Paraburgimi 302 shtron iftar për të arrestuarit, agjërojnë mbi 450 të dënuar

July 27, 2014 09:03

Paraburgimi 302 shtron iftar për të arrestuarit, agjërojnë mbi 450 të dënuar

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto shtroi iftar për të arrestuarit e paraburgimit “Mine Peza” në Tiranë. Ai tha se janë mbi 450 të dënuar të cilët agjërojnë. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me Komunitetin Musliman Shqiptare shtruan iftar për të paraburgosurit “Mine Peza“ i njohur si 302-i në Tiranë. Për rreth 60 të paraburgosur të këtij institucioni është shtruar një darkë, ku është gatuar nga vet institucioni. Kreu i burgjeve, Artur Zoto, tha se në këtë institucion është disata herë që shtrohen iftar, për t’i lehtësuar dhe ndihmuar besimtarët musliman gjatë këtij muaji të Ramazanit. Në mesin e agjëruesve është edhe 24- vjeçari Brandi Pjetri nga Puka, i arrestuar për vjedhje, por që kërkon ndihmë edhe nga zoti për të mos përsëritur gabimet.

 

July 27, 2014 09:03
Komento

3 Komente

  1. berati July 27, 12:50

    Hallall u abefte zoti .

    Reply to this comment
  2. Naci July 27, 16:39

    Pjetrin per iftar e caktoi L.S.I ja…

    Reply to this comment
  3. deti July 27, 22:36

    450 besimtare ne burg?c/far lloj Zoti besojne keta njerez

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim