Paradoksi i aferës së bujshme të CEZ-it: Pse Berisha ja ka ngulur dhëmbët vetes

Andrea Stefani September 25, 2015 22:36

Paradoksi i aferës së bujshme të CEZ-it: Pse Berisha ja ka ngulur dhëmbët vetes

Paradoksi i aferës së bujshme të CEZ-it mund të përmblidhet kështu: Skandali është shpërthyer në funksion të qëllimit të Sali Berishës për t’u rikthyer sa më shpejt në pushtet, mundësisht pa u realizuar reforma në drejtësi që mund të sillte ndëshkimin e munguar për të dhe klanin e tij të korruptuar. Troç, Berisha po përpiqet të vijë në pushtet duke denoncuar një megakorrupsion që është vepër e qeverisë Berisha pra, e Berishës vetë! Ky është paradoksi. Dhe ai jo vetëm tregon gjendjen e mjeruar të opozitës berishiste por, nga ana tjetër, i bën nder qeverisë Rama. Nga që opozita në fjalë, ne pamundësi për të denoncuar ndonjë korrupsion të qeverisë së sotme, është e shtrënguar të përdorë një korrupsion të trashëguar nga qeverisja e vet. Shkurt, të ushqehet me mish të ngordhur.

***

Natyrisht që gjeneratori kryesor i korrupsionit janë qeveritë dhe nuk mendoj që qeverisja e sotme është e imunizuar nga korrupsioni. Por e vërteta është se gjatë këtyre dy viteve, opozita berishiste nuk ka qenë e aftë të denoncojë asnjë aferë korruptive të “Rilindjes” që t’i përafrohet sado pak për nga përmasat aferave të tilla si “Gërdeci” apo rruga Durrës-Kukës. Janë thënë shumë fjalë e thashetheme, por shumë pak ose aspak fakte. Prandaj opozita berishiste është e detyruar që ti kthehet korrupsionit të vet të dikurshëm për ta përdorur në luftën për pushtet duke shfrytëzuar faktin që Ilir Meta ishte pjesë edhe e qeverisjes së djeshme. Duke goditur Ilir Metën për korrupsion që në fakt ka qenë i qeverisë së tij, Berisha llogarit të dëmtojë qeverinë e sotme, të çajë koalicionin PS-LSI duke krijuar premisën për t’u rikthyer në pushtet.

***

Krejt afera e CEZ nuk është korrupsion i qeverisë Rama por i qeverisë Berisha. Ky i fundit kërkon të sensibilizojë opinionin publik duke i rrëfyer se sa i korruptuar paska qenë Ilir Meta kur bashkëqeveriste me të dhe sesa e pamoralshme është që ai të jetë pjesë e qeverisjes sot. Por kur Berisha na qenka bërë kaq i ndjeshëm ndaj moralit, shkurt kaq i moralshëm? Sepse shqiptarët nuk e kanë harruar se si Berisha nuk la gurë pa luajtur, duke përdorur edhe gjykatat e kapura prej tij, që Meta të dilte i palagur nga gjyqi për videoskandalin. Shkurt, sjellja e Berishës, dhe e buratinit të tij Bashës, nuk kanë të bëjnë as me antikorrupsion dhe as me moralin, por me gjakimin e tyre për pushtet.

***

Por ndërsa po përpiqen të kafshojnë Metën koha dhe faktet që po dalin po na tregojnë se Berisha ja ka ngulur dhëmbët vetvetes. Deri në atë shkallë sa kanë lindur edhe dyshime që Basha po komploton kundër tij. Sepse për fatin e keq të Berishës, po dalin gjithnjë e më shumë fakte që provojnë lidhjet e tërthorta të tij me aferën e CEZ dhe të DIA-s ndërkohë që akuzat e ngritura kundër Ilir Metës mbeten krejtësisht të pafaktuara por vetëm në kuadrin e llafeve që ka thënë “ky” apo “ai”. Edhe një video që Berisha e trumbetoi (një tjetër provë se skandali i DIA është skenar i tij që po e shfrytëzon politikisht) deri në Parlament si provë të një kërcënimi që Meta i paska dërguar ish drejtorit ekzekutiv të DIA-s, Elvis Mata, rezultoi në një flluskë. Askund nuk u pa as u dëgjua ndonjë kërcënim. Ndërkaq po faktohet se njerëz të afërt të Berishës kanë përfituar nga afera e CEZ. Mjafton të marrësh vetëm dy nga ato: Faktin e denoncuar në media se drejtuesi çek i CEZ ishte strehuar me qira në një apartament në pronësi të vajzës së Berishës. Pse atje me qira dhe jo në mijëra apartamente të tjera që ka Tirana? Rastësi?! Gjithkush ka të drejtë të komentojë se kjo pagesë (5 mijë euro në muaj) është një shpërblim që familja Berisha ka marrë për aferën e CEZ. Edhe më solid kundër Berishës është fakti i të qenurit të Endrit Mata-s, vëllait të drejtorit ekzekutiv të DIA-s, këshilltar i kryeministrit Berisha për teknologjinë dhe telekomunikacionin. Përsëri rastësi?! Dhe gjithkush ka të drejtë të mendojë se ka qenë pikërisht ky këshilltar që ka mbuluar privatizimin e CEZ gjë që shpjegon edhe pse përse Kastriot Ismailaj, pronari i DIA-s, punësoi si drejtor ekzekutiv Elvis Mata-n.

***

Këto dhe ca të tjera, janë shumë rastësi për të qenë të rastit. E megjithatë, është edhe një fakt që mbizotëron mbi të gjithë këto fakte dhe që të shtyn në konkluzionin se afera e CEZ, pavarësisht kontributit të njërit apo tjetrit, nuk mund të realizohej dot pa “viston” e Berishës.  Ky fakt është autokratizmi i afishuar i Berishës në sajë të të cilit ai nuk arrin të qeverisë por vetëm të sundojë. Dhe nën një sundim autokratik askush nuk mund të bëjë edhe gjënë më të vogël pa dhënë lejen sundimtari. Ilir Meta i dha mundësi autokratit Berisha ta zgjasë edhe 4 vjet sundimin e tij. Sot Berisha vendosi ta bëjë kurban aleatin e tij të djeshëm vetëm për faktin se nuk ka opsion tjetër për të goditur qeverinë Rama. Se sa për moralin, Berisha që nesër do ta ribënte qeverinë me Metën nëse kjo do t’i mundësonte rikthimin në pushtet. Por duke goditur Metën për një korrupsion që po faktohet se është kryesisht i tyri, Berisha dhe berishistët i dhanë shqiptarëve edhe një tjetër fakt të megakorruptimit të ish-qeverisjes së tyre autokratike. Një tjetër provë se korrupsion më i madh zhvillohet nga autokratizmi. Sepse sa më absolut të jetë sundimi, aq më absolut është edhe korruptimi!

Andrea Stefani September 25, 2015 22:36
Komento

19 Komente

  1. C. Ylli. September 26, 11:47

    saliu me kete taktike makiaveliste, ka shpetuar koken e tij,sa here ka bere krime,vjedhje,vrasje,mashtrime, haron se shqiptaret s’mund ti masshtroje gjithemon, vazhdimisht, perjetesisht,erdhi koha te dale kush eshte sala me lulushin.

    Reply to this comment
  2. shqiptari September 26, 11:49

    ky antishqiptare ka mbeshtetjene e poshtersise amerik qe aty vjene fundi i shqiperis dhe prapambetja 600 vjecare nga paktete qe bekohene nga amerika

    Reply to this comment
    • Shahisti September 26, 16:09

      O shqiptar, SHBA ka pak me shume se 200 vjet qe egziston, keshtuqe ato 600 vjete ti me duket se i ke pare ne gjume, ose ngaterron Ameriken me Turqine, po nejse, s’ka gje se aty aty jane.

      Reply to this comment
  3. Xhimi September 26, 11:54

    Andrea! E sakte.

    Reply to this comment
  4. LOVE September 26, 12:36

    Andrea ,hajde ne vete mor kalemxhi
    te merrej goja te Opinioni ,nuk po dije cfare te flisje me
    “kur ,kur ,cfare eshte ky ligji ,ma nxirr dhe njeher ta lexoj …
    cuditerisht nuk ke asnje fjale per ate ligjin e 2014 ,qe amniston “korrupsionin” e Berishes
    ik mor gaztor oborri ,se u doli boja
    …nuk me duket si kercenim ,nuk degjoj gje ne vidio
    ta beri mire Artani qe te tha po del si plumbi rikoshete
    Plehre e rilindur ,era mmmmmmm.et vini sado qe e rrotulloni gjuhen .
    Banalist dhe Idiot ngelesh !

    Reply to this comment
    • Fari Balliu September 26, 20:26

      Ja ky Lovidhja e ka kuptuar mire kete pune! Ty Andrea Stefani te lumte dora dhe mendja me keto artikuj,pra me keta Lovidhet le te beje parti Berisha.

      Reply to this comment
  5. METEH September 26, 13:03

    Z.Andrea,I sakt si gjithmon,te past DITA te paçim & NE qe presim me padurim DITEN çdo mengjes per lajme te reja,me te mira per vendin dhe fundosjen e zullumqareve,hajduteve,krimineleve qe moren me qaf shqiperin ne keto 25 vjet.E duam ne litar SB,LB,te denuar e sekuestruar te gjithe pushtetaret e pas 1991 perfshi & Meten e ekspozuar gjithandej per korrupsion,qe nga FLORIRI Kerrabes,Dosja META+PRIFTI,Me sajesen “Kokepalare te 21 Janarit”,vilat,trojet gjithandej,kalimi te PD duke i dhene oksigjen SB per 4 vjet,Dosja DOSHI qe po sfumohet çdo dite e Doshi ne kuvend perseri.Kjo çudi shqiptare po ndyt gjithe boten qe duhet te marri fund.O sot o kurre..!

    Reply to this comment
  6. Mal Osdrimi September 26, 13:25

    Mos harroni skandalin e Zamir Manes, kompania e borxhit, e tija, nen kujdesin dhe mbrojtjen e Bodes, I vodhen thesarit 50 mio euro. Detyrimi I ujsjellesit ndaj CEZ. Zgjerojeni rrethin e hetimit dhe do te shihni – kompanite klienteliste jane zhvates dhe abuzues te fondeve shteterore si dhe 37 debitoret me te keqinj te bankave.

    Reply to this comment
  7. shaban September 26, 13:54

    E more Andrea ,eshte drejtesia, ne qofte se ka ,qe do ta provoje se kush ka vjedhur e kush vjedh akoma.Une nuk i besoj as Berishes e as Rames e Metes por nuk te besoj as ty qe je i pari njeri qe e urren demokracine.Ti mund te kerkosh te justifikohesh por nuk mundesh sepse as ne fillimet e demokracise nuk ke shkruar as edhe nje artikull ne favor te saj por ke mbrojtur gjithmone te majten edhe se ne realitet kane dale dhe po dalin edhe me te korruptuar se Berisha me kompani.

    Reply to this comment
  8. redon September 26, 14:16

    Te lumte Andrea, cdo gje qe thua eshte e sakte,

    Reply to this comment
  9. asi September 26, 14:19

    1.Paska marre e pangopura per 3 vjet 200 milion leke per qira….kush ti jep,po te mos ishte
    vajza babit. 2.Pagesa e energjise se prapambetur te ujsjellesve,me parate e buxhetit,per ti ndare pastaj 50% DIA 50% CEZ…Kush e detyroi te jape parate e popullit…Sigurisht ka pasur hisen e vet firmetari.

    Reply to this comment
  10. vasil September 26, 15:12

    Berisha,berisha,pa fund Berisha.Berisha eshte lloj akrepi qe tere kohen me krimet e veta ka thumbuar vehten.
    Dhe meqense prej kohesh qendron ketu si kufome,cudia eshte se asnjerit nuk ja mban ta transportoje kete kufome,qe vazhdon te qelbe dynjane ne varreza(burg apo spital psiqiatrik)

    Reply to this comment
  11. KontiMonteKrabes September 26, 15:22

    Ne se ka nje kontrate qiraje argita me kete, pse nuk publikohet kontrata e qirase, per te pare ne se ka paguar tatimin ne burim sipas ligjit per tatimin mbi te ardhurat dhe ne se nuk e ka paguar a duhet te denohet, se eshte vlere e madhe e te ardhurave te padeklaruara

    Reply to this comment
    • Shahisti September 26, 16:13

      O Andrea, po s’tu mbarua beshtyma dhe e vjella or derezi. Ti edhe sikur te vrase vehten Berisha, ke per te shkruar e beri apostafat qe te kthehet ne pushtet. Po ftillohu or evlat, ftillohu e fillo merru me ndonje gje tjeter se po plas nga marrazi po plas.

      Reply to this comment
  12. bajram September 26, 16:25

    Pyetja qe me lind menjehere ne mendje eshte se vertet Sali Berisha i ka ngulur dhembet vetes? Nje analize siperfaqesore te nxjerr ne konkluzionin se Berisha po mundohet te denigroje ne rradhe te pare bashkepunetorin e djeshem Ilir Meten,dhe pas rrenimit te figures se Ilir Metes, vjen edhe bashkepunimi Rama – Meta si nje “gjarper me dy koka”.A ka frike Sali Berisha se nje dite drejtesia shqiptare do te beje punen e saj ne menyre korrekte e te pavarur sikurse ia kerkon Kushtetuta dhe ligjet e Shqiperise qe deri me sot i ka shkelur me te dy kembet? Mendoj se as qe i shkon neper mend se kjo loje qe ka filluar me aferat e bera me CEZ-in do te perfundoje ne dem te synimit te tij per t’ia hedhur barren e krimit pikerisht kundershtareve te tij politike dyshes Rama-Meta.Pikerisht tek konsesusi final midis qeverise shqiptare dhe CEZ per te rimarre shperndarjen e energjise ne duart e shtetit shqiptar me kushte sa me lehtesuse,pikerisht aty eshte dhe thelbi i sulmit te Berishes,te paraqese marreveshjen si nje maskarade megamilioneshe,ku qeveria i “fal” CEZ shuma mbi 500 milion euro qe CEZ gjoja ia kishte borxh qeverise Berisha dhe se ka zhyer duart ne pasurine e popullit duke e fshehur kontraten e marreveshjes perfundimtare?!!

    Reply to this comment
  13. rudi September 26, 18:43

    Gazetari ANDREA STEFANI KA FOLUR FLET E DO FLASE TE VERTETEN ATYRE QE JU DJEK MENDERJA BEJNE GER VER ME NJE VIDJO SKANDALOZE KU NUK DEGJOHET AS GJE POR SHPJEGOHET ME QELLIM NGA GAZETARE QE DJE FLISNIN NDRYSHE SOT THON TE KUNDERTEN RESPEKTE PER Z.STEFANI

    Reply to this comment
  14. Lori September 26, 18:46

    Fenomeni Berisha eshte nje “taifung” qe ka marre me vehte tere jeten politiko-ekomonike te ketij vendi kolonial qe vertitet sa here qe pjerdh ky fenomomen i gatuar ne skutat e erretaqe prodhojne kriminele “burra shteti”.Ky monster ka marre peng jeten e nje vendi i stimuluar nga ata qe e vodhen,rropen e zhvaten kete depo e sote ashtu te shkateruar e kane kethyer ne nje kuplara qe te mos beje te mundur rikthiin ne dinjitet te ketij vendi!Kete gje me se miri e ka bere Ahmet Zogu e perserit Sali Berisha !Edhe ne Fokushima u rikthye jeta e ka marre rrugen e stabilizimit e Shqipëria akoma jo pasi ky fenomen kriminal eshte krijuar e rruhet si monster per te hubur gjurmet e shperthimit 25 vjeçar e qe pasojat po i vujme edhe sot !Po behen perpjekje qe ne skene te fusin nje kopje te tij por qe tashme ky skenar duket i djegur pasi populli nuk eshte me tuaf si ne vitet 90 qe te haje plehun kimik per qumesht pluhur dhene kete radhe nga ata qe i trajtojme “miq” e na trajtojne “miq me gisht ne bythe”!Z.Stefani sherbimi me i mire qe mund ti beni ketij vendi e populli eshte ta haroni kete vemje qe eshte montuar e krijuar me garancine qe :Te drejten e çmontimit te tij e kane vetem dy fuqi ;E para fabrika qe e prodhoi e pret te amortizohet per ta vendosur ne ndonje muze te nendheshem dhe e dyta eshte perendia duke ia mbyllur goje e sy nje here e pergjithmone duke e larguar nga kjo bote njehere e pergjithmone.Ai eshte nje monument krimi qe rruhet nga Fabrika qe e prodhoi!

    Reply to this comment
  15. i ri September 26, 18:54

    Nuk eshte budall ky maloku jo Andrea, akoma nuk e ka nxjere flaken per te djegur Meten.Shume mire ben si gjithnje qe e denoncon krimin,po rasti eshte i dukshem fare qarte qe ti vihen prangat
    ketij dinosauri arkaik te vjedhjes e korrupsionit.Uroj qe ky rast te bjere ne duar te duhura e te shpetojme njehere e mire sepse na u merzit jeta duke degjuar te njejtat gjera,nga mengjezi e deri ne darke fjala Sali u be si kolere.

    Reply to this comment
  16. Nuk kam cte bej September 27, 18:15

    Po ai qe vodhi lopen, pra Like Floriri, nuk ka faj?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*