Paralajmërimi i frikshëm: ISIS do sulmojë tifozët në EURO

May 7, 2016 13:21

Paralajmërimi i frikshëm: ISIS do sulmojë tifozët në EURO

Ekspertët kanë paralajmëruar se i ashtuquajturi Shteti Islamik (ISIS), ka mundësi që të sulmojë zonat dhe lokalet ku tifozët e futbollit do të mblidhen këtë verë për të parë ndeshjet e Kampionatit Evropian të futbollit.

Militantët besohet se janë duke bërë plane që të kryejnë sulme gjatë fazës së grupeve të turneut – kur Franca do të jetë e mbushur me tifozë britanikë. Ky pretendim, siç raporton mediumi britanik – Express, u bë nga ‘Ris Advisory Group’ në një raport të publikuar javën e kaluar, transmeton lajmi.net. Henry Wilkinson, kreu i inteligjencës dhe analizës tha se sulmi brutal në turne do të përshtatet me një model të sulmeve të mëparshme.

“Taktikat e preferuara të terroristeve në sulmet aktuale kanë qenë që vrasësit të gjuajnë civil në vende publike ku ka masa relativisht të lehta të sigurisë në vend. Ata kanë goditur edhe objektiva të shumta në një seri të shpejtë, duke e bërë atë më të vështirë për forcat e sigurisë që të përqendrohen reagimin e tyre”, ka thënë kreu i inteligjencës.

Mendohet se të paktën 40 mijë britanikë, tifozë të futbollit do të udhëtojnë për në Francë gjatë kësaj vere për ta parë spektaklin që do të përfshijë Anlginë, Wellsin, dhe Irlandën e Veriut. Turneu do të zë vend në 10 stadiume nëpër 9 qytete në mesin e 10 qershorit deri më 10 korrik.

May 7, 2016 13:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*