Paralajmërimi i OBSH-së: Afrika mund të bëhet epiqendra e re e COVID-19

April 17, 2020 13:04

Paralajmërimi i OBSH-së: Afrika mund të bëhet epiqendra e re e COVID-19

Afrika mund të jetë epiqendra e re e koronavirusit, paralajmëron OBSH.

Një rritje e beftë e numrit të infektimeve u regjistrua atje javën e kaluar. Deri më tani ka pasur pothuajse 1.000 vdekje dhe më shumë se 18,000 infeksione në të gjithë kontinentin afrikan, ku fenomeni po shihet me shqetësim pavarësisht faktit që shifrat e tij janë shumë më të ulëta se ato të regjistruara në disa pjesë të Europës e në SHBA.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, virusi duket se po përhapet larg kryeqyteteve afrikane. Ajo theksoi gjithashtu se kontinenti I ngrohtë nuk ka respiratorë mjaftueshëm për t`i bërë ballë pandemisë.

Një prej vdekjeve të para nga Covid 19 në Afrikë ishte ajo e gazetarit nga Zimbabvde, Zororo Makamba në muajin mars. Autoritetet lokale në kryeqytetin Harare pohuan se nuk i ofruan dot trajtim me respirator.

Më së tepërmi, shtrirja e virusit është vënë re në Afrikën e Jugut, Nigeri, Bregun e Fildishtë, Kamerun dhe Gana. Ekziston frika se sëmundja mund të përhapet me shpejtësi në zona të mbipopulluara ku distancimi social është praktikisht i pamundur të praktikohet e ku shumë njerëz nuk kanë as ujë të pastër e sapunë.

o.j/dita

April 17, 2020 13:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim