Paralajmërimi i ambasadores: Kthim me forcë i shqiptarëve nga Gjermania

March 16, 2018 12:18

Paralajmërimi i ambasadores: Kthim me forcë i shqiptarëve nga Gjermania

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz, paralajmëroi se do të kthehen edhe me forcë nëse do jetë e nevojshme të gjithë ata që kërkojnë azil në Gjermani dhe se nuk do të lejohen të hyjnë për 5 vjet.

Në konferencën “Sfidat e emigracionit”, Susanne Schütz u shpreh se Shqipëria është një vend kandidat i BE dhe jo një vend me persekutim politik.

“Ndërsa shumë shqiptarë largohen nga vendi, jo vetëm në Gjermani, por edhe në vende të tjera perëndimore, dëgjoj shpesh nga të rinjtë që ata do të preferonin të qëndronin në Shqipëri nëse do të kishin një  shans më të mirë për të gjetur punë dhe për të siguruar një jetë dhe kujdes të mirë shëndetësor. Kjo është një sfidë e madhe për qeverinë shqiptare dhe unë e vlerësoj që qeveria shqiptare është e vendosur për të siguruar një jetë më të mirë për shqiptarët këtu“,- theksoi më tej ambasadorja.

Nga ana tjetër ajo e bëri të qartë se rruga e vetme për të shkuar në Gjermani në mënyrë të rregullt është duke u pajisur me një vizë pune, në të kundërt shqiptarët do dëbohen me forcë.

“Shqipëria është një vend kandidat i BE dhe nuk është një vend me persekutim politik, që ishte një nga arsyet për të dhënë azil. Do të kthehen në Shqipëri edhe nëse duhet me forcë dhe do të ndalohen të hyjnë në Gjermani deri në 5 vjet”, u shpreh ambasadorja gjermane.

a.s/dita

March 16, 2018 12:18
Komento

1 Koment

  1. ROBERT VEVECKA. March 16, 23:37

    Sehr geehrtin Frau Susanne Schütz !

    Seit Jahre 1946 ist das private Volseigentum von Kommunistischm Regime beschlagnamt und enteignet..
    Nac dem stürz des kommunismus seit mehr alls 27 Jahren wurden die enteigneten Grundschtücke immer noch nicht an die rechtmässigen Bezitzer zurüskgegeben.. Das Verfassungsgesetz nr 181 schreibt vor das Eigentum an den rechtmässigen Besitzer zurükgegeben und somit werden
    die grundrehcte immer noch mit dem Füssen getreten.
    Die Albanische Politiker müssen endlich die geheimen Akten des komunistischen Regimes ofenlegen und für die Bürger zugänglich machen. . Tatsache ist , das die hoitegen Politiker ,schprich Minister und ihre Stellverteter ,werden wie im alten Kommunistischen System von Sicherheitsagenten unterstütz ,um das geblagte Volk weiterhin zu unterdrücken ,alleine um die Machtintereressen , schützen.
    Bitte helfen sich , Abanischen Volk ..Ich habe informacione gegeben in Bruksel und an die Frau DR MERKEL.

    Hachtungsvoll Robert Vevecka

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*