Para dhe futboll! Ja si i tërheq Anglia milionat nga TV

May 10, 2018 19:14

Para dhe futboll! Ja si i tërheq Anglia milionat nga TV

Një studim i fundit nga “Brad Finance” e renditi Manchester United si markën më të fuqishme të futbollit botëror, e cila tërheq miliona nga sponsorët dhe të drejtat televizive.

“Djajtë e Kuq” kanë një vlerë prej 1 miliard e 357 milionë paundësh, 400 më shumë se kampionët e City-t në hierarkinë e futbollit ishullor.

Premier Liga është kthyer prej vitesh në kampionatin më të fortë dhe më të ndjekur, dhe duke qenë e tillë, duket se nga pas ekraneve televizive fshihen edhe taktika manipulimi për të tërhequr sponsorë dhe kontrata të majme.

Këtë mesjavë u zbulua nga revista “Time” se drejtuesit e federatës bëjnë të mundur një lloj manipulimi të shortit, që asnjë prej 6 ekipeve më të forta të mos ndeshet në javën e parë ose të fundit të sezonit. Akordi i mbajtur i fshehtë garanton gjithashtu përplasje mes tyre në 26 javë të tjera, dhe duket se është në fuqi prej vitesh.

Manipulimi i kalendarit u zbulua edhe në tenderin e fundit për 3 vitet e ardhshme të transmetimit të Premier Ligës. Liverpul luajti ndaj Arsenal në ditën e parë të sezonit të kaluar, dhe kjo ndeshje erdhi sepse në hierarkinë e Premier Ligës ishte jashtë 56 më të mirëve, në një sezon paraardhës.

Në Angli duket se ekzistojnë edhe faktorë të tjerë që ndikojnë në short, si ruajtja e datave të tyre nga FIFA dhe UEFA dhe preferenca e “Skotland Jard” që dy ekipe fqinje të mos luajnë në shtëpi në të njëjtën ditë.

Kjo dozë kërkesash dhe interesash të fshehura nga syri i tifozëve duket se në fund arrijnë objektivin final: Premier Liga, kampionati më i ndjekur në planet.

s.a/dita

May 10, 2018 19:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim