha disa ditë këtu se ndihem i rrëzikuar në shtëpinë time ku shihen kapuçzinj të dyshimtë dhe forca të shumta të SHIK-ut që më kërkojnë. -U befasova nga kjo kërkese, aq më tepër që unë në punën time nuk e perceptoja situatën kaq të rënduar dhe të rrëzikshme. Në vilën time nuk kisha as roje as armë. Kastriotin e njihja shumë pak, e kisha takuar vetëm dy herë, herën e parë  në një pritje dhe të dytën në klinikë, kur ma sollën për ti mjekuar një plagë në kokë që ja kishin shkaktuar forcat e rendit gjatë një manifestimi te rruga e Kavajës. …Duhet të merrja një vendim të menjëhershëm. Hyra në sallonin e shtëpisë për ta diskutuar me gruan. Pasi ja thashë problemin, Ajo me foli prerë: …nuk di çfarë të them, ti e di vetë, bëjë çfarë të duash por mendo më shumë për vajzat se janë të vogla. Kjo përgjigje  ma veshtirësoj edhe më shumë marrjen e vendimit… U ktheva në sallën ku prisnin Kastrioti dhe Qakua. Pothuajse instiktivisht; dëgjoni ju thashë: Në qoftëse Juve nuk ju ka ndjekur njeri deri sa hytë në shtëpine time, këtu do të jeni i sigurt. E akomodova Kastriotin në një nga dhomat e klinikës ku ai kaloi 12 ditët më të trazuara të katrahurës së marsit ’97, periudhe që i ka lënë vendit një njollë të zezë të pa shlyeshme… i rrënojë ekonomine dhe i vrau shpresën për zhvillim demokratik.

Dy momente për t’u vecuar:

1… Në kulmin e pasigurisë kur në media sajohej S Brokaj me kallashnikov në krah-qafë, Kastrioti u friksua shumë … për ta qetësuar i them: … mos ki frikë se unë të kam hapur një kartelë dhe n.q.s. vjen njeri do ti them se është një pacient që kam operuar… dhe i pergatita nje fasho duke e porositur ta vinte në sy në momentin e duhur. Për fat nuk patëm as një shqetësim gjatë gjithë ditëve që ish kryetari parlamentit dhe deputeti i kuvendit të vendit tim u strehua në shtëpinë time si «pacient» ilegal.

2… një ditë para se të linte «vendstrehimin» diskutuam për të ardhmen politike të vendit. Unë mbroja idenë e pajtimit kombëtar duke izoluar totalisht Berishen …(këtë ide e kisha krijuar më shumë nga të thënat e miqeve dhe kolegëve të mi që rrinin shumë afër Berishës sepse vetë nuk e njihja nga afër, e kisha takuar vetëm një herë në 1992 kur një kolegu im ma solli për darkë në shtëpinë time në Paris. Të gjithë e përshkruanin tê paparashikueshëm, të rrezikshem dhe destruktiv… ndërsa një kolegu i afërt i tij e cilësonte të djallëzuar, intrigant dhe të dhunshëm)  ndërsa Kastrioti me një siguri në vetvete  dhe i ngrehosur më thotë: «degjo mik; mos e llogarit më Saliun , ai nuk do të ekzistojë më në politikë, do të merrem vetë personalisht me atë , dhe të jap fjalën se për tre muaj do ta nxjerr të çmendur… e kupton apo jo»?!. Kuptova se siguria e ardhjes në pushtet e kishte bërë euforik. Po- i thashë e kuptova dhe brëndapërbrenda meje imagjinova një të ardhëme të pa sigurt,  …ndjeva parafabrikimin e demokracise (Para-Demokracinë) e këtij vendi, pra ky vend do ti vijë rrotull demokracisë se nuk ka kapacitete për një demokraci të vërtetë. Europa mu duk shumë larg, edhe pse  atje kisha jetuar gati 8 vite…»

Kjo lloj përgjigje, ironia dhe vet-siguria e pavend që shfaqi Kaçi e kanë zvogëluar shumë figurën e këtij njeriu në sytë e mi, se, e konsideroja të shkolluar në perëndim por  edhe me eksperience politike , ministër, deputet, kryetar parlamenti… kjo ka qënë  arsyeja që unë më vonë i kam refuzuar Kastriotit të gjitha postet që më ka ofruar;  nga  maja e «Olimpit», ku hypi pas zgjedhjeve.

Këto ishin pasazhet që vendosa të bëje publike pas 16 vjetësh, pra shumë më përpara kohës së kujtimeve, i detyruar nga klima e rëndë që krijoji media vizive dhe ajo e shkruar javët e fundit, pas aktit antikombëtar që bënë në parlament tre deputet te opozitës,  të cilat harruan problemet aktuale, të vërteta dhe të mprehta të demokracise shqiptare dhe u morën me Kaçin.Tentativa për ta viktimizuar apo heroizuar deri në atë pikë sa të tymosin  se i dërguari  i departamentit të shtetit erdhi në Shqipëri me urgjencë për manifestimin e paligjshem para shtëpise së një deputeti se sa për katastrofen që krijoi shkarkimi i një antari të KQZ, tregojnë konformimin e tejskajshëm, (qê tashmë është bërë modë) dhe papjekurinë e shoqërisë sonë për të kontribuar sado pak në përmirësimin e procesit demokratik dhe integrimit të vendit në familjen Europiane.

Koha nuk vertetoi asnjë nga «profecitë» e pacientit tim ilegal, përkundrazi duke ndjekur fjalën justifikuese të votës së tij «pro» shkarkimit të antarit të KQZ, dridhja e zërit, sytë e përlotur më sollën në kujtesë burrin me pardesy bojiqielli dhe në çast  mendova se paska ndodhur krejt e kundërta e premtimit të tij solemn në atë ditë marsi ’97 para se të dilte nga ilegaliteti dhe të fitonte lirinë… të cilën se paska njohur kurrë.         Prandaj jam kurioz të pyes Kastriotin, madje mendoj se gjithë shqiptarët janë kurioz të dinë:

Si u thua TI  Kastriot  sot këtyre njerzëve që për shkakun tënd  vunë në rrezik jetën e tyre dhe të familjes pa patur asnjë interes? Si u thua ti prindërve të tu, tê cilët me lot në sy na falenderonin sa herë na takonin  për «shpetimin» e djalit të vetëm? Si justifikohesh Ti,  para fëmijeve, bashkëshortës tënde, militante e rreshtave të para të protestave të asaj kohe? A e sheh dot sot në sy Arben Malajn, i cili vinte natën në errësire ju sillte ndërresat? Perse nuk e ke kurajon të shkosh të takosh zgjedhësit e tu? Për të gjitha këto, unë, nuk di ç’të them veçse… udhë të mbarë!

Udhë të mbarê në bashkepunimin afatgjatë me forcën politike që shkatërrojë vendin; udhë të mbarë me personin që u betove që do ta përdorje por të përdori sa deshi dhe si deshi, me personin që si objektiv nuk ka zhvillimin demokratik por «ngrirjen e buzëqeshjes» apo «ngecjen në fyt të ngjalave» kundërshtarëve të tij politik  dhe që nuk arrin dot të kuptojë se ka vite që ka asfiksuar demokracinë dhe ka ndotur ambjentin politik të vendit. Udhë të mbarë Kastriot se pretorianët po të presin; madje krah hapur për të përdorur si të duan dhe kur t’ua lyp nevoja; por edhe për të mbrojtur nga Luther King-ët që manifestojnë, me kokën lart, 60 m poshtë apartamentit tuaj, vetëm e vetëm se kanë një ëndër, atë të mos-shpërdorimit dhe mos-trafikimit të votës që të kanë dhënë , të cilëve Ju arrini t’ju lexonit markën e rrobave të veshura por jo ëndrrën.   Udhë të mbarë Kastriot në  fatkeqësine tënde, se ne ish miqtë e tu, Mallakasteriotet, progresistët, gjithë shqiptarët,  kemi zgjedhur rrugën e kundërt me Ju, atë të Rilindjes. Rilindja që do ti japi pranverës 2013 rëndësinë e vjeshtës 1912, kur Shqipëriia u shkëput nga Otomanizmi; do ti japi rëndësinë e Marsit 1992 që rrëzojë sistemin komunist por nuk arriti të mënjanojë neodiktaturën; sepse sot ne jemi bërë bashkë, me Kosovën, me Europën, me Amerikën.

 

*Oftalmolog / Profesor i Universitetit të Tiranës / Botuar sot ne DITA

Nga PAJTIM LUTAJ April 30, 2013 09:05
Komento

47 Komente

  1. lavirja e kuvendit April 30, 09:21

    Faleminderit zoti Pajtim qe na sollet keto kujtime per ato dite te erreta te rregjimit fashist te Berishes dhe se si i kini shpetuar jeten ketij krimbi te ndyre me emrin e nderuar Kastriot.
    Metamorfozen e ketij krimbi dhe te dy te tjereve nuk ka shkencetar ta provoje.
    Jam shume kurioz te dije se cfare mendon ne keto momente Kaci i zi dhe kam deshire te te pergjigjet nese eshte burre, ketu ne gazeten Dita. Ndjej vetem urrejtje te thelle per keta krimba qe mbajten perseri ne kembe vrasesin e shqiptareve, njeriun me te lig te ketij kombi.

    Reply to this comment
    • Fred.Dibrani.Hamburg April 30, 12:27

      Kjo eshte nje analize e ndjeshme njerzore,dhe domethenese .Fjale te mençura dhe te matura.Te ben te reflektosh dhe kuptosh,se çfare qeniesh te pabesa,pa moral dhe padinjitet,jane politikanet tane
      RESPEKT

      Reply to this comment
  2. LORA April 30, 09:25

    Nuk mund te nisem nga nje histori personale sepse me mjafon qe Kacin e ka njohur i gjithe Fakulteti i Shencave te Natyres (qe para 1990-es)si spiun te sigurimit (cudi si nuk e paska ditur kete fakt Pajtim Lutaj,njesoj frankofon me kacin) dhe i gjithe Popullii Shqiptar per “kafkethyersin” e breke..jerit te historise.
    Do t’i thyente kafken breke..jerit,kac-spiuni pas arrestimit te nan-k.rves me1993.Oktapodin e ramiz alise (nano-meta-berisha-islami,,,,,,,)e kemi ne ne dore ta ekzekutojme ne ne kete 23- qershor.TUNG

    Reply to this comment
  3. hanxhari April 30, 09:28

    Epo shyqyr qe lexova dike qe flet shkoqur nga njerezit e njohur te ketij vendi. Urime doktor Lutaj qe ndryshe nga shume kolege tuajet qe mjafton tu shkoj drejt tymi i oxhakut te vet dhe nuk “perzihen”. Ne fakt thjesht kane frike nga regjimi. Te njejtin gabim kan ber shum te tjere ne kohera te tjera ne kete vend ku konformizmi esht ber gangren

    Reply to this comment
  4. klara dedgjoni April 30, 09:29

    e ke qare me lot.

    Reply to this comment
  5. Argita April 30, 09:48

    Flm.z .pajtim .nga anet tona kemi nje shprehje..fisi neglet fise, rigoni. Nuk behet lise , kaci I zi Eshte nje rigon I shkoqur,qe vjen era tradheti ,ta kete per turp , I terhequr nga hunda si nje lipizhare , I la femijeve nje turp per gjithe jeten

    Reply to this comment
    • Podgora April 30, 10:25

      Ky eshte fundi i liliputeve te pa moralshem…po si more Kaci ..s’tepashe nje here te mbroje partine qe te ushqeu 15 vjet me poste te larta…Doktor e ke qare…po me mire ta kishe hedhur nga dritarja qysh atehere….

      Reply to this comment
    • Vlora Kanina April 30, 22:38

      Po Argita ke shume te drejte … nese femijet ngjajne nga e ema do ta ndiejne fajin mbi koke per tere jeten po nese ngjajne nga ky fare emnrioni jo … megjithate ne shoqeri do e ndjejne veten jo si me pare por kokeulur

      Reply to this comment
  6. guri shabani April 30, 10:10

    Te lumt doktorr ,por per Kacin e Zi eshte me mire flej me mullixhiun per inat te Rames.Por se ku e ka hallin per kete xhest nuk e spjegon.Respekte per ate qe treguat.Kaci po te kete kurajo te pergjigjet ose te japi dorheqje nga politika se ja ka shijuar te gjitha leverdit.

    Reply to this comment
  7. megi April 30, 10:23

    bravo z/LUTAJ keta njerez edhe perballe fakteve duken te vegjel ky kaci e ka mbushe kupen ben mire te largohet nga politika, si NANUA, do kishte me nder ,historia nuk do tja humbe,meritat nqs ka .

    Reply to this comment
  8. Dhori April 30, 10:41

    Duke lexuar shkrimin e z.Lutaj m’u shfaq bashkeshortja e Kacit. E kam pare vetem nje here ne jeten time, prane deres se nje zyre. Ishte shume e shqetesuar nga bemat e S.Berishes, ndoshta ka qene viti 1993 ose ’94. Syte e saj shprehnin gjithe ankthin qe e kishte kapur. Nuk kishte hallin e vet, por dridhej per fatin e Shqiperise.
    Valle, c’mendon ajo per burrin e saj?
    Me kete shkrim dr. P.Lutaj na mbush me energji per t’i perbuzur Kacin dhe llojin e tij.

    Reply to this comment
  9. Siri April 30, 10:44

    Kur njeriu turpin e “ha me buk”, nuk ka se c’far te presesh prej tij. Z. PAJTIM bere mire qe e pasqyrove te plot figuren e KAC ZIUT, ndonse per te gjithe ishte e njohur figura e tij qe manifestoi qarte ate qe thot populli: ” per inat te sime vjerre, po fle me millonajin” MALLAKASTERJOTET kam besim se do ti japin vleren JASHTQITJEN I . MENDOJ SE NUK KANE PERSE TE TURPEROHEN NGA NJE MONSTER E TILL. S’ ka pyll pa derra.

    Reply to this comment
  10. Doktori April 30, 10:51

    Kur fillon dhe merret edhe Pajtimi me ese…eshte te vesh duart ne koke. Nese paska bere nje nder qe na paska strehuar partizanin e “plagosur” ne shtepi, kete le ta kishte bere ne fillim si mjek dhe pastaj si mallakastriot.

    Ne fakt…ky hajdut ordiner..i cili eshte shkolluar ne Paris me leket tona……u be drejtor ne kohen e Pandeli Majkos

    Reply to this comment
  11. Doktori April 30, 10:59

    Pajtim keto gjera..po te kishe patur kellqe….. t’i tregoje atehere kur duhej dhe jo tani pas shume vitesh. Apo mos valle ke filluar fushaten per vellane Z. Piro Lutaj…?????
    Fundja me kete rast i tregon edhe zellin e madh shokut Edi RAMA…kushedi ndoshta te emeron perseri Drejtor te QSUT
    Sado qe hiqesh si frankfon…….. koleget te njohin shume shume shume mire.

    Reply to this comment
  12. ylli April 30, 11:17

    jo se nuk e njohim kacin e zi moralin dhe karakterin e kacit nuk ka njeri qe mund ta perktheje por kur lexojme shkrime te tilla ku permenden fakte konkrete se si keta njerez transformohen deri ne kete shkalle ben te mundur qe edhe ndonje dyshim qe mund te egzistoje per moralin e karakterin e kacit te zhduket perfundimisht

    Reply to this comment
  13. memaljoti April 30, 11:40

    kaq burr paska qen ky kacua e paska veshur dhe ky pardesyn e gruas po me nder do jet te ket veshur ate te gruas tij se mos ka veshur te jozefines po te falenderojme ty o z. pajtim te rrall jan ata burra si ty qe shkruajne drejt keta te gjith ua ka zen syt dhjami qe kan cuar gjat ketyre 20 vjetve po nje lutje kemi mere kacin dhe beje kete radhe pacient te vertet te klinikes tende dhe hapja syt te shikoj mir rreth e per qark se ne cfar haleje eshte futur jazek i qoft atij qe mbahet per mallakastrijot na turpuroj fare se dhe un kam lidhje me mallakastren jam nip atje po nuk di qe te jen burrat e mallakastres keshtu si kaci jazek ore kaci zi

    Reply to this comment
  14. arfjon April 30, 12:07

    Ky person eshte nga nje vend qe ka nxjerr burra por ky eshte nje fatkeqsi e mallakastres e cila e ka votuar si nje anti berish dhe ky kthehet ne pro berish rrug te mbar dhe keti me gjith saliun, ne ferr do ven ne 23 qershor.

    Reply to this comment
  15. saja April 30, 13:03

    pajtim,e ke te sigurte kandidimin pe deputet,por vazhdo te qendrosh me llapen perjashta per te qene gati per te lepire b.then e edit.si b.thlepires ke treguar zotesi te pashoqe.paske mbajtur dhe kujtime ti,legen.

    Reply to this comment
  16. ILIA April 30, 13:42

    Kalova lumin te befsha kalin, Me siguri KAC KOBURJA eshte i 9 -ti ne bronz

    Reply to this comment
  17. sopiqoti April 30, 14:20

    Respekt per kujtimet e prof.Pajtim Lutaj qe na sjellin vertetesine e fytyres te dyfishte te njerezve te degraduar sic eshte Kastriot Islami.Te vjen keq qe Kaci mendesin e tij nuk ja dedikoi vazhdimesise dhe konsolidimit te demokracise por e nderpreu per ti sherbyer Sali Berishes,i cili sot perfaqeson demokratin me negativ e te pa skrupullt te vendit tone.Nuk e kuptoj transformimin e Kacit ne nje person qe shkel me dashje dinjitetin dhe patriotizmin e tij.TURP.

    Reply to this comment
  18. L.Itali April 30, 14:43

    Sa tragjikomik ky eminen gri e Nanos dhe sot karakurvë politike ne preher të vrasesit dhe luftenxitesit Berisha! Kam dhe unë disa të tilla për Kacin,por kjo e z.Lutaj është fenomenale!Te shohim si do analizoi,i analizuari Kastriot Islami! Sa i paturpshëm dhe i pa moral paska qënë!Mbase nuk dimë “projektin”,Alia që ai
    ,Kastriot Islami,kapercen gardhe duke grisur dhe breket e fekalizuara!…Duhet te perfundoje me prangosje te Berishes,Lufta civile ne Shqiperi qe ka 20 vjet që zhvillohet!Misionin historia ja ngarkoi në kohë Edi Rames!Per kete dhe duhet mbeshtetur fuqimisht nga shumica e shqiptareve!

    Reply to this comment
  19. shqipfolësi April 30, 14:53

    Kacit dhe të gjithë si-Kaci su mbetet tjetër, veçse të kthejnë mandatin e deputetit atje ku e morën dhe le të presin mandat nga demokratët….po ia dhanë… pasi ti shtrydhin si limon…pa vlerë…

    Reply to this comment
  20. BENI April 30, 14:56

    Kaci ne 1997 fshihesh me pardesy grash kurse ata qe i sherbejne per kaq vite kacos jane ata qe kane tmeruar njerzit duke dale me maska ne 1997.

    Reply to this comment
  21. Kuqale Zioshe April 30, 15:39

    keto lloj shkrimesh/reagimesh deshmojne se nuk jane infektuar te gjithe prej virusit te parase/pushtetit/pisllekut. Flm z. Piro Lutaj, me keto lloj qendrimesh, shpresa nuk humbet kurre se Shqiperia e Shqipetaret do te dalen prej ketij ferri ku e kane zhytur funderrinat e se kaluares diktatoriale.

    Reply to this comment
  22. E.R April 30, 18:17

    Fatkeqesia eshte se edhe ti po e shkruan kete shkrim se je bere me partine socialiste, jo per ndonje merak per te bere nje te mire publike.

    Reply to this comment
  23. Gava April 30, 21:38

    Z.Lutaj, sot kam takuar xhaxhain e Kac leshit, nje veteran stoik dhe erzlli.”Na ka vene faqen e zeze kastriot haleja – tha.Ju luta Memet Shehut per Shkollimin e ketij qenit.Dhe ky morr i lik na e beri te ligen.As ne ate bote mos ja pafsha surratin plehut..”Keshtu foli xhaxhai i Kac Islamit.
    Ju keni thene shume pake nga sa tha xhaxhai vet…

    Reply to this comment
  24. Mehmet Metaj April 30, 22:37

    MALLAKASTRA MARTIRE DHE NJE KUJTESË PËR POLITIKËN!

    Reminishenca historike për intrasigjencën e sajë ne epoka të ndryshme historike!

    Nga : Mehmet Metaj

    In memoriam

    Mallakastra – martire ! E vetmja krahinë në Shqipëri që e ka merituar të quhet dhe “martire“. Po të germosh në histori dhe etimologji emrin “Mallakaster do te thotë latinisht male-caste“(kala e keqe) dhe kjo krahine e vogël por me “nam“ e ka marrë këtë emër nga hordhitë e ushtrisë Romake të Jul Çezar-it që në sh..V-te B.C., pasi u bë koloni Romake që në sundimin e August-it. Mallakastrës një krahinë e vogël në Shqipërinë jugore që shquhet për intrasigjencën patriotike dhe figurat e sajë promimente që kan bërë emër dhe kan zënë vend të nderuar në pantonin tonë patriotik dhe në kalvarin tonë historik kombëtar dje dhe në kapërcyellin e ri të kohës sonë. Por prej kohësh kësaj krahine të vogël por me nam të madh i ka “mbetur““nofka“ “e kuqe“ (?!).

    Më ngacmoj ky “refeleks-kontrast“ ndonëse ka filluar të “humbas“ apo “ndryshket“ nga koha dhe të dalë në pah ajo e vërteta Mallakastra me traditë patriotike apo siç i ka mbetur të quhet “Mallakastra-martire“, me tipare dhe tradite burrërie dhe trimërie por dhe urtësie dhe kulture të lashtë me simbol “Bylis-in“ e famshëm të Ilirisë. (?!).Nuk ka shqiptar të njëfarë moshe që të mos dijë për historinë dhe virtytet e Mallakastriotëve. Që nga ato në kohë të lashta Bylisi antik është i mirënjohur në Iliri dhe më gjerë ashtu si dhe rezistenca e fortë e Mallakastriotëve ndaj çdo invazioni të huaj, aq sa dhe emri, siç thuhet vjen nga bashkimi i fjalëve latine “male-caste“ (d.m.th. kala e keqe- !) ndoshta kjo që në apogjeun e Bylisit të lashtë apo që në kohën e Pirros së Epirit apo kushedi se nga kur ku rrenqetheshin kur kalonin në këtë trevë të fortë, që ka patur njerëz të çakes dhe penës ?!

    Pak histori për Bylis-in ose Hekalin e sotëm nga ku ka marrë dhe emrin (krye)qyteti i Mallakastrës-Ballshi.

    Bylisi. (Byllis)-që nga sh. VI p.k. )- ka qënë qytezë e zhvilluar e Ilirisë, dhe ka patur dhe teatrin dhe gjimnazin e vet si dhe Manasitirin e tij. Në vitet 230-168 p.k. ka prerë dhe monedhat e veta. Klosi – Nikaia – qytet tjetër 1400 m larg Bylisit ka qënë Klosi, me pikën dominante të Gradishtës dhe kalanë e Nikaias. Dy qendra të tjera të lashta banimi kan qënë dhe Margëlliçi dhe Allambrosi, por kohët e fundit janë gjetur gjurmë qyteti të lashta dhe në afërsi të Cfirit. Bylisin (Bulis/Bullis) e përshkruan gjeografi grek Skilarski (Skylaksi) si një qytet Ilir që në v. 380 p.e.s.

    Plini Plaku (historian Romak) e quante popullin e Bylisit-barabarë dhe e cilëson atë si koloni Romake që nga Sh. I-re. Ndërsa Ptolemeu në sh. e II-të dhe Hierakli në sh. VI-të, e klasifikonin atë ndër qytetet kresore të Ilirisë, krahas Apollonisë, Butrintit dhe Amantias. Nën sundimin e Augustit qyteti i Bylisit u kthye në një koloni Romake, ku u vendosën veteranë romak. Qyteti i Bylisit iu dorezua Çezarit të Romes në v. 49-48 B.C. Në vitin 431 peshkopi Felix, i Apolonisë dhe i Bylisit, mori pjesë në koncilin e Efesit. Në vitin 458 Bylisi kishte nje peshkop te vetin. Gjate sundimit te Justinianit (527-565) Bylisi permendet edhe si nje nga qytetet kryesore te Provinces se Epirit Ri. Ai u shkaterrua perfundimisht nga sllavet-serbe (per here te dyte) dhe nga kur u braktis fare, ne v. 586.
    Stefan Bizantin-i (Stephanus i Byzantium) ka shkruar se: “Byllis u krijua na Neoptolemus, djali i Akilit (Achiles)”. Por pamvaresisht nga ky fakt teknikat e ndërtimit datojnë jo më herët se 370-350 B.C (Para Krishtit). Bylisi më 270 p.e.s. qyteti u bë qendër e Koinon, një organizim politik i kohës, duke mbuluar rreth 20 km2. Bylisi u bë koloni Romake gjatë viteve të para të dominimit/sundimit të August-it dhe mori emrin Colonia Iulia Augusta. Gjatë antikitetit të vonë Bylisi u bë një qendër e rëndësishme dhe ku u ndërtuan disa bazilika të mëdha Palaeo-Kristiane, që mbajnë mozaik me dekoracione të ndryshme. Bylisi ka qenë qyteti me i madh në Ilirine Jugore, por pamvaresisht këtij fakti është përmendur relativisht vonë nga historianët dhe gjeografët. Muret e tij ishin 2250 m të gjatë dhe që zinin një sipërfaqe rreth 30 ha. Në vitin 49-48 p.e.s. qyteti iu dorëzua forcave të Jul Çezarit dhe prej kësaj kohe shërbeu si bazë për ushtrinë e tij. Mbreti i I-re Bullgar Simeon gjeti prehje në Bylis, ku ngriti dhe vendbanimin e tij dhe ku u pagëzua.

    Mallkastra –sipas studjuesit austriak Camillo Praschniker (Vjenë, 1920).

    Ja ç´ shkruan në librin e tij “Mallakastra dhe Myzeqeja“ austriaku C. Praschniker: “Në zonën malor jugore shtrihet Mallakstra. E gjithë krahina është një zonë kodrinore që vjen dalëngadalë duke u ngritur nga perëndimi drejt lindjes, kokojkat (majat) e kodrave të kësajë zone pärbëhen nga argjili, shtufi, dhe guri ranor, dhe rrallë gjen mbi to dhe formacione gëlqerore (kreshta e Shpiragut..). Më tej zona kodrinore prej guri të butë ndërpritet pastaj prej malesh të moçëm prej guri gëlqeror (kreshta e ashpër e malit të Shëndëllisë) dhe kurrizi-thikë i gjatë dhe uniformë i Shpiragut, i cili ndërpritet nga qafa e butë e Sinjës, që ka qënë prej kohësh të lashta një shteg kalimi për në jug d.m.th. drejt Vjosës e përmes saj drejt Vlorës dhe Italisë. Mallkastra e Butë është zonë me popullsi më të dendur, në tokë të punuar më mirë dhe me nivel kulturor më të lartë të Shqipërisë…”.

    Reminishenca historike dhe patriotike e Mallakastrës në vite.

    Në memorien time ka mbetur si një imazh që s´venitet lehtë edhe ai i një nga figurat e hershmë të saj, për Bektash Cakranin, që ishte fillimisht kryetar i lëvizjes së rezistencës së Mallakstrës, ndaj pushtuesëve dhe këtë stafetë ja dorëzoj “me dëshirë“ Mehmet Shehut dhe ky “ kapedan i ri“ ja “shpërbleu“ dorëzimin e stafetës dhe kontributin e tij patriotik dukë e varuar në litar në Ballsh pas çlirimit, ashtu siç veproi dhe me një nga Vrionasit që megjithëse i kishte shpëtuar të jatit të tij (shehut fanatik siç shkruan Eqrem bej Vlora në kujtimet e tij ( faqe 396) e vdiq në dru‘ pas lufte për ti sekuestruar floririn (?!).
    Dhe më tej nuk mund të thuhet apo gjykohet lehtë sot për “enigmën“ Mehmet Shehu por nëqoftëse letra që është botuar shkruar në vendimëmarrjen e vetëvrasjes dhe dërguar Enverit, nëse është shkruar nga dora e tij vë në dyshim përmasat e këtij “vigani“, ndonëse nuk mund të errësohet aspak dhe t´i mohoet “haku i Çezarit“ për trimëritë e luftës paçka se ka dhe bëma të padenja dhe sidomos kontributin e tij të papërsëritshëm dhe zotësinë dhe kopetencën e rrallë në menaxhimit dhe drejtimin shëmbëllor të shtetit shqiptar, qe s´i afrohet dot asnji kryeminister nga të derisotmit, për një periudhë të gjata afro 30 –vjeçare. Por fundi, .. tragjik, apo tragji-komik nga sistemi tragji-komik .. (?!!).
    Figura të shquara patriotike nga një krahinë“e vogël“ por e vetma e quajtur “martire“.. !
    Që në kohën e Perandorit Bizantin me nam Kantakuzene (Cantacuzene, sh. XII-të) dalin në pah Mallakastriotët në takime-direkte me të për problemet e krahinës. Dhe siç e dimë historinë dhe më pas në reformat e mëdha radikale të Tanzimatit qe ndermori Perandoria Osmane/Turke del në pah emri i heroit Mallakastriot Rrapo Hekali. Dhe kjo traditë kësaje krahine martire ka vazhduar e trashëguar e tillë në shkekuj dje dhe në kohën tonë.

    Për të nënvizuar këtë fakt po përmend disa nga njerëz që kan lënë gjurmë në historinë tonë e më gjerë, që nga Rrapo Hekali, etj, si prijës të kryengritjes së Tanzimatit apo të patriotëve Ismail Klosi, Hajredin e Musa Fratari (qe ka hapur dhe shkollen e pare shqipe ne Mallakaster) e Refat Rexhepi, Shefqet Hekali apo dhjetra heronj të tjerë të luftës nacional-çlirimtare si Dervish Hekli, Ramiz Aranitasi e Dino Kalenja dhe të tjerë heronjë të spikatur të kombit, pra nga nacionalistët më në zë dhe deri tek figurat e forta Liri Belishova, Mehmet Shehu, Hajdar Aranitasi, Feçorr Shehu, Idriz Seiti, Zaim Myftari pa harruar ketu dhe “heronjt e heshtur“ të dalë nga kjo krahinë, që qen vërtetë burra që punuan me ideal për këtë vend. Nuk e ndante asnji dekikë bilbili dhe burri i mençur i Tepelenës, Mustafa Matohiti, trimin e shkolluar Mallakastriot Ramiz Aranitasi se s´e “linte kurrë në baltë“ qofte për fjale qoftë per pushkë si ta lypte nevoja në ato kohë të trazuara nga pushtimi. Por kjo krahinë ka patur dhe “të kqij“, mbajnë nofken “të kqij“ sepse u rreshtuan në krahun tjetër të palëve ndërluftuese, si Isa Toska, Besim Belishova, Kadri Cakrani, Isuf Hasani etj. Kjo më kujton Korsikën e vogël që megjithkëtë nxori Napoleon Bonopartin e Madh apo Maqedonia e Lashtë që “nxorri“ Aleksandrin e Madh, burrin më të madh të të gjitha kohërave, apo Mongolia me Xhinxhis Khan-in, se pritej që Perandoria Romake nxorri Çezarin e Madh etj.

    Mallakastra e abandonuar në tranzicion e stërzgjatur !

    Ndërsa po të vijmë në periudhën e tranzicionit (1991-2005) apo të pluripartitizmit mendoj se Mallakastra e parë si “macja e kuqe“ e kohës së komunizmit është lënë pas dore dhe pothujse ka mbetur në hije dhe është abanodonuar apo dhe nuk ka mundur te perfaqesohet vet denjeseisht nga perfaqesues te saje te “dale“ me vote“ ku ende s´eshtë rivendosur “dirigjimi“ i zhvillimit ekonomik nga shteti apo supervizimi qeverisës dhe s´ka patur përfaqësimin që meriton në investime publike dhe në promovimin e ndryshimeve social-ekonomike.
    Dhe le të vijmë tek hallet e mallakastriotëve që janë si kudo të shumta dhe që lidhen me mjetet më minimale jetike dhe pas kaq vitesh pritshmërie dhe stanjacioni ndryshimi është bërë një gjendje e padurueshme këto janë sa ekonomike dhe mjedisore për shkak të Uzinës së Përpunimit të Thellë të Naftës, që rrallë përmenden “bëmat “ përveçse ka mbetur i vetmi vend-pune për Mallkastriotët dhe qytetarët e Ballshit dhe nga rrethinat e tij dhe Fieri, por nga analizat e ajrit thuhet se “qyteti është bërë i pabanueshëm“. Alternativat e punësismit dhe të jetesës janë tejet të kufizuara, ndoshta mbetet ende krahina më e varfër në vend, dhe një uzinë të përpunimit të thellë të naftës që e ka “dhurat“ nga kryeministri “i hekurt“ Mehmet Shehu, i cili nëse Çezari i vuri emrin “Malecaste“(kala e keqe) ky “i paudhe“ dhe sistemi komunist i trazoi biografinë e fisme dhe bashkë me sistemin mizor komunist bëri që Mallakstriotët të ndahen dhe jenë dhe sot në dy kampe kryesore partish por që ketu kjo ndarje mbetet ende-armiqësore, në “të kuq“ sidomos Mallakastra e sipërme dhe “blu“ ajo e poshtëme, ku në këtë zonë spikatin fshatrat dhe njerëzit e tyre “djathtë“ të para gjithmone shtrëmbër nga Partia e Punës si: Cakrani, Belishova, Ngraçani,etj. Kjo erdhi si pasojë e qëndrimit që mbajtën njerëzit apo prijësit e këtyre fshatrave – që në kohën e grindjeve dhe ndasive që solli ardhja e Mehmet Shehut dhe përçarja e ish-“Çetës Plakë“ të Mallakstrës këto fshatra gjykuan të shkonin pas Bektash Cakranit, këtij fisniku të mirënjohur dhe sprovuar për ta dhe jo pas Mehmet Shehut anonim. Dhe kohët treguan se ata patën të drejtë‘.

    Ndoshta për kontributin në luftë Mallakastriotët “e privilegjuar“ disi më shumë se të tjerët nga shteti i kaluar pritën më shumë dhe nga shteti i ri, por abandonimin s´e kishin pritur dhe për këtë janë të shumtë ata që thonë se ajo nuk ka patur përfaqësimin e duhur siç e meriton në parlament dhe qeverisje. S´është bërë për të asnji investim serioz që mund të përmendet, këtë e dëshmon realiteti vajtues i qytetit te Ballshit dhe krahina e tërë, por dhe dhe lumi Gjanica që vazhdon të rrjedh i zi, nga jashtëqitjet kimike të naftës së uzinës apo ç´eshtë më kryesorja gazrat (SO2) që emeton uzina e kan bërë qytetin e Ballshit pothujase të pabanueshëm, dhe këto për hiçgjë, për vendosjen e një impianti-purifikues në oxhakët e uzinës dhe nji në dalje të lëngjeve-mbetëse (outlets) të sajë, gjë që mesa di ka filluar të projektohet dhe që Qeverite duhet t’i çojnë deri në fund. Ashtu si dhe duhet të mendojnë për hapjen e fronteve të punës për mallakastriotët, se kjo krahinë më kodra të ëmbla dhe ujrat e Lumarës, mund të zhvillojë një frutikulturë dhe agrumeri´ model siç tha dhe Krushovi kur i hodhi nje sy krahinës gjatë udhetimit që bëri për Sarandë.
    Por të gjitha këto, ndonëse nuk janë veza e Kolombit, mendoj se arrihen kur të vritet mendja dhe nga ish-menaxherët me përvojë të bujqësisë së krahinës të konsultuar dhe në bashkëpunim me risitë e kohës dhe praktikat bashkëkohore dhe rregullat e ekonomisë së tregut e promovuar ndoshta kjo dhe e mbështëtur me një politike krediti dhe teknologjie bashkekohore, kjo dhe për krahina të tjera të ngjashme dhe të vrafëra nga vet shteti, etj si këto dhe për të bërë projektë zhvillimi, ku asajë si kan munguar dhe s´i mungojnë dhe intelektualët por shpesh në krye të punëve dhe përfaqësimit në qeverisaje dekdën e fundit kan dalë dhe njerëz të pamerituar. Këto qe tham ketu nuk jane sa për in memoriam Mallakastrioteve por për ndryshime tërësore që mendoj se do të bënin të mundur që Mallakastriotët të mos mbeten akoma në istikamët e vjetër dhe nje nga krahinat më të varfëra të vendit por të merren dhe harxhojnë energji më shumë me punë dhe ndjekin ritmet e zhvillimit se sa me komente e retorika politike të kota.

    Reply to this comment
  25. NIKAJA April 30, 22:57

    PO S KA SHTEPI PA HALE NE MALLAKASTRIOTET HALEN KESHTU E TUTJE DO TA QUJME ( KACI ) P.SH MAMI I THOTE FEMIJES KU DO SHKOSH?
    FEMIJA : DO SHKOJ NE KACI TE BEJ KAKEN
    NDERSA PER PAJTIMIN: KACI U BE DEMOKRATE ME KUSHERIRIN TEND PELLUMB VELAJ ME I PRESEKUTUARI I KLOSIT PER ATE GRURIN QE VODHI SE NE KOHEN E KOMUNIZMIT VRISTE DYNJAN ME MUSTAFAN TEND I NDERRONTE NDERMARJET SI I DONTE PAMVARSISHTE SE ISHTE DENUAR SI HAJDUT DHE SOTE NUK I JEP VOTEN PIROS VELLAIT TEND
    KACI=PELLUMBI
    PRANDAJ MOS KRITIKO SHUM KACIN SE E KE BRENDA TE PA BESIN PELLUMBIN QE MERRET ME POSHTERSIRA BENE LISTEN E ATYRE QE DUHEN TE LARGOHEN NGA PUNA SE JANE SOCIALISTE
    MEGJITH ATE EDHE SE PELLUMBI KUSHERIRI YTE BENE BENE KETO (KACI) D.M.TH HALELLEQE NE VOTEN PIROS DO JA JAPIM SE S JEMI SI KACI DHE PELLUMBI

    Reply to this comment
  26. NIKAJA April 30, 23:12

    O MEHMET METAJ
    NUK po e kuptoj kete shkrimin tend se ketu po diskutojm shkrimin e PAJTIMIT
    jo per historin e mallakastres pavarsishte qe ke harruar bilbil klosin qe eshte nje figur per tu permendur

    Reply to this comment
  27. esma bejko May 1, 00:12

    une do te doja te beja vetem nje (pyetje-koment) se parakomentuesit i kane thene pothuaj te gjitha (pra eshte nje opinion mbarepopullor qe denon vepren e zeze te kacit ), perse duhej te rrinin keto shenime 16 vjet fshehur ?, Sepse nese do te ishin publikuar shume kohe me pare (ne kohen e duhur) kaci nuk do bente ” qejf” 20 vjet ne kurriz te ketij populli duke lozur me fatet e tij . Kacin dhe bemat e kacit tani i njeh cdo njeri qe e ka degjuar se cthote e cben dhe per me teper tani ai e ka kryer me misionin ne sherbim te se keqes keshtu tani mendoj eshte teper teper vone

    Reply to this comment
  28. Ram Kreka May 1, 01:23

    Z.Pajtim,nuk po te quaj doktor se e ke perdhose kete titull.Te quaj frankofon, mos i perdhosi francofonet dhe mos ndofta krekosesh me kete epitet qe pos fjales Pardesy qe perdore per veshje grashe,nuk ke mesuar asgje nga kultura,civilizimi,edukumi.Ke mbetur aty prej nga ke shkuar atje,nje katundar primitiv,i pasocializuar,pa moral e pa etike profesioni qe ke.
    Si nuk ke turp-fjali qe perdore Rambosi yte,qe pas aq shum viteshe te dehumanizon vepren tende humane ( strehimin e njeirut qe te ka kerkuar ndihme), e te rrefen per privatesin e njeriut qe te ka besuar dhe te kerkuar kerkuar ndihme. A mos valle,ka ndodhur kjo dje,sot? edhe po te ndodhte,a duhet tradhetuar besimin e tij,traditen dhe zakonet shqiptare, besnikerin tende,ruajtjen e msheftesise se “pacientit”.Shifet,nuk e bere kete per qellime humane,por te uleta karieriste,lakmiqare,per pushtet dhe denigrim te personalitetit te individit.Nuk arrine dot asgje me kete tradheti,nuk i ndihmon as te majtes e Rambos,aq me pak vehtes.Je rast paprecedence ne shendetesi,kurr nje “doktor” rrefen publikisht per pacientin e vete.Kjo eshte perdhosje e kodite te etikes mjekesore,e zakoneve te trevave tona:kur dikush te troket per ndihme ne derre,mbrohet me jete e ndere, e ti? Tradhetar i beses,i privatesise,i sekretit te personalitetit. Me vie per te vjellur nga “mjeket” sikur ti. Ndoshta Rambo te fute ne listen e deputeteve,te emeron minister shendetesie apo drejtor te donje dikasteri, gjinesat si ty jane te preferuarit e tij.Cfare miopi politike qe je,cfare retine te turbullte qe ke,nuk she se c`shkruan!

    Reply to this comment
  29. isa May 1, 05:25

    Tradita e do qe ai qe te kerkon ndihme ne kohe te keqe nuk nxirret ne pazar ,nqs ke bese .
    ose ti intrigon dhe ben lustra ne favor te te tjerve,ose je nje bese prere dhe si i tille nuk ke asnje vlere aq me teper si nje mallakastriot.

    Reply to this comment
    • Lam Kreka May 1, 09:28

      I nderuari Iso,edhe une shkrova per pabesin e doktorit,per perdhosjen e tradites dhe te etikes mjekesore,por redaktori majtiste e paska huqe shkrimin.

      Reply to this comment
  30. BAY AREA CA. May 1, 06:58

    Per romaket, sllavet , turqit , gjermanet etj etj fole , po per Kaci Ziun nuk na llafose.

    Reply to this comment
  31. Lam Kreka May 1, 09:22

    E nderuara redaksi ,perse e keni fshire komentin tim? mos lypset te shkruhet vetem ne stilin e doktorit te pabese?

    Reply to this comment
  32. une jam shqipetar May 1, 10:42

    edhe komentin tim e keni fshehur…perse vepron keshtu gazeta dita? duhet te jeni te paanshem…besoj se do i regjistroni komentet

    Reply to this comment
  33. MARKO May 1, 23:05

    Kaçi ha rrushin, por nuk pyet pyet hardhine…

    Reply to this comment
  34. Gjergji May 2, 11:17

    Sa keq jemi katandisur ne shqiptaret, kur arrijne intelektualet dhe denigrojne koleget e tyre. Si mund te arrish te tregosh publikut ç’i ka ndodhur dikujt qe e kishe mik, pasi dikur e ke mbrojtur ne nje çast te veshtire?!. Zoteri Pajtim Lutaj, po e ulni shume poshte dinjitetin e intelektualit serioz. Publiku kerkon probleme serioze per te miren e vendit dhe jo histori te uleta grashe te paarsimuara.

    Reply to this comment
  35. DEMO SEITAJ May 2, 23:09

    TE NDERUAR MALLAKASTRIJOT!! TE NDERUAR QYTETARE SHQIPETARE! E DIME SHUME MIRE QE IKJA QE BERI NJE NGA KRERET E PS KACI NE FJALE NUK U KA PELQYER JO VETEM NE MALLAKASTRIOTEVE QE I KEMI DHENE BESIMIN ME VOTAT TONA PER VITE ME RADHE POR EDHE PER MBARE SHQIPETARET E NDERSHEM ,INTELEKTUAL DHE FISNIKER, KACUA IKU SE E NDIENTE QE NUK KISHE ME BURRERI PER TE KERKUARE PERSERI VOTAT JO VETEM TE QYTETAREVE TE MALLAKASTRES POR TE GJITHE KUALICIONIT TE MAJTE. E DHIMBSHE ESHTE JO PSE IKU SEPSE ESHTE E DREJTE E CDOKUJT POR MENYRA SE SI IKU ME XHESTIN E ULET MEDIOKER ,DUKE BASHKUAR VOTEN E TIJE QE NE FAKTE NUK ESHTE E TIJA POR QE AI E PERDORI PER INTERESA PERSONALE TE TIJA PER TE MBAJTUR DHE PAK DITE NJE QEVERI TE KORRUPTUARISH.

    Reply to this comment
  36. Lam Kreka May 3, 01:00

    Moderator i nderuar,te flm.per komemtin e publikuar.
    Pata hjeke dore nga komentet por,tani do mundohem te kontribuoj.
    Me respekt,

    Reply to this comment
  37. esat May 3, 11:22

    o pajtim or komuniste dote perfondoni ne kube se atje e keni vendin ju ata jane aleanca juaj kuba dhe koreveja e veriut sa ker zotin islami ju jeni vemje para tij shkoni me edvinin se ju pret tolloni

    Reply to this comment
  38. luli May 4, 00:01

    keni te drejte z ram kreka ky na tregoi nje histori si neper filma por ka harruar te shtoje se kur erdhen gjermanet e arrestuan sepse kishte strehuar nje ilegal ha ha ha kush e ka derguar kete te studioi ne france nuk na e thote une di se ishte edhe nje tjeter qe u vesh me fustan ne 97 nqs mallakastra nuk e don kacin kete e tregon me vote por cfare do me thoshin votuesit e lsi qe i tradhetuan per 4 vjet per ke do votojne tani

    Reply to this comment
  39. Gjin Musa May 4, 11:21

    Kastriot e humbure,te pa shpres per mbi jetes,rreshtohen teke ushtaret e Berishes.
    Po mose valle Berisha ashte ma burre i mire,i keqei me te keqin jetone:
    Kjo ashte partia demokratike,parti qe grumbullon vetem faqe zi dhe leshatak.

    Reply to this comment
  40. Luan May 5, 01:53

    O “doktor imagjinar”,qenke trap hejvallah.
    Nuk ka nevoj per shkrimin e profesor Lutaj.
    S’ka nevoj per shume dell,qe te shikosh Kaçin e Madh,i kuçur perjet ne oborin e pushtetit
    .I shkreti Kaçi.
    E kane perdorur keq te shkretin.
    Kushdo qe hapte deren e pushtetit ,nxitonte t’a mbyllte prape.Dhe shpejt e shpejte e mbyllnin me lloz.
    Siç po dele nga vete Kaçi,llozi i deres se pushtetit na qenkej vete Kaçi
    I shkreti i lloz.I shkreti lloz.E çfar te ishte,do te konsumohej.
    I shkreti Kaç eshte ndare ne mes,trupin jashte deres se pushtetit,ndesa trurin akoma e ka atje pas deres,perte mbyllur deren e pushtetit.
    O kaç.E shoh qe te kan shteruar fuqite,dhe shpejte do te keputesh nga ajo dere.
    Shpesh here ti je ndodhur ne keto situata dhe ja ke dale.
    Ke perdorur bishtin tend,tamam si ajo hardhuca,qe keput bishtin e saj,per t’ia mbathur nga armiqte e saj.
    Me vjene keq Kaçi,por kesaj radhe , dera nuk te ka kapur bishtin (pasi e ke keputur me dhjetr here,dhe qe nga hera e fundit nuk te eshte rritur me),por trupin.
    Eh Kaç.
    Kete punen e bishtit tend ,e kam degjuar nga disa kalamanj te oborit te pushtetit.
    Thoshin se kemi luajtur shume me Kaçin.
    Njeher thoshin :”A po e kapa ate Kaçin ,se do t’ja kepus veshin”,dhe ti per te shpetuar veshin ,fet,kepusje bishtin dhe largoheshe.
    Me mbrapa,po keta kalamanj thoshin:”dil Kaçi dil se nuk te bejme gje”,dhe ti fet dilje.
    Por kete radhe o kaç,nuk ka kalamanj te te trembin,por nuk ka kalamaq ,qe as te te thone “dil ,dil se te kam falur”
    Eh Kaç Ajo dere eshte ndryshkur,
    .Ajo dere eshte mbyllur pergjithmon,Ndryshku ka bere punen e tij,ka bllokuar deren dhe llozin e saj.,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*