Parajsa dhe Ferri, vetëm në mendjen tonë ekzistojnë?

April 3, 2018 00:05

Parajsa dhe Ferri, vetëm në mendjen tonë ekzistojnë?

Papa Françesku tha që ferri nuk ekziston, por çfarë ka dashur ai të thotë me këtë?

Nuk flitet për një deklaratë rreth gjeografisë apo kozmologjisë.

Duke argumentuar rreth ekzistencës së ferrit, apo edhe rreth ekzistencës së Zotit, është sikur të jesh duke diskutuar për ekzistencën e numrit zero.

Përdorimi i konceptit është i dukshëm dhe i papërmbajtshëm. Sapo ta përdorni, do të shihni se funksionon, por përse duhet të funksionojë, kjo është një pyetje totalisht e ndryshme.

Nëse është nevoja për të ekzistuar, kërkohet një argument për kuptimin e foljes “ekzistoj”, jo për realitetin e numrit zero, as të Zotit dhe as të ferrit.

Në librin e Terry Pratchett’s, Hogfather “Vdekja” i thotë vajzës:

“Njerëzit kanë nevojë për fantazi që të ndihen qënie njerëzore. U duhet vendi ku ëngjëlli në rënie takon majmunin në rritje…

Merrni universin dhe bluajeni deri në pluhurin më të imët të mundshëm, më pas nëpërmjet sitëve më të mirë mundohuni të më tregoni një atom të drejtësisë, një molekulë të mëshirës… Dhe ju akoma veproni sikur ekziston ndonjë rend ideal në këtë botë, sikur ka drejtësi në univers me anë të së cilës mund të gjykohet.”

Nëse fillojmë të mendojmë për ferrin si një koncept që merret me të njëjtat probleme, sikurse merret koncepti i drejtësisë dhe mëshirës, është e lehtë të shohim se të gjitha mendimet tona janë në një farë mënyre figurative. Por kjo nuk do të thotë që janë jo reale.

Vështirësia e vërtetë për të krishterët është ideja se ferri përfshin një dënim të vetëdijshëm, i cili është zhargon për diçka thuajse të pamendueshme. Kjo duhet të ketë qenë ajo çfarë Papa Françesku ka qenë realisht duke thënë.

Ideja e vuajtjes së vetëdijshme të përjetshme ka trazuar kristianët që në fillimet e krijimit të kësaj feje. Duket plotësisht jopropocionale me mëkatet që ndëshkon. Vuajtjet e ferrit janë më keq se çdo gjë që mund të përjetojmë në këtë jetë: më keq se kanceri; më keq se të qënurit i djeguri për së gjalli; më keq sesa të shikoni familjet tuaja duke vdekur nga Ebola; më e thellë dhe më e mprehtë sesa pengesat tuaja më të këqija të brendshme. Të gjitha këto mund të jenë të pakalueshme, por vuajtet e ferrit, në doktrinën tradicionale, zgjasin përgjithnjë. Vdekja nuk mund t’u japë fund atyre: në të vërtetë, ndodh e kundërta.

Shkaktimi i një agonie të pambarimtë nuk duket se qëndron në përputhje me natyrën e Zotit mëshirëbërës dhe të dashur; duket dispropocionale edhe ndaj kërkesave të drejtësisë. Në fakt, teologu i hershëm dhe me ndikim, Shën Origeni besonte se edhe Satani do të lirohej më në fund nga ferri, megjithëse kjo u gjykua më vonë si herezi.

Vështirësia e vërtetë lind me konceptin e përjetësisë. Problemi nuk është thjesht se universi nuk paskërka një vend për ferrin, e as që nuk paskërka kohë për këtë. Universi, i cili kishte fillimin e tij me shpërthimin e Bing Bangut, dhe që do të ketë një fund, nuk mund të përmbajë përjetësi. Vetëm mendjet tona mund të përjetojnë përjetësinë.

Por, kushdo që ka përjetuar lumturi të vërtetë apo vuajtje, nuk mund të dyshojë që parajsa dhe ferri ekzistojnë.

s.a / dita (marrë me shkurtime nga The Guardian)

 

April 3, 2018 00:05
Komento

18 Komente

  1. Plaku Xhuxhumaku April 3, 01:42

    Ky shkrim i The Guardian ka piknisje shkrimin e gazetes “La Repubblica” shkruar nga gazetari 93 vjecar Eugenio Scalfari i njohur si ateist dhe si gazetar qe interviston pa regjistruar biseden dhe pa marre shenime. Kur Vatikani i mohoi ato qe thuhen ne artikullin e Scalfarit ai nuk qe ne gjendje te paraqise asnje prove materiale qe Papa i kishte thene ato fjale. Shkurt muhabeti FAKE NEWS. A egziston ferri e parajsa apo jo eshte ceshtje besimi dhe secili ka te drejte ta mendoje kete pune sic ia ndin, po pordhat e ateistit Scalfari me mire te mos paraqiten si te verteta sepse nuk jane,

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 April 3, 10:08

      qënje që ha bukë me fizikë por porpagandon zotin!?
      pak si kundërshtim,ky mendimi tënd!
      është si ajo thënja e vjetër”ha bukën e turkut bën duvanë e kaurrit”!ti ha bukë me shkencë dhe propagandon fenë!?
      nuk ke faj ti,nuk je as i pari e as i fundit!!
      mirë që ky skalfari ja paska futur kot,që dhe mund të jetë e vërtetë,meqë e ka përgënjeshtruar vatikani,po a smë thua se si ti shpjegojmë thënjet e voitilës në fund të mijvjeçarit të shkuar??në vjeshtën e 1999ës??
      ishin në një hapsirë kohore prej 7 ditësh!!pra të djelë më të djelë!!
      e filloi me ferri dhe e mbroi me parajsën!!
      tha të njëjtën gjë si e ka thënë framçesku!!të përmbledhura në një fjlai “të dyja egzistojnë vetëm në kokën tonë,të dyja janë jeta jonë si veprojmë atë dhe pësojmë”!!
      ai e tha fare mirë se po bëre keq,do ta përjetosh përditë,dhe nuk ke nevojë të presësh flakët e ferrit!!
      po bëre mirë do ta shijosh përditë dhe nuk ke nevojë për të pritur bukurinë e parajsës!!
      ka qënë e vetmia javë kur unë kam qënë në krah të këtij pape katolik!!
      ka qënë i vetmi moment që unë e kam pëlqyer e mbështetur me tërë zëmrën time!!
      ty nuk të leverdis një gjë e tillë si besimtar!!
      sepse ka shumë arsye
      – misioni yt do të mbrojë me frymën tënde.pra këtu në tokë!!
      – hedh poshtë tërë atë mënyrë skllavërimi që ushtron kleri mbi besimtarët
      – hedh poshtë tërë atë që është ngritur mbi thmele rëre të gatuara me gënjeshtra dhe gjak!!
      ndoshta ky papë nuk ka fuqinë e vojtilës,por rruga duket e mirë!!pak nga pak po hapet e vërteta,perdia e dhunës mendore po bie!të pakëtn në perëdim!!shpresoj që ngadalë të përhapet gjithandej!!do të duhen dhe nja 200 vjet,nëse vazhdon kështu!!
      por sidoqoftë frika e njeriut është më e fortë se arsyeja e tij!kuptohet tek ata që përfaqson ti!tek besimtarët!!ne të tjerët!? e kemi kollaj!!andej nga kemi ardhur atje do të shkojmë!!asgjë më tepër!!e vetmia gjë që do të mbesë është një kujtim dhe veprat që kemi bërë!në këtë kujtim do të gjykohemi nga të tjerët për veprat tona!!

      Reply to this comment
      • Plaku Xhuxhumaku April 3, 13:35

        Une nuk kisha ndermend te hapja nje diskutim kaq te gjate dhe pa fund qe ke hapur ti. Vetem desha te ve ne dukje qe ne kete rast e gjitha ishte nje genjeshter e sajuar nga nje gazetar qe nuk eshte hera e pare qe e ben. Po ta shohesh me vemendje, kam thene qe “ferri e parajsa” jane ceshtje besimi. Askush nuk te pengon ty te mos besosh as ne njeren e as ne tjetren, sikurse asgje nuk me pengon mua t’i qendroj nje besimi qe pavaresisht nga ato qe thua ti, per mua eshte orientim moral. Ceno, miqesisht po te them, qe eshte me mire te mos i hysh ketij deti ne kembe. Askush nga ata qe e kane provuar, nuk i kane dale matane. Mbaju fort mbas ateizmit tend, po mos i gjyko te tjeret. Nuk vjen ndonje gje e mire nga kjo. Mjafton te mendosh vetem per nje minute se mund ta kesh edhe gabim, ne mos 100%, aty diku ke mesi, sic te pelqen ty ta mendosh se s’ka asgje 0% e asgje 100%. Keshtu ke thene vete diku, apo jo?

        Reply to this comment
        • anticensurë25642654 April 3, 15:42

          “Nuk vjen ndonje gje e mire nga kjo. Mjafton te mendosh vetem per nje minute se mund ta kesh edhe gabim, ne mos 100%, aty diku ke mesi, sic te pelqen ty ta mendosh se s’ka asgje 0% e asgje 100%. Keshtu ke thene vete diku, apo jo?”
          plotësisht i njëmëndje nëse dhe ti qëndron aty ke mesi!!
          sidoqoftë seicili të tijën!!
          ajo që më shtyri të bëj tërë këtë çarçaf është fizika tënde!!
          asgjë më tepër!!

          Reply to this comment
          • Plaku Xhuxhumaku April 3, 17:53

            OK. Te jesh fizikan, ose pergjithesisht shkencetar, nuk do te thote te jesh patjeter ateist, ose afetar. Ne fund te fundit edhe shkenca nuk ben gje tjeter vecse perpiqet ti afrohet te vertetes nga nje drejtim tjeter dmth nqs flasim per gjetjen e origjines se jetes, ose te Universit, edhe shkenca perpiqet ti jape pergjigje pyetjes per ORIGJINEN. Puna eshte se ashtu si egzistenca e Zotit (sic e mendojne fete monoteiste) as nuk mund te vertetohet e as mund te hidhet poshte, po keshtu edhe teorite shkencore mbi ORIGJINEN jane tamam keshtu, pra teori qe as mund te provohen deri ne fund as mund te hidhen poshte deri ne fund. Po perpiqem ta sqaroj kete, teorite edhe ato me shkencoret nisen nga premisa te pavertetueshme, ose aksioma. Ne kete kuptim teorite zhvillohen logjikisht te sakta, por me themel qe nuk mund te vertetohet, po qe sigurisht as nuk mund te hidhet poshte. Ne kete kuptim nuk shof ndonje dallim te madh midis fese dhe shkences. Sigurisht shkenca perdor laboratore dhe eksperimente, por asnje prej tyre nuk mund te vertetoje direkt premisat, ato vetem se nqs nuk e kundershtojne premisen vazhdohet me tutje me kerkime te reja. Shembull, teoria me moderne e origjines se universit pranon se fillon me bigbangun, por te gjitha faktet dhe provat qe sillen ne favor te kesaj teorie jane te tilla qe nuk e kundeshtojne, por ama asnje prove nuk mund te vertetoje direkt ndodhjen e bigbangut. Pra shkenca pergjithesisht punon me parimin perderisa nuk kam prova qe ta kundeshtoj dicka, atehere mund ta pranoj. Pa folur ketu pastaj per pyetjen fatale: “Po perpara bigbangut?”
            Me teorite e origjines se jetes, eshte edhe me keq, deri tashti ka nja 20 a 30 teori “shkencore” per origjinen e jetes, qysh nga “supa primordiale” deri tek kozmospermia dhe alienet.
            Per ta mbyllur se u zgjata pak si shume, si nuk e kam zakon, sic te thashe qellimi i komentit tim te pare ishte vetem te them qe Scalfari tha nje genjeshter, pra nje fake news, jo te beja avokatine e fese, apo te shkences. Per mua te dyja jane produkt i inteligjences se njeriut, ne perpjekje per te zgjidhur enigmat e universit dhe te jetes. Pastaj keqperdorimi si i njeres, ashtu edhe i tjetres dhe abuzimi me to per qellime te tjera nuk eshte faji i tyre, por i njerezve qe i shfrytezojne ato. Mos harro qe tmerret qe i ka sjelle shkenca njerezimit nga abuzimet me te jane ku e ku me te tmerrshme se demet qe eventualisht ka sjelle feja. Po permend vetem armet kimike dhe biologjike dhe te famshmen bombe atomike qe une edhe mund te mos e kuptoj shume mire me ato 6000 vidat qe pershkroi ketu njelloj shqiptari me none gjermone.

          • anticensurë25642654 April 4, 08:49

            “Mos harro qe tmerret qe i ka sjelle shkenca njerezimit nga abuzimet me te jane ku e ku me te tmerrshme se demet qe eventualisht ka sjelle feja.”kjo mbyllje më duket pak siiii,e pamenduar,qënje!!
            po lë mënjanë atë që thua më lartë se “sa janë të vërteta,janë po aq të pavërteta”!!
            feja, në mënyrën si e mbyll ti,të vetmen gjë që i ka “prurë” njerzimit është gjunjëzimi,nënshtrimi,padituria dhe asgjë tjetër!!
            kjo padituri ka bërë që njeriu të keqpërdoret shumë më kollaj se kur është i ditur!!
            kjo padituri ka bërë që njeriu të shkojë pas dhe aspak përpara!!
            mos vërtetimi i disa “gurëve të hedhur në pus”,nga shkenca nuk do të thotë se “gurët” janë të vërtetë!!
            pra,nëse shkenca nuk ka akoma saktësi në shumë fenomene natyrore,nuk ka shumë përgjigje për të gjithë pyetjet që ajo vet ngre!?
            kjo nuk do të thotë se feja ka të drejtë në thënjet e përsëritura në mijëvjeçarë!!
            falë shkencës ne komunikojmë,ne shohim në një thellësi hapsinore që është në kufijt e të pabesueshmes,falë shkencës ne rrojmë më gjatë,e kështu mund të të përmënd një pafundësi përfitimesh!!
            falë besimit!?
            të garantoj se është rreziku më i madh i njerzimit!!
            nëse shkenca na çon drejt dritës!?
            atëherë feja na çon drejt errësirës!!
            rrezikun e kësaj errësire e përjetuam si një shijim të shkurtër dhe minimal,po ta krahasojmë me botën e tërë,me periudhën e egzistencës së ISIS!!
            për fat të mirë nuk zgjati dhe nuk preku shumë,por dhe ajo pak!?ishte shumë e dhidhur!shumë domethënëse!!shumë më domethënënëse se tërë bombat atomike,se lëndët kimike!!
            ato të vrasin,”ISIS,”të merr shpirtin”!ta çon në “parajsë”,gjat kohës që ti je i vdekur në jetë”!!
            big beng,është një aksiomë,por më e pranueshme se bindja(po ashtu aksiomë) se zoti është ai që ka krijuar gjithçka dhe se është ai që vendos për gjithëçka dhe që ne duhet ti falemi për çdo gjë!!
            nëse do të mjaftohej me aksiomën se zoti ka krijuar gjithçka dhe aty mbaron puna e tij??
            jam plotësisht i një mëndje me ty,por ajo që vazhdon më tutje është ajo që më pengon,që shkatërron gjithçka!që në kohën e taletit e të demokritit u tha që asgjë nuk varet prej zotit,por prej fenomeneve të natyrës,por prapë si padituria,e ushqyer,si frika egzistenciale e njeriut,e lindur,nuk e kanë lënë njeriun të shkëputet nga besimi se ai është i varur nga një egzistencë që ai nuk mund ta kuptojë,që duhet ti jetë skllav!
            jeta time vlen më shumë në lirinë shkencore,ndoshta të kërcënuar nga bombat bërthamore o LHLtë sesa skllavëria nën mirësinë e zotit!!

          • Plaku Xhuxhumaku April 4, 14:41

            Pergjigja jote mbyll rrethin dhe po te vazhdoj edhe une nuk do te bejme gje tjeter vecse do te trashim vijen e rrethit dhe nuk do te shtojme ndonje gje te re. Po te them vetem se nga pergjigja jote une marr vesh qe ti nuk je munduar te kuptosh ndonj gje nga ato qe kam thene une, ke riperseritur pozicionin tend te betonizuar ndoshta qe nga oret e edukimit politik dhe ku ti vete kundeshton vehten tende me teorine e 0%-100%.

            Une nuk te thashe aspak qe e gjithe shkenca eshte e “poshter” apo e “demshme”, as nuk te thashe qe feja eshte “ndricimi” dhe “shpetimi”. Ajo qe une perpiqem te kuptosh ti eshte qe e keqja me shume qendron ne menyren se si perdoren ato, se sa ne ato vete. Dhe prandaj nje genjeshter rreth fese eshte po aq genjeshter sa nje rreth shkences, qe ishte edhe thelbi i komentit tim te pare.

            ISIS qe permend ti per argument verteton tamam ate qe po mundohem te shpiegoj une. ISIS e perdor, pra e PERDOR fene per qellimet e veta, por nje mysliman
            “i mire” qe nuk ha mish derri dhe nuk pi alkool nuk ka ndonje gje te perbashket me robin me automatik ne dore te ISIS. Kaq.

          • anticensurë25642654 April 5, 09:31

            qënje si unë dhe ti,po qënddrojmë në pozicionet tona dhe asgjë më tepër!!
            0-100%,e di fare mirë,po ashtu si di dhe interpretimin e çdo gjëje!bile dhe matematika mund të interpretohet në mënyrë të gabuar,jo aq sa të tjerat,por prap mund të interpretohet!!
            që njeriu ka nevojë për besimin fetar nuk e vë askush në dyshim,por që ka nevojë më shumë për shkencën!?
            këtë e vënë shumë në pikpyetje!!
            e vënë në radhë të parë sepse nuk janë në gjëndje ta kuptojnë,nuk janë në gjëndje ta mësojnë!është shumë më e vështirë të mësosh shkencën sesa të pranosh,diçka që dhe duhet ta besosh!!
            shkenca ndryshe nga besimi,pjell pyetje!!feja me një fjalë, çdo pyetje të lindur e mbyt duke ju referuar besimit!
            ISISin nuk ta dhash si shëmbull për të ulur vlerën e myslymanëve,të tjerë,por thjesht si një fenomen që doli me shumë dhunë kohët e fundit!!e njëjta gjë mund të ndodhë me të gjithë besimet e tjera!!
            qënje variacioni nga 0 deri në 100% është dhe në mënyrën e të menduarit!!
            kemi dy mënyra po quaj 0 racional dhe 100 emocional!asnjë njeri nuk i ka të pastra!të gjithë përfshihemi në një spektër ku emocionalia dhe racionalia ndërveprojnë!!varet nga përqindja që ka njëra dhe tjetra për të vendosur mbi gjykimin tonë të përgjithshëm!!kjo e ndërthurur me nivelin e njohurive bën që njeriu të jetë më shumë ose më pak pre e gënjeshtrës!!
            ashtu si e thotë dhe besimtari i thekur në komnetin e fundit,pula gjermone,ky debat nuk mund të zgjidhet jo nga ne të dy por nga askush!!ai sjell si shëmbull ajnshtajnin!më të madhin e të gjithë kohrave dhe po ashtu besimtar!aspak në nivelin e tedeskos!!nëse shkenca e ajnshtajnit,më parë ajo e demokritit,e çvendosi zotin nga hapsira e afërt qiellore në pafudësi,feja nuk është dorzuar në asnjë moment!!dhe ajo i është bashkngjitur shkencës dhe i ka tjerrur thënjet e saj njëlloj në pafundësi për të vërtetuar atë që dje e vërtetonte me një libër të diktuar pikërisht nga zoti vetë!!për mendimin tim nuk ka për të pasur asnjëherë një zgjidhje të kësaj dileme!!nuk mund të bindësh dikë që i pëlqen të jetojë në ëndërrat e tij!!
            sidoqoftë,është a sështë,ja vlen a sja vlen,gënjeshtër a e vërtetë,një gjë më pëlqen këto kohët e fundit!!
            ajo që ti e quan jo normale për veten tënde,”Per ta mbyllur se u zgjata pak si shume, si nuk e kam zakon, “,zgjatjen e diskutimit a të komnetit!!kur shkruan dhe sqaron mendimin tënd,është më i pranueshëm,më i lexueshëm,më pak provokativ se shumë nga fjalitë e shkrutra,pothuajse pa kuptim!!
            kështu ka qef njeriu të bëjë polimikë!!ka kënaqsi të shprehë mendimin e vet,të lexojë mendimin e tjetrit,të polemizojë dhe të mësojë!

          • Plaku Xhuxhumaku April 5, 14:19

            Shkruam, e shkruam dhe si me thene nxorrem djerse trurit sa mundem. Epo mire, s’ka ndonje te keqe. Sic thua edhe ti, shume shkencetare kane qene besimtare, dhe sic po te them edhe une shume klerike kane qene edhe shkencetare. Kjo me thote qe te pakten ne nivelin njerezor normal ka nje bashkeveprim si edhe bashkejetese te shkences dhe fese dhe po te mos i kundervesh me qellim, apo pa qellim nuk ka perse te kete ndonje konflikt te pazgjidhshem. Megjithate, une po kthehem atje ku nisi diskutimi: Scalfari GENJEU. Ty nuk te degjova te thuash ndonje gje rreth kesaj. Kjo nuk eshte me ceshtje te qenit shkencetar, apo fetar, kjo eshte ceshtje etike dhe morali. Do ta luftosh fene? Luftoje por jo me genjeshtra. Ka plot per te thene edhe pa genjyer, jo per gje po ne kete rast genjeshtra eshte nga ato qe qelb ere dhe mund te gaboje, ose stimuloje vetem ata qe e luftojne fene, pa ditur shume rreth saj. Ferri dhe parajsa (dhe nuk po them qe edhe une mendoj keshtu) jane pjese kryesore e besimit kristian. Papa nuk mund te mohoje edzistencen e tyre pa shkaktuar nje permbysje te papare brenda doktrines. Po te bej nje analogji, eshte njesoj sikur Enver Hoxha te thoshte qe lufta e klasave nuk egziston, po une vazhdoj te jem marksist.

            Edhe nje here qellimi im nuk ishte te diskutoj rreth shkences dhe fese. Njerezit sa i takon ketyre subjekteve mund te ndahen ne tre grupe te medha, me shume nengrupe e nuanca. Gjithsesi tre grupet kryesore jane 1. Ata qe shprehin armiqesi te hapur ndaj fese, edhe pse kete e shprehin, nepermjet dashurise per shkencen. 2. Ata qe nuk shohin ndonje arsye per te mohuar as njeren as tjetren duke pranuar qe te dyja jane ane te ndryshme te veprimtarise intelektualo-shpirtrore njerzore. 3. Besimtaret e thekur qe nuk interesohne per gje tjeter, pervec per ta pasur mire me Zotin. Njeriu bie ne njerin nga keto grupe heret ne jeten e vet ndikuar, pervec intelektit te vet, edhe nga rrethanat e jashtme. Kalimi nga njeri grup ne tjetrin eshte mjaft i veshtire dhe zor se ndodh ne menyre te bute dhe si pasoje e diskutimeve (si puna e ketij midis meje dhe teje). Zakonisht kalimi nga njeri tek tjetri behet si pasoje e ndonje ngjarje personale traumatike, ose ndryshim i menjehershem dhe ekstremal i rrethanave.

            Mua do te me pelqente te dija preje teje a e aprovon ti luften kunder fese me cdo mjet, qofte duke perdorur edhe GENJESHTREN thejsht dhe paster?

          • anticensurë25642654 April 5, 16:12

            qënje
            “Ty nuk te degjova te thuash ndonje gje rreth kesaj.”
            e ke gabim, në replikën e parë me ty nuk kam thënë në mënyrë absolute se skalfari ka thënë të vërtetën apo k agënjyer,”mirë që ky skalfari ja paska futur kot,që dhe mund të jetë e vërtetë,meqë e ka përgënjeshtruar vatikani,”,por duke u mbështetur në thënjet e voitilës mund të vë në dyshim,përgënjeshtrimin e vatikanit!!
            “Mua do te me pelqente te dija preje teje a e aprovon ti luften kunder fese me cdo mjet, qofte duke perdorur edhe GENJESHTREN thejsht dhe paster?”
            qënje pak a shumë njihemi mirë dhe duhet ta dish se nuk jam tip që përdor gënjeshtrën si mjet, “lufte”,këtu në blog!!bile nuk më pëlqen aspak dhe gjysma e të vërtetës!!shpesh jam përplasur me ata që japin vetëm vlersimin subjektiv të ngjarjeve!!
            tashti po ta them shqeto fare:
            NUK DO TA PRANOJA NË ASNJË MËNYRË QË TË GËNJEHEJ,QË TË PËRDOREJ GËNJESHTRA NË ASNJË LLOJ DEBATI,PËRFSHI KËTU DHE NË “”LUFTËN”” NDËRMJET ATEIZMIT DHE FESË!!
            e futa mas dy palë thonjëzave vetëm e vetëm për të mos e quajtur luftë,por thjesht një debat!
            nëse unë kundërshtoj diçka si të gënjeshtërt!?
            nuk mund të përdor gënjeshtrën!!
            sepse nuk do të kisha asnjë ndryshim prej asaj që kundërshtoj!!
            për të mos spekulluar mbi këtë temë,unë po e lë si gënjeshtër thënjen e skalfarit,por nuk mund ti quaj të tilla thënjet e pa mohuara nga vatikani të papa voitilës në vjeshtën e ’99ës!!

          • Plaku Xhuxhumaku April 5, 17:07

            Me vjen mire per sa thua lidhur me Scalfarin, dhe genjeshtren ne pergjithesi.!

            A ke ndonje reference per theniet e Vojtiles ne 99, noi gazete a noi website, apo thjesht i beson memories?
            Te pyes se sic te thashe nje pohim i tille e permbys komplet doktrinen, pra nuk eshte puna thjesht e tha apo nuk e tha. Sic ta bera edhe analogjine me siper, nje thenie e tille ne gojen e Papes, eshte Papa qe mohon kristianizmin, pra qe mohon vetvehten, dhe eshte tamam kjo qe mua me duket e pamundur. Nje reference do te ishte shume interesante, nqs ke mundesi. Nqs nuk ke mundesi te japesh nje reference, atehere me vjen keq, por nuk mund ta mar te mireqene ate qe thua ti, pavaresisht se ti mund te jesh totalisht ne mirebesim.

          • anticensurë25642654 April 5, 19:19

            për momentin është vetëm kujtesa time sipas lajmeve të TG1 italian të orës 20:00!
            do përpiqem të gjej një referim!

          • Plaku Xhuxhumaku April 5, 21:27

            Ceno, mos u mundo, kerkova ne internet dhe gjeta linkun me poshte:
            http://www.ewtn.com/library/papaldoc/jp2heavn.htm. por edhe shume materiale te tjera shpieguese.

            Per mua ketu sqarohet me se miri cfare ka thene Gjon Pali II per subjektin qe po diskutojme. Nuk e di sa mund te kuptosh tekstin anglisht, dhe sidomos si mund t’i qasesh ti si ateist kesaj permbajtje, por eshte jashte cdo dyshimi qe Papa Gjon Pali nuk mohon egzistencen e Ferrit, Purgatorit dhe Parajses. Ai i trajton ato si “gjendje” shpirterore, dhe jo si “vende” fizike. Te kujtoj qe sipas doktrines kristiane, shpirti vazhdon te jetoje pas vdekjes se njeriut, si dicka imateriale, dhe si i tille nuk ka nevoje per nje vend “fizik” ku te ndodhet.

            Gjithesesi flm qe me bere te kerkoj dhe te gjej dicka interesante, per te cilen nuk isha ne dijeni se egzistonte.

          • anticensurë25642654 April 6, 08:02

            qënje
            flm për mundimin që më kurseve!
            në anglisht dhe frëngjisht,jam i aftë vetëm për të gjetur rrugën,por jo për të lexuar shkrime fillozofike,e aq më pak të nxjerr interpretime nga ato!
            tashti për këtë që shkruan ti dhe për atë që kam dëgjuar unë,direkt nga ai,kuptohet në lajme,”Ai i trajton ato si “gjendje” shpirterore, dhe jo si “vende” fizike.”!!
            ajo që më pëlqeu dhe që më bëri ta pëlqej atë papë ishte interpretimi që ai i bëri ferrit dhe parajsës!!
            në mos gaboj për të parën që foli ishte FERRI!!
            ai tha “ferri nuk egziston si e predikojmë ne katolikët!një vënd diku në qiell,por është ai që ndjejmë ne në jetën e përditëshme me veprimet që bëjmë”!të njëjtën gjë tha dhe për parajsën,një javë më vonë!kuptohet fjalët nuk janë të përpikta,por ashtu si më kujtohem mua!
            kjo mënyrë shpjegimi përputhet me mendimin tim,prandaj më kanë mbetur në mënd dhe prandaj më kanë pëlqyer!!
            duke lënë mënjanë “shpirtin”,pas vdekjes,shpirti gjat jetës kalon momente ferri dhe parajse tërë kohën!!tërë jetën!!momentet e parajsës dhe të ferrit janë të ndryshëm për njerëz të ndryshëm,për botkuptime të ndryshme,për dituri të ndryshme!!dy njerëz me me botkuptime të ndryshme përjetojnë ndjenja të ndryshme për të njëjtin veprim!!
            psh,një katolik dhe një myslyman përjetojnë ferr dhe parajsë nëse përpara tyre kanë një proshutë parme të cilësisë së parë!!

          • anticensurë25642654 April 6, 09:12

            ““ferri nuk egziston si e predikojmë ne katolikët!një vënd diku në qiell……”

            kur nxiton dhe gabon

            ““ferri nuk egziston si e predikojmë ne katolikët!një vënd diku nën tokë….”

  2. Pallatet "Agimi" April 3, 12:07

    Bravo anticensura…

    Reply to this comment
  3. MH April 3, 13:06

    Propogandimi i besimit mbi fen ka te vetmen pozitive qe ia imponon njerezve,njerezimit te rrijne urte te mos pretendojne ne lakmi per te huajen qe nuk asht e vetja.Te mos pretendoj per te kryer krimin.Te mos pretendoje per te rrembyer pronon e tjetrit.Po ne ato kushte ku lindi ta pranoj rregullin norme deri ne vdekje ,shuarje me kushte qe do fitoj parrizin e ne te kunderten ferrin.
    Politika fetare asht per ta mbajtur njeriun zap te mos ngrej krye ndaj elites me nivel ekselence i te jetuarit.Elite kjo qe perfshin vete administraten e propogandes se besimit fetar nga frateli deri tek Papa.Nji kapitalizem i biznesit ne besimin Zot.Pjesa e dyte dhe e fundit perfshine aristrokacine qe ne lindjen e besimit fetare e deri me sot me bossat kapitalist qe nuk kane te ngopur ne rritjen e pasurise se xhepit.Ku kafshet ,macet dhe qejte gezojne vlersim dhe reputacion ma te fuqishem se njeriu i botes se trete.Keto dy ortak sic i thashe ma siper Kleri dhe pushteti kapitalist i pa barazise i sherbejne njeri tjetrit qe ne dukje sikur nuk e kane kete ide.Por nese njerezimi shkeputet nga besimi ne zot.Mbetet te vije koha ti versulet dhe ortakut te dyte per te vendosun nji barazi shoqerore kudo ne bote.

    Reply to this comment
  4. Paul Tedeschini April 4, 10:40

    Kush nuk njeh LIRINE E SHPREHJES SE MENDIMIT dhe te BINDJES PERSONALE nuk ka si ban koment rreth ketij problemi te pazgjidhun dhe te pazgjidhshem. Vete Einsteini ne fund vdiq besimtar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim