Para e Prapa Skenës në Rolling

December 5, 2012 19:26

Para e Prapa Skenës në Rolling

Rolling Film Festival shënon vitin e tretë të ekzistimit si ngjarja më e rëndësishme në Kosovë e cila ka në fokusin e saj shprehjen e anës artistike rome.

Rreth tridhjetë filma të bërë nga dhe për romët do të jenë pjesë e programit të Rolling Film Festival nga 12 deri më 16 dhjetor.

Këta filma do të shfaqen në pesë lokacione të ndryshme të Prishtinës. Konak për të gjithë mysafirët do të bëjnë Kino ABC1, Teatri Kombëtar, “Te dudi”, “Dit’ e Nat’” dhe Qendra Multimedia.

Prandaj, të gjithë ata që do të mungojnë në ditën e parë, mund të shikojnë filmin e humbur në lokacionin tjetër.

“Ata që nuk do të kenë mundësi ta shohin një film në ditën e parë, mund të shkojnë diku tjetër dhe ta shohin. Është si një reprizë.” tha Milica Milovic, koordinatore e projektit.

Sipas organizatorëve, qëllimi kryesor i këtij festivali është ngritja e vetëdijes së shoqërisë ndaj kulturës dhe traditave të komunitetit rom nëpërmjet filmit.

Filmat janë përzgjedhur për të demonstruar shumëllojshmërinë, pasurinë dhe elementet njerëzore që shfaqin tregimin e romëve në botë.

Gjatë dy viteve të fundit, Rolling Film Festival është bërë ngjarja më e vlerësuar në Kosovë për prezantimin e komunitetit rom.

Rolling është realizuar nga  “Romawood” dhe “Balkan Sunflowers Kosova”.

Regjisorë të ndryshëm do të marrin pjesë në Rolling Film Festival, ndër të cilët Valon Ymeri, Denis Mustafa, Sami Mustafa.

“Po mundohemi që nëpërmjet  Rolling Film Festival të kontribuojmë në skenën artistike në Kosovë dhe t’i shprehim problemet tona” tha Bajram Kinolli, artist rom.

(Marrë nga “Jeta në Kosovë)

December 5, 2012 19:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*