PARADOKSI / Lironi të arrestuarit, thotë me të drejtë ai që duhet të ishte në burg!

April 5, 2018 19:15

PARADOKSI / Lironi të arrestuarit, thotë me të drejtë ai që duhet të ishte në burg!

Gjatë zhvillimit të një prej paradokseve të zakonshme të jetës shqiptare, ai që duhet të ishte prej vitesh në burg kërkoi sot që të liroheshin nga qelitë ata që u arrestuan si rrjedhojë e veprimeve të tij të kaluara.

“Shqiptarët po burgosen nga një qeveri hajdute,” deklaroi etaloni i hajdutërisë, duke theksuar gërmë për gërmë se paratë për të cilat protestonin të burgosurit, janë dhënë njëherë.

“Ato para janë dhënë njëherë, në kohën kur isha unë në detyrë,” saktësoi kandidati i burgut që nuk e provoi kurrë qelinë, “kësaj i thonë ta vjedhësh popullin përsëdyti”.

Duke e lënë evazive nëse vjedhja e parë ishte ajo e ndodhur në kohën e tij apo jo, ai që duhej të ishte në burg vijoi duke thënë se edhe nëse qeveria tërhiqej, populli nuk duhet të gënjehej, por përkundrazi, duhet të refuzojë pagesën e çdo lloj takse.

“Ku keni parë ju shtet që i kërkon taksa popullit?”, tha hajvani i lumtur, i cili në një shtet tjetër, tani do ishte duke mësuar zanatin e tretë apo në katërt në burg, përmes programeve sociale penitenciare.

“Vetëm këtu ndodh, me këta hajdutë që kemi në krye,” shtoi ai, mesa duket i zbavitur thjesht dhe vetëm nga fakti që mund të akuzonte dikë tjetër për hajdut. Dhe kjo, teksa kishte në krah shoqen që ka çarë në jetë me ndihmën e familjes së saj të përfshirë në një hajdutëri gjigande, edhe më të vjetër akoma, me formë gjeometrike konike apo piramidale.

Nga ana tjetër, burimet thonë se ai që duhej të kishte bërë të pamundurën për ta futur me të drejtë në burg atë që duhet të ishte në burg, ka deklaruar se tarifa që zemëroi protestuesit ishte e nxituar dhe do të ngrinte gjithçka, deri në rishikimin e gjithë situatës.

“Protestuesve u kërkoj falje”, tha ai, “por paratë për të cilat më akuzoni i kanë marrë të tjerë, shumë vite më parë”.

Ka shumë gjasa, saktësojnë burimet, që ata të cilët e kanë votuar atë që kërkoi falje, t’i falin atij gjithçka ka bërë mirë dhe keq këto vite, me përjashtim të një detaji:

Që ai që duhej të ishte në burg, të arrijë të mobilizojë sërish njerëz për të protestuar pikërisht për atë vjedhje që ai e ka kryer personalisht, pa i hyrë gjemb në këmbë, dhe kundërshtari i tij të kërkojë falje për këtë!

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike anti-tarifore, që beson se kur dikush e parashkruan hajdutërinë e tjetrit, pasojat e ndjekin si hije që nuk mbeten pas…  

April 5, 2018 19:15
Komento

4 Komente

  1. Nik April 5, 20:10

    Ditaaaa, ai qe duhej te ishte ne burg do jete ne qeveri heret a vone. dhe ai qe duhej ta fuste do shese piktura dhe sdo ti bi ne mend per kete vend, se e ka rregullu veten ne njeqind breza. Ju vazhdoni…

    Reply to this comment
  2. filati April 6, 13:56

    Kam mendimin qe te liroje qeverija 11 te burgosurit e Kukesit dhe te coje ne burge vete Bashen se do ishte me e drejte dhe e moraleshme.

    Reply to this comment
  3. Mark .U.K April 9, 18:07

    filati:Beri nje flet rrufe o kryetari i kooperatives me kater klas shkoll.Nuk te ka mbetur tjeter po ruajsh dhite atje ne mal.Haja .utin si ja ke hanger Berishes qysh ne 90.

    Reply to this comment
  4. Gege Kosova April 12, 17:35

    Sot u duke kulmi i turpit politik.kur dolen te kerkojne “rregulle” ata qe krijuen kaos nga parregullesite politike,hajduterit e vrasjet.kerkojne zhberjen e takses,ata qe vete cakt uan dyfisin ekesaj qe eshte sot.Turp eshte te duket Berisha,Basha,Kryeadhi e klani kriminal politik qe zptuaqn foltoren,hudhen miell e veze ne ata qe sanuan kaosin e krijuar tete vjet sndimi te krimit,vertet turp te shihesh berishen,Bashen e hudhesit e miellit atyre qe krijuan ligjesi me parregullesite,atyre qe hudhen drejte atyre qe moren besimin e sovranit.Kush hudh ballte,ata qe jane te perbaltur e te ndeshkuar nga sovrani, Kur te ndeshkon sovrani,nuk te shpeton as Zoti.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*