Paraja nuk e blen dot lumturinë

August 11, 2016 11:33

Paraja nuk e blen dot lumturinë

Dy ditë më parë ndërroi jetë një prej njerëzve më të pasur në Britaninë e Madhe.

Duka e Westminster-it ndërroi jetë papritur nga një infarkt në zemër në moshën 64-vjeçare.

Familja mbretërore është në zi.

Gerald Cavendish Grosvenor, babai i katër fëmijëve, ishte personi i tretë më i pasur në Britani, me një pasuri prej mbi 9 miliardë sterlina.

Tashmë pasuria e tij do i kalojë të birit, Hugh Grosvenor, 25 vjeç.

Edhe pse kishte një pasuri kaq të madhe, sërish Duka ishte një njeri i vetmuar dhe depresiv.

Një mik i tij tha: “Kur ishim të rinj mendonim, sa mirë do ishte sikur të ishim si ai. Por tani e kuptoj se askush nuk do donte të ndërronte vendin me të. Ai ishte kaq i vetmuar. Shumica jonë ka kaluar një jetë më të mirë”.

Ai tymoste shumë duhan dhe thuhet se arsyeja se përse bleu një avion privat, ishte që të pinte duhan brenda në bord.

Duka njihet si një pronar i madh tokash, me prona në SHBA, Kanada, Hong Kong, Kinë, Japoni, Irlandë, Spanjë dhe natyrisht në vendet më të lakmuara në Angli.

Kur ishte i vogël ishte i fiksuar pas futbollit.

Ai bëri prova tek Fulham FC, por babai i tij nuk e lejoi.

Më pas tentoi që të hynte në një akademi ushtarake, por nuk ia doli.

Miqtë e tij thonë se ai vuante nga ankthi i vazhdueshëm.

Një nga pengjet e tij ishte mungesa e arritjeve personale.

Pavarësisht këtyre pasigurive, ai dhuroi miliona nga pasuria e tij për bamirësi.

Gerald ishte 13 vjeç kur mësoi se çfarë pasurie do të trashëgonte.

Prindërit e dërguan në shkollën Harrow, ku e tallnin, zakonisht për theksin e tij.

Ai ishte një tip i vetmuar dhe nuk bëri asnjë shok në shkollë.

Daily Mail shkruan se ai mbeti i bindur se edukimi i tij për seksin singëll ishte arsyeja se përse ishte gjithmonë i terrorizuar nga femrat.

Pamundësia për të hyrë në një akademi të njohur ushtarake shihej prej tij si dështim i madh.

Megjithatë, kur ushtria ishte në telashe dhe kishte nevojë për fondet e tij, ai nisi të ‘çajë’ në karrierë duke u bërë edhe gjeneral.

Tani të paktën shpresojmë që i biri të shijojë pasurinë. Nga fotot që kanë publikuar mediat rozë, duket se 25-vjeçarit i pëlqen të festojë.

The Duke of Westminster with his wife Tally and, from left, their children Tamara, Hugh, Edwina and Viola Grosvenor

Though he was the third richest man in Britain, he was uncomfortable being an ‘aristocrat’

He was always completely candid about how much he’d hated boarding school life, shedding tears at Harrow, where he didn’t make a single friend

People liked the genial, easy-going figure who satisfied his craving for a military career by joining the Territorial Army as a private, never happier than when he was soldiering, especially under canvas

The Duke is pictured with the Queen at the wedding of his daughter Lady Tamara

The Duke’s endearing openness and frankness about himself is what encouraged Prince Charles to ask him to be William’s life guide, rather as the late Earl Mountbatten was to the Prince of Wales when he was a young man

Gerald Grosvenor, 6th Duke of Westminster, and his new wife Natalia Phillips in 1979

He was mad keen to be an Army officer, but failed the entrance exam to the Royal Military Academy Sandhurst

 

August 11, 2016 11:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*