Parada e Maskarenjve (Pjesa e dytë)

July 2, 2014 14:51

Parada e Maskarenjve (Pjesa e dytë)

Vargje të nënshkruara

Nexhip Bashllari

Vijon nga dje
Ec e gjej, (t’u lërosh t’ ëmën),
Por nuk mund t’i gjesh kush vranë,
Se kjo skile që bën gjëmën,
I ngroh vezët “përmatanë”.

Janë jo pak sharlatanë,
Ngrejn’ karton e shesin mend,
Kur asgjë tjetër nuk janë,
Veçse numra në Kuvend.

Janë ata, që çfarë nuk shesin,
Nuk kanë dhimbje për vatan,
Janë ata që veçse dhjesin,
Për kolltuk kthehen e hanë.

Shahen, çirren e grushtohen,
Thua se s’do gjejnë paqe,
Por te parja përqafohen,
Puthin buzë e puthin faqe.

Si s’e dimë, na rëntë pika,
Që i kemi kaq të varfër?!
Po, seç dalin fjalë të “liga”,
Që po fshehin këmb’ si gjarpër.

Ka që dehen dhe pa pirë,
Ka që pinë edhe nuk dehen,
Ka që shiten si të virgjër.
Kur një jetë kan’ që shkërdhehen.

Po ne pse në gjumë të thellë?
Ç’është kjo frikë që ka mbirë?
Si i lamë të na i fusin
Ca lugetër, djaj me brirë?!

Hapni sytë, tundi, shkundi
Siç ngreh demi dhe me këmbë,
Mos lejoni t’u vijë fundi,
T’ju bluajnë kockat me dhëmbë.

Le t’i vëmë në punë trutë,
Se s’ka kush na heq litarë,
E t’i fshijmë këta hajdutë,
Jan’ mashtrus e bukëshkalë.

Në çdo gjëmë që ka ngjarë,
Në çdo qelb këta i gjen,
Për të vjedhur, për të vrarë
E kanë emrin: Maskarenj.

Ta marrim fatin në dorë,
S’ka pse presim nga të tjerë…
Zot’ i vetes sonë të jemi
Jo burrecë e brekëdhjerë.

July 2, 2014 14:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*