Parada e “yjeve”

Dërguar me SMS January 22, 2016 09:19

Parada e “yjeve”

Po mundohem të shpreh një opinion timin të shkurtër për gjurmët e lëna në jetën shqiptare në këto 25 vite. Po e filloj me Aliajn. E la Shqipërinë në udhëkryq. Doktori e bëri vendin e presë dhe pushtimit “të lirë”.

Përmbysi, zhduku e transformoi dokumentet e pronësisë. Më vonë kaloi në krime e në paranojën e pushtetit. Nano vazhdoi rrumpallën e Saliut dhe është pothuajse gjurmë e njëjtë me dy emra. Paligjshmëria ishte lejtmotivi i atyre viteve. Meksi bëri diçka për biznesin pasi ishte dhe vetë. Pa gjurmë. Majko la gjurmë në luftën e Kosovës. E pranueshme në planin moral po kaq. Rama po lë gjurmë si ithtar i vendosjes së ligjit.

Më së fundi, më vjen keq se i vetmi nga këta liderë që kemi pasur e që është vetëm i stisur keq e që nuk ka asnjë shenjë se do lërë gjurmë, është Basha. Përpjekjet sterile që bën për të lënë gjurmë janë mjerane. Bile unë nuk e fajësoj as për vjedhjen e rrugës së Kombit e as për vrasjet e 21 Janarit. Sepse është kukull.

Dërguar me SMS January 22, 2016 09:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*